LIVE UPDATES
Aktualitet

Testamenti për vilën mollë sherri mes dy motrave, si iu mor firma pronarit në shtrat

Testamenti është i vetmi akt juridik hartohet sa është gjallë por efektet i ka pas vdekjes’u shpreh Elona Saliaj, notere.

8 Janar 2025, 21:48 Nga E. D
Testamenti për vilën mollë sherri mes dy motrave, si iu mor
foto ilustruese

TIRANË- Sipas noteres në shumë raste testamenti hartohej shpejt e shpejt, vetëm për pasurinë që disponon për momentin, ndonjëherë hartohej edhe në inat e sipër, por mbi të gjitha e hartojnë testamentin nën supozimin se bëj çfarë të dua me pronën time, por pa e ditur se ka kufizime legjislacioni.

‘Legjislacioni ynë ka të përcaktuar për sa kohë je gjallë mund të bësh çfarë të duash me pasurinë, ta tjetërsosh nëpërmjet shitjes, dhurimit apo sipërmarrjes. Testamenti është i vetmi akt juridik hartohet sa është gjallë por efektet i ka pas vdekjes’u shpreh Elona Saliaj, notere.

Kjo vilë trekatëshe që ndodhet në zemër të Tiranës, afër shkollës pedagogjike, ka futur në sherr dy motra dhe fëmijët e tyre.Nëna e tyre, e cila ishte trashëgimtare e kësaj pasurie nga babai i saj, la një testament olograf, pra me shkrim dore, në vitin 1996. Sipas këtij testamenti ajo u linte dy vajzave nga një dyqan dhe tre dhoma secilës, ndërsa të shoqit i linte një dyqan dhe dy dhoma në përdorim, deri sat të ishte gjallë. Ai nuk kishte të drejtë ti shiste apo ti dhuronte.‘Testamenti është një akt bujarie, është një akt i cili është amanaeti i fundit dhe për shumë persona ato e lënë me akt allograf me shkrim dore dhe ajo mbyllet dhe nuk hapet as për noterin. mbyllet në një zarf dhe hapet vetëm në momentin e çeljes së trashëgimisë’ u shpreh noterja, Elona Saliaj.

Pikërisht kjo pronë e përbashkët është bërë mollë sherri mes dy motrave.Në vitin 2013, pasi e shoqja kishte ndërruar jetë, bashkëshorti harton një tjetër testament dhe ia lë pronën që kishte në përdorim, vetëm njërës prej vajzave. Siç edhe shihet në testament ai përjashton të gjithë trashëgimtarët e tjerë dhe a beson pjesën e pasurisë së tij, në shenjë falënderimi për përkujdesjen gjatë pleqërisë.

Mirëpo vajza tjetër ndërkohë kishte ndërruar jetë dhe ai që la testament vuante prej vitesh nga skizofrenia. Kjo është kartela e shtrimit në QSUT, ku siç shikohet ka qëndruar i shtruar tre javë në QSUT për skizofreni.

Sipas mjekëve skizofrenia është një ndër diagnozat më të rënda dhe degjenerative, pra që agravon me kalimin e moshës dhe mungesën e trajtimit jo të duhur. Megjithatë një komision mjeko ligjor, prej tre vetash i ngritur në vitin 2013, para se të lëshonte testamentin, e konsideroi të aftë për të marrë vendime.Nipërit e kanë çuar çështjen në gjykatë, pasi pretendojnë se gjyshi i tyre nuk ishte i aftë për të gjykuar dhe marrë vendime të tilla të rëndësishme.

Ndërsa mjekja e lagjes që e ka trajtuar deri sa ndërroi jetë më 2018-ën, mohon që të ketë rekomanduar dikë për tiu nënshtruar ekspertizës mjeko ligjore. As ligji nuk është më i qartë. Referuar nenit 373 të Kodit Civil, nuk mund të bëjë testament perosnat që u është hequr zotësia për të vepruar me vendim gjykate apo në kohën e bërjes së testamentit nuk është në gjendje për të kuptuar rëndësinë e veprimit të tij.

Vetë noterët thonë se skizofreia është nga ato sëmundje që ka edhe momente kthjellimi dhe ligji u jep të drejtë që nëse gjatë hartimit të këtij akti, personi përgjigjet dhe shfaq aftësi për të kuptuar dhe vepruar, atëherë nuk kanë përse kërkojnë një ekspert për ta vërtetuar./ Top Channel

testamenti

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës