LIVE UPDATES
Aktualitet

Talo Çela, fantazma e një vrasësi! Kush është 'Lala' nga Elbasani, kryente vrasjet e bandave

Për autoritetet emri i tij skedohet në 21 korrik 2015 për një krim banal si ai i ndërtimit pa leje në fshatin Bradashesh, Talo Çela kishte bërë rrugë të gjatë në krim.

23 Maj 2022, 21:06 Nga DOSJA
Talo Çela, fantazma e një vrasësi! Kush është
Talo Çela

Kriminelët mes njëri-tjetrit i kanë ngjitur nofkën Lala, megjithëse emri zyrtar i tij është Talo Çela, 51 vjeç. Gjyqet ndaj të shumëkërkuarit në Gjykatën e Posaçme numërohen në seri ashtu si edhe akuzat që rëndojnë ndaj tij në mungesë, njëlloj si prokura që iu dha avokatit që këmbëngul se nuk e ka takuar ndonjëherë.

Por teksa për autoritetet emri i tij skedohet në 21 korrik 2015 për një krim banal si ai i ndërtimit pa leje në fshatin Bradashesh, Talo Çela kishte bërë rrugë të gjatë në krim. Megjithëse sytë e policisë dhe të drejtësisë ishin të mbyllur deri ditën kur ata u hapën nga bashkëpunëtori i tij i parë Alkond Bengasi që e përmend emrin e Talo Çelës në mega-grabitjen e Rinasit.

Emri i tij del në sipërfaqe gjatë grabitjes së 2019, ku raportohet se u grabitën 4.6 milionë euro dhe mbeti i vrarë Admir Murataj.

Rrëfimtari tjetër i drejtësisë që i përsëriti autoriteteve se Talo Çela ishte kthyer në një personazh të rrezikshëm ishte i penduari tjetër Klevis Alla që tregoi se si Talo Çela u implikua në vrasje të pamëshirshme dhe të dyfishta në Durrës teksa garantoi largimin e të dyshuarëve. Ndaj tij policia vendos për herë të parë shpërblim në 2020 në vlerën e 10 mijë eurove, por në 43 raste policia u kthye duarbosh pa të shumë kërkuarin, pse jo edhe të tradhtuar mes njëri-tjetrit.

I treti Nuredin Dumani e përshkruan atë si një njeri që mbante mjetet e duhura për të shpërthyer dyer të blinduara atëherë kur grupi mori informacion se në një banesë gjendeshin 500 mijë euro, se Talo Çela mori porosi për të vrarë Fatmira Dedën nënën që kërkonte drejtësi dhe që u tradhtua nga shteti i saj.

Për ta kryer vrasjen ashtu si e porositi Festim Qoli të tillë që të ngjante si grabitje, Talo e rrahu e mandej e goditi me thikë, duke i marrë çantën teksa më herët kishte pohuar se largimi nga skena e krimit do ishte më i lehtë në rast se kryhej në afërsi të varrezave.

Një i shumë kërkuar për të cilin u vendos 5 kilogramë eksploziv që të shembej gjithçka nga banesa e cila tanimë është e braktisur. Por gjithashtu një njeri që e takoi Nuredin Dumanin dhe e bëri mik mbasi ai kishte dalë nga burgu i tha “kemi shumë punë“, duke nënkuptuar se Durrësi ishte njëherazi një qytet i nëndheshëm krimi. Një mik që e ktheu armik Nuredin Dumanin i cili pistoletën që ia dhuroi Talo Çela ia drejtori të vëllait të tij Bujar Çelës. Kur ajo nuk shkrepi armiku më i ri i të shumë kërkuarit urdhëroi dy të tjerë ta vrisnin medoemos.

I divorcuar dhe baba i një vajze, për banorin e Bradasheshit nuk dihet më asgjë. Teksa Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë filluar të flasin, jo vetëm për atë, por edhe për të tjerë.

Marrë nga Top Channel

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet