LIVE UPDATES
Aktualitet

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Sipas Drejtorisë së Transportit dhe Trafikut Rrugor, në Tiranë kishte 2850 mjete të licencuara dhe 130 subjekte juridike që operojnë në kryeqytet deri në fund të majit 2025.

26 Korrik 2025, 07:18 Nga Armela Toska
Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive
Foto

TIRANË- Lufta për pasagjerët, taksitë fitojnë terren në rrugët e Tiranës. Shqipëria, ndër të parat në Europë për numrin e lartë të taksive në raport me popullsinë. Rritja e turistëve, transporti i dobët publik dhe hyrja e flotave të taksive elektrike i kanë dhënë hov zhvillimit të këtij tregu.

Në Rrugën e Elbasanit, brenda vetëm 5 minutave kaluan 87 taksi, sipas një vëzhgimi që bëri “Monitor” në orën 9:30 të mëngjesit. Dhe nëse lëviz pak më pranë qendrës, përballë Toptanit të presin 17 taksi të parkuara, gati për të marrë pasagjerë në zemër të kryeqytetit.

Sipas Drejtorisë së Transportit dhe Trafikut Rrugor, në Tiranë kishte 2850 mjete të licencuara dhe 130 subjekte juridike që operojnë në kryeqytet deri në fund të majit 2025.

Bazuar në të dhënat e Cens 2023 për popullsinë banuese, kryeqyteti shqiptar ka aktualisht 4.8 taksi për çdo 1,000 banorë. Kjo shifër e rendit Tiranën ndër vendet me numrin më të lartë në Europë dhe në Ballkan, teksa ia kalon vetëm Podgorica (4.9). Pas kryeqytetit shqiptar vjen Sarajeva (4.6).

Në Europë, kryeqyteti më i ngarkuar është Parisi, me 8.5 taksi për 1 mijë banorë. Sipas burimeve përkatëse nga institucionet zyrtare të çdo vendi, të përpunuara nga “Monitor”, Tirana lë pas shumë nga metropolet më të mëdha dhe më të zhvilluara të kontinentit.

Në krahasim me qytete si Berlini (1.49), Londra (1.62) apo Roma (2.74), Tirana ka dukshëm më shumë taksi në raport me popullsinë.

Vendet e njohura për turizmin si Athina (4.33 taksi për 1,000 banorë), Stambolli (1.17) dhe Madridi (2.3) kanë një numër dukshëm më të ulët taksish për banor në krahasim me Tiranën.

Ky krahasim thekson jo vetëm një veçori të tregut shqiptar të transportit urban, por edhe faktin se, ndonëse Shqipëria është një destinacion më i vogël, ajo ofron një akses më të lartë ndaj shërbimeve të taksive, një element që ndikon pozitivisht në përvojën e vizitorëve dhe lehtësinë e lëvizjes brenda qytetit.

Kthimi i vendit në një destinacion turistik ka nxitur dukshëm këtë treg në vend. Ndërkohë, problemet e vazhdueshme të transportit publik i kanë detyruar qytetarët të mbështeten gjithnjë e më shumë tek alternativa si taksitë.

Këta dy faktorë u kombinuan me hyrjen e flotave të taksive elektrike, që përveçse shtuan ofertën, ulën dhe çmimet e shërbimit për shkak të kostos më të lirë në raport me taksitë e zakonshme që përdornin karburant.

Brenda vetëm pesë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 274 taksi të reja në Tiranë. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në 2024, numri i taksive të regjistruara ishte 2,576 dhe në maj të këtij viti ky numër arriti në 2,850, duke shënuar një rritje prej rreth 10.6%.

Përballë kërkesës së madhe, shumë operatorë të rinj kanë hyrë në treg, duke sjellë më shumë konkurrencë dhe si rrjedhojë, një ulje të ndjeshme të çmimeve për udhëtime brenda dhe jashtë qytetit.

Platformat online dhe aplikacionet për porositjen e taksive kanë shtuar fleksibilitetin për klientët, ndërkohë që operatorët garojnë për të ofruar çmime sa më të lira dhe shërbim sa më cilësor.

Numri i taksive rritet, çmimet ulen

Rritja e numrit të operatorëve të taksive në treg ka sjellë me vete jo vetëm më shumë alternativa për pasagjerët, por edhe një ulje të dukshme të çmimeve për destinacionet më të kërkuara.

Hyrja e operatorëve që shërbejnë me flota elektrike ka ulur dukshëm kostot e transportit. Një taksi elektrike mund të udhëtojë për 300 km për një kosto karikimi prej 200-500 lekë.

Një taksi me karburant për të njëjtën rrugë shpenzon rreth 4 – 5 mijë lekë naftë ose benzinë.

Sipas një vëzhgimi në treg, me shtimin e konkurrencës janë rritur edhe ofertat, sidomos nga operatorët e mëdhenj, që synojnë të tërheqin klientë me çmime promocionale apo zbritje të herëpashershme.

Në të kaluarën, udhëtimi drejt Aeroportit të Rinasit kushtonte mes 2,000 dhe 2,500 lekë, ndërsa tani, përmes aplikacioneve dhe operatorëve të ndryshëm, ky çmim mesatarisht shkon 1,200 lekë por ka operatorë që ofrojnë çmime edhe më të lira deri në 1,000 lekë.

Sipas të dhënave të publikuara nga disa prej operatorëve më të mëdhenj në vend tarifat aktuale për shërbimin taksi në Tiranë janë si më poshtë

Tarifa e nisjes: 300 lekë për 1.5 km të para
Zona A (5 km pas 1.5 km): 120 lekë/km dhe 25 lekë/minutë
Zona B (10 km pas 6.5 km): 95 lekë/km dhe 21.25 lekë/minutë
Zona C (mbi 16.5 km): 80 lekë/km dhe 20 lekë/minutë

Z. Kurtaj shprehet se te Green Taxi ata përpiqen të ruajnë stabilitet gjatë gjithë vitit, por në raste të veçanta, si gjatë festave ose sezonit turistik, mund të ketë rregullime të moderuara për të përballuar fluksin e shtuar dhe rritjen e kostove për destinacionet jashtë juridiksionit të Bashkisë së Tiranës.

Zhvillimi teknologjik ka nisur të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si operohet në këtë treg. Platforma “Uber” ka futur standarde të reja në shërbim, duke mundësuar pagesa të thjeshta, udhëtime të monitoruara dhe rritje të besimit te klientët.

Teknologjia ka sjellë më shumë transparencë dhe mundësi zgjedhjeje për qytetarët, ndërsa për vetë taksistët ka krijuar një kanal më të drejtë për të ofruar shërbimin, pa qenë të detyruar të operojnë në mënyrë të ndërmjetme apo joformale.

P.sh. Patoko, një platformë vendase, aktualisht numëron mbi 800 shoferë të regjistruar, prej të cilëve 760 operojnë në Tiranë. Arbër Kadia, CEO dhe bashkëthemelues i Patoko-s, thotë se përdoruesit më aktivë janë të rinjtë nga 18 deri në 42 vjeç, një grup që kërkon komoditet, pagesë të sigurt dhe shërbim të mirë.

“Shohim çdo muaj rritje të pagesave me kartë edhe nga konsumatorët shqiptarë”, – thotë z. Kadia, duke theksuar se besimi në teknologji është rritur ndjeshëm.

Pavarësisht risive në teknologji, problemi mbetet pasi pjesa më e madhe janë taksistë individualë.

Sipas Dashnor Memaj, kreut të Shoqatës së Transportit Publik, “pjesa më e madhe e taksive janë individ taksi, pa qenë të strukturuar në kompani të mëdha dhe kjo e vështirëson kryerjen e shërbimit në kohë dhe me standard të mirë”.

Ndryshe nga kompanitë, që ndjekin orare të paracaktuara dhe plane pune më të sakta, taksistët individualë shpesh “dalin në punë dhe ikin sipas kohës së tyre”, duke krijuar boshllëqe në mbulimin e kërkesës, veçanërisht në orare të ngarkuara apo zona periferike.

Kjo diferencë në mënyrën e organizimit përkthehet në cilësi të ndryshme të përvojës për qytetarët dhe tregon se, ndonëse teknologjia ka nisur të sjellë rregull, tregu ka ende nevojë për standardizim më të plotë.

Numri i taksive rritet, po çmimet?!

Rritja e numrit të operatorëve të taksive në treg ka sjellë me vete jo vetëm më shumë alternativa për pasagjerët, por edhe një ulje të çmimeve për destinacionet më të kërkuara. Hyrja e operatorëve që shërbejnë me flota elektrike ka ulur dukshëm kostot e transportit.

Një taksi elektrike mund të udhëtojë për 300 km për një kosto karikimi prej 200-500 lekë. Një taksi me karburant për të njëjtën rrugë shpenzon rreth 4 – 5 mijë lekë naftë ose benzinë.

Sipas një vëzhgimi në treg, me shtimin e konkurrencës janë rritur edhe ofertat, sidomos nga operatorët e mëdhenj, që synojnë të tërheqin klientë me çmime promocionale apo zbritje të herëpashershme.

Në të kaluarën, udhëtimi drejt Aeroportit të Rinasit kushtonte mes 2,000 dhe 2,500 lekë, ndërsa tani, përmes aplikacioneve dhe operatorëve të ndryshëm, ky çmim mesatarisht shkon 1,200 lekë por ka operatorë që ofrojnë çmime edhe më të lira deri në 1,000 lekë.

Sipas të dhënave të publikuara nga disa prej operatorëve më të mëdhenj në vend tarifat aktuale për shërbimin taksi në Tiranë janë si më poshtë

Tarifa e nisjes: 300 lekë për 1.5 km të para
Zona A (5 km pas 1.5 km): 120 lekë/km dhe 25 lekë/minutë
Zona B (10 km pas 6.5 km): 95 lekë/km dhe 21.25 lekë/minutë
Zona C (mbi 16.5 km): 80 lekë/km dhe 20 lekë/minutë

Z. Kurtaj shprehet se te Green Taxi ata përpiqen të ruajnë stabilitet gjatë gjithë vitit, por në raste të veçanta, si gjatë festave ose sezonit turistik, mund të ketë rregullime të moderuara për të përballuar fluksin e shtuar dhe rritjen e kostove për destinacionet jashtë juridiksionit të Bashkisë së Tiranës.

Zhvillimi teknologjik ka nisur të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si operohet në këtë treg.

Platforma “Uber” ka futur standarde të reja në shërbim, duke mundësuar pagesa të thjeshta, udhëtime të monitoruara dhe rritje të besimit te klientët. Teknologjia ka sjellë më shumë transparencë dhe mundësi zgjedhjeje për qytetarët, ndërsa për vetë taksistët ka krijuar një kanal më të drejtë për të ofruar shërbimin, pa qenë të detyruar të operojnë në mënyrë të ndërmjetme apo joformale.

P.sh. Patoko, një platformë vendase, aktualisht numëron mbi 800 shoferë të regjistruar, prej të cilëve 760 operojnë në Tiranë. Arbër Kadia, CEO dhe bashkëthemelues i Patoko-s, thotë se përdoruesit më aktivë janë të rinjtë nga 18 deri në 42 vjeç, një grup që kërkon komoditet, pagesë të sigurt dhe shërbim të mirë. “Shohim çdo muaj rritje të pagesave me kartë edhe nga konsumatorët shqiptarë”, – thotë z. Kadia, duke theksuar se besimi në teknologji është rritur ndjeshëm.

Pavarësisht risive në teknologji, problemi mbetet pasi pjesa më e madhe janë taksistë individualë. Sipas Dashnor Memaj, kreut të Shoqatës së Transportit Publik, “pjesa më e madhe e taksive janë individ taksi, pa qenë të strukturuar në kompani të mëdha dhe kjo e vështirëson kryerjen e shërbimit në kohë dhe me standard të mirë”.

Ndryshe nga kompanitë, që ndjekin orare të paracaktuara dhe plane pune më të sakta, taksistët individualë shpesh “dalin në punë dhe ikin sipas kohës së tyre”, duke krijuar boshllëqe në mbulimin e kërkesës, veçanërisht në orare të ngarkuara apo zona periferike.

Kjo diferencë në mënyrën e organizimit përkthehet në cilësi të ndryshme të përvojës për qytetarët dhe tregon se, ndonëse teknologjia ka nisur të sjellë rregull, tregu ka ende nevojë për standardizim më të plotë.

Taksitë rrisin importin e makinave elektrike

Gjatë periudhës 2019–2024 është vërejtur rritje graduale dhe e qëndrueshme në numrin e automjeteve elektrike të regjistruara për herë të parë në Shqipëri, e ndikuar kryesisht nga shtimi i kompanive të taksive që kanë flota elektrike.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në vitin 2024 u regjistruan 3,127 automjete elektrike, me rritje 72% në krahasim me vitin e mëparshëm dhe gati 5 herë më shumë se në 2022, kur u regjistruan vetëm 675 mjete.

Në pjesën më të madhe, automjetet elektrike janë kryesisht për t’u përdorur si taksi. Sipas të dhënave të DPShTRr nga 2,576 taksi që operonin në 2024, 1,467 janë elektrike, 63 hibride dhe 1,046 me lëndë djegëse. Mjetet elektrike përbënin 57% të flotës totale të taksive (nga 31.2% që ishin në 2023).

Kjo shihet edhe në infrastrukturën për këto mjete. Ndërsa qytetarët hasin vështirësi për të gjetur poste karikimi, kompanitë e taksive kanë investuar në stacione të posacme për flotën e tyre, duke i dhënë vetes një avantazh të qartë në përdorimin e kësaj teknologjie.

Administratori i Green Taxi pohon për “Monitor” se “përdorimi i makinave elektrike ka sjellë ulje të konsiderueshme të kostove të karburantit dhe mirëmbajtjes rutinë. Ne si kompani kemi pika të posaçme karikimi, duke na dhënë avantazh operativ”. Ai thekson se strategjia e kompanisë për një flotë më të qëndrueshme lidhet ngushtë me kërkesat e reja të tregut dhe pritshmëritë gjithnjë e më të larta të klientëve.

Sipas Entit Rregullator të Energjisë, në total, në Republikën e Shqipërisë janë regjistruar gjithsej rreth 178 kontrata për stacione karikimi, me fuqi të instaluar totale prej 26,627 kWh. Pavarësisht rritjes, numri i mjeteve elektrike mbetet minimal në raport me totalin e makinave të reja të regjistruara në një vit.

Në vitin 2019, numri i automjeteve elektrike ishte vetëm 35, nga një total prej 51,994 mjeteve të regjistruara atë vit. Kulmi i kësaj tendence arriti në vitin 2024, me 3,127 automjete elektrike të regjistruara, që përbëjnë rreth 3.1% të totalit prej 99,441 regjistrimesh të reja.

Sfidat teknike dhe infrastrukturore

Megjithatë, ky tranzicion nuk është i lehtë. Shqipëria ende përballet me mungesë të specialistëve të trajnuar për mirëmbajtjen e makinave hibride dhe pjesët e këmbimit shpesh mungojnë ose janë të shtrenjta.

Për më tepër, infrastruktura rrugore lë për të dëshiruar: gropat, trotuaret e dëmtuara dhe ndalesat e pakta të karikimit elektrike mund të shkaktojnë dëme dhe vonesa për drejtuesit
që përdorin automjete elektrike.

Z. Kurtaj nga Green Taxi shprehet se “sfida kryesore është mungesa e pjesëve rezervë specifike për modelet elektrike në tregun vendas”.

Kompanitë më të mëdha në treg

Në Tiranë operojnë disa kompani të mëdha taksish, të cilat zënë një pjesë të konsiderueshme të tregut të transportit të udhëtarëve brenda dhe jashtë qytetit.

Sipas të dhënave nga QKB mbi xhiron vjetore të realizuar në vitin 2023, katër nga emrat më të njohur në këtë sektor janë: Merr Taxi, aktualisht një nga operatorët më të mëdhenj në vend, ka realizuar një xhiro prej 562.6 milionë lekësh.

Lux Taxi, i njohur për shërbimin me mjete të kategorisë së lartë, ka raportuar të ardhura në vlerën 138.1 milionë lekë.

City Taxi, një tjetër emër i konsoliduar në treg, ka gjeneruar 79.7 milionë lekë të ardhura. Smart Taxi, një operator më i vogël në krahasim me të tjerët, ka raportuar një xhiro prej 9.2 milionë lekësh. Norma e fitimit të operatorëve luhatet në 8-10%, sipas bilanceve të operatorëve, duke mos rezultuar një biznes shumë fitimprurës./ Monitor

taksi tirane popullsi


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet