LIVE UPDATES
Aktualitet

Mjeku la pa pastruar pacientin pas dy operacionesh, i rrezikon jetën: Ku kupton ti o derzi!

Pas operimit të parë pacienti është rikthyer në Spitalin e Korçës dhe i është nënshtruar operacionit të dytë, pas të cilit në vend që të përmirësohej, është përkeqësuar.

24 Maj 2022, 22:26 Nga DOSJA
Mjeku la pa pastruar pacientin pas dy operacionesh, i rrezikon jetën: Ku
Mjeku nga Korça

Emisioni “Stop” shkoi në Korçë për rastin e një pacienti, i cili është operuar dy herë nga kirurgu Nikolla Nunka, por në përfundim ka rrezikuar jetën. Bashkëshortja e pacientit Besnik Shkëmbi na tregoi për operacionin e apandesitit dhe më pas për atë të tëmthit.

“Burri im kishte dhimbje të forta dhe atje ishte doktori Nikolla Nunka. E mori, e vizitoi, i ka bërë një eko dhe një analizë dhe ka thënë që duhet të hyjë në operacion urgjent sepse gjendja është shumë e rëndë. Apandesiti ishte për të pëlcitur. E shtroi dhe brenda dy orësh e futi për operacion. Pas 7 ditësh kemi dalë nga spitali dhe kemi udhëtuar për në shtëpi. Për dy ditë kemi ardhur përsëri në urgjencë për të njëjtat dhimbje, të njëjtat simptoma që kishte ditën e parë. Gjejmë sërish të njëjtin doktor që ishte ditën e parë, Nikolla Nunka”, tha bashkëshortja.

Pas operimit të parë pacienti është rikthyer në Spitalin e Korçës dhe i është nënshtruar operacionit të dytë, pas të cilit në vend që të përmirësohej, është përkeqësuar.

“E vizitoi përsëri dhe tha se ky ka tëmth. Domethënë urgjent duhet të hiqte tëmthin sepse ka gur në të dhe infeksion. E mori, e shtroi, e operoi dhe përsëri vazhdoi kjo puna e doktorit për 8 ditë. Burri nuk u përmirësua fare. Një ditë para se ta nxirrnim nga salla e operacionit i bëmë përsëri një eko. Ata e morën dhe i thanë që nuk kishte asgjë. E nxorrën në pavijon, atje e mjekuan për 3 ditë dhe pastaj i kanë hequr drenin. Ai rridhte gjak të turbullt. U përkeqësua më shumë nga ditët e tjera. Vjen doktori i dytë që ishte bashkëpunëtor me të, Stefi. E pa dhe tha që duhet t’i shkoni nga mbrapa se është e rënduar. I bëmë eko, ai tha se këtij i ka mbledhur gjaku brenda. Ky përsëri do dalësh tha se nuk ka asgjë. I thashë se në shtëpi në këtë gjendje nuk të çoj se ishte më keq. Dua ta çoj në Tiranë i thashë. Ti ta dërgosh në Tiranë tha, por unë nuk ta thashë se ky ka sëmundje të keqe”, u shpreh bashkëshortja.  

Më pas Besnikun e sjellin në Tiranë, ku operohet për herë të tretë nga kirurgu i Spitalit të Traumës Myftar Torba, falë të cilit sot është mirë.

Pas shumë përpjekjesh që jemi nisur nga Korça, doktori na siguroi një ambulancë për në Spitalin Ushtarak ku atje do na priste një doktor tjetër. Doktori që na raportoi për atje, ai nuk ishte fare. Djel një djalë i ri, i Urgjencës, nuk e mbajmë dot se ky nuk është gjëkundi. I them që nuk kam çfarë të bëj. Do ta futim tha ai djali. Ishin shumë të mirë. Për gjysmë ore del doktori nga operacioni, doktori Myftar Torba. Ia bën të tëra nga e para, skaner, analiza. Tha për dy tre orë do hyjë në operim dhe tha se gjendja e tij nuk është fare e mirë. Thashë në rregull doktor. U operua dhe nga operacioni doli që kishte shumë gjëra të papastruara që këtej. Nga tëmthi, thjesht ia kishte hequr dhe i kishte lënë çdo gjë brenda dhe ishte situata shumë e vështirë. Kemi ndenjur 7 ditë atje. Falë zotit është mirë, por është i gjymtuar. Do të thotë është invalid. Do të thotë që puna që u bë këtu mua më shkatërroi jetën”, tha gruaja.  

Sipas bashkëshortes së Besnikut, i shoqi është operuar 3 herë për 37 ditë.

“Brenda 1 muaji e 7 ditësh është operuar 3 herë. Dy herë nga doktori i Korçës dhe një herë e pastroi ai i Tiranës. Ai bëri punën më të mirë që lanë këta”, tha ajo.

Por gazetarët e “Stop” nuk mund ta linin me kaq dhe kërkuan ballafaqim me doktorët që kryen operacionet e Besnikut.

Kirurgu Nikolla Nunka: Hë moj, si është Besniku?

Qytetarja: Për momentin është mirë, për momentin. Nga operacioni, që bëri atje.

Kirurgu Nikolla Nunka: Ne prandaj e çuam për të operuar.

Gazetari: Ai doktori na tha, që ia kishe lënë të gjitha brenda ato, qelbin e këto gjërat.

Kirurgu Nikolla Nunka: Nuk kam qenë vetëm në atë operacion, kam qenë bashkë me atë, që kam shef unë, vemi e sqarohemi atje tashi.

Gazetari: Si ka mundësi, që ia le qelbin brenda, mo burrë?

Kirurgu Nikolla Nunka: Po ku kupton nga qelbi ti, o derzi, s’kupton!

Gazetari: Desh e vdiqe tjetrin.

Kirurgu Nikolla Nunka: Unë desh e vdiqa? Si s’ke turp ti, ore?!

Gazetari: Mirë, që e mori ai përsipër, se do kishte vdek ai.

Doktor Stefi: Operacioni shkoi mirë, ne kemi shumë dëshmitarë. Operacioni kaloi shumë mirë. U hoq tëmthi, u bë njëra-tjetra. Ndërlikimet janë të tjera, ç’mund të ndodhë. Ndërlikimet janë, që qoftë atje një sasi gjaku mund të infektohet, mund të organizohet themi ne. Në qoftë se kemi ndonjë kusur dhe është bërë pa dashur, do na falësh, por problemi është kur gjërat bëhen me qëllim të keq.

Qytetarja: Po është njeri! Si pa dashje?!

Doktor Stefi: Ne kemi operuar shumë njerëz dhe kemi marrë shumë falenderime.

Qytetarja: Po u masakrua dy herë për një muaj more, dy herë.

Doktor Stefi: Më kuptoni dhe mua! Ia them si vëlla, më kuptoni dhe mua, që edhe njëherë po të kthehem kam bërë maksimumin, që mund të bëj. Atë ditë, si të them, edhe pas roje, i lodhur i rraskapitur edhe më tha mua “do ta bëjmë”. Kam sakrifikuar atë ditë, se do ikja në shtëpi. Ai ka patur një problem me mpiksjen e gjakut, sepse edhe gjaku, që dilte nga dreni, sidomos kur e bëri gjilpërën e hollimit të gjakut, se duhet bërë, se është në protokoll, edhe nga dreni nuk dilte gjak me kuavola.

Gazetari: Ai ka bërë gabim dhe nuk duhet të jetë në këtë spital. Ne shyqyr, që na doli një doktor i mirë atje.

Doktor Stefi: Po kemi mungesë mjekësh, bre djalë! Këta kanë dalë në pension. Kemi mungesë mjekësh në staf.

Qytetarja: Merrni një kasap më mirë, do t’ju bëjë punë më shumë një kasap!

Marrë nga tvklan.al

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet