"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Terror në Tiranë/ MOMENTI kur polici tërheq këmbadorazi huliganin, i sulen të tjerët në ndihmë të shokut
Siç duket nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, huliganët me shkopa gome në dorë kanë nisur që të shkatërrojnë çdo gjë që u del para duke përdorur shkopinj dhe çdo gjë që u vjen për mbarë.
24 Maj 2022, 23:08Nga DOSJA
Pamje nga përplasja
TIRANË- Dhunë nga tifozët edhe tek kryqëzimi i "Vasil Shantos". Siç duket nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, huliganët me shkopa gome në dorë kanë nisur që të shkatërrojnë çdo gjë që u del para duke përdorur shkopinj dhe çdo gjë që u vjen për mbarë.
Ndërkohë që efektivët e Policisë, të angazhuar për të mbrojtur qytetarët dhe për të ruajtur rendin i është dashur që të përplasen me tifozët që duket se nuk ndalojnë për asnjë minutë. Duke përdorur dhe dhunën, madje disa herë duke i tërhequr zvarrë për t’i future në furgonin e Policisë së Shtetit.
Ultrasit po shkaktojnë terror në Tiranë. Dosja.al raporton se janë rreth 200 tifozë me shkopinj e gurë dhe po përplasen me efektivët e Policisë së Shtetit, duke lënduar disa prej tyre. Megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë që tifozët po shoqërohen në Komisariate, por nuk ka ende një numër të saktë.