LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Operacionales/ Policia qëllon për vetëmbrojtje, plagoset i dënuari për vrasje! I riu shoqërohej nga djali i ish-deputeti të PD-së (EMRAT) 

• Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë një operacioni policor për kapjen e një personi të shpallur në kërkim. • Bëhet me dije, se Leonard Dema 23 vjeç, i cili ndodhej në automjet bashkë me Amadeo Fufin, 28 vjeç, kanë tentuar të përplasin me automjet efektivët e Operacionales duke iu rrezikuar jetën. • Për vetëmbrojtje, efektivët kanë qëlluar 23-vjeçarin, i cili më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. • Dema është dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje. • Sipas policisë, 28-vjeçari që shoqëronte Demën, i cili është djali i ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi, u ka drejtuar efektivëve pistoletën dhe këta të fundit kanë qëlluar duke plagosur 23-vjeçarin. • Arma është sekuestruar dhe djali i ish-deputetit të PD-së është vënë në pranga. • Sakaq, Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

4 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Ngjarja në Mamurras/ 23-vjeçari i plagosur shoqërohej nga djali i ish-deputetit të PD-së, Amadeo Fufi i drejtoi armën efektivëve, në pranga i riu

Tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Operacionales/

MAMURRAS- Detaje të reja vijojnë të dalin nga ngjarja e ndodhur në Mamurras, ku një 23-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet italiane mbeti i plagosur nga policia në një shkëmbim zjarri. Bëhet me dije se 23-vjeçari Leonard Dema, ndodhej në makinë së bashku me Amadeo Fufin, djali i ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi.

Fufi ishte së bashku në makinë me Demën dhe mbante me vete një armë, të cilën ia ka drejtuar policisë. Ai është arrestuar nga forcat operacionale, ndërsa Leonard Dema ndodhet momentalisht në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje stabël./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Të shtënat me armë në Mamamurras/ Leonard Dema u plagos me plumb në bark, ja si paraqitet gjendja e të dënuarit për tentativë vrasjeje

Tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Operacionales/

MAMURRAS- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Mamamurras ditën e sotme, ku një 23-vjeçar i shpallur në kërkim mbeti i plagosur. Bëhet me dije, se Leonard Dema ka marrë plagë në bark dhe po trajtohet në spital në monitorm intensiv nga ekipi mjekësor, duke u ekzaminuar. Ndërkohë, gjendja aktuale paraqitet e stabilizuar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë operacionit policor për kapjen e Demos, i cili është në kërkim. Dema ndodhej në automjet bashkë me Amadeo Fufin, 28 vjeç dhe kanë tentuar të përplasin me automjet efektivët e Operacionales duke iu rrezikuar jetën.

Dema është dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje. Sipas policisë, 28-vjeçari që shoqëronte Demën, u ka drejtuar efektivëve pistoletën dhe këta të fundit kanë qëlluar duke plagosur 23-vjeçarin. Arma është sekuestruar dhe personi që shoqëronte Demën është arrestuar. Sakaq, Policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Plagosja në Kurbin/ Policia jep detaje: Dy persona tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Operacionales. Njëri në kërkim për vrasje (EMRAT)

Tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Operacionales/
foto ilustruese

KURBIN- Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen në Kurbin. Blutë bëjnë me dije se dy personat tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Operacionales dhe si pasojë janë neutralizuar dhe arrestuar. Mësohet, se njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim, pasi ishte i dënuar me 7 vite burg në Itali për tentativë vrasjeje, ndërsa personi tjetër që e shoqëronte ishte i armatosur.

Gjatë neutralizimit është plagosur 23-vjeçari në kërkim, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë që posedonte Amadeo Fufi, që shoqëronte të kërkuarin. Në njoftimin zyrtar thuhet, se Shërbimet e Policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, kanë plagosur Leonard Demën, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale duke iu rrezikuar jetën, neutralizohen dhe arrestohen 2 shtetas. Njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim, i dënuar në Itali për tentativë vrasjeje, ndërsa shtetasi që e shoqëronte ishte i armatosur. Gjatë neutralizimit është plagosur 23-vjeçari në kërkim, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë që posedonte shtetasi që shoqëronte të kërkuarin.

Në vijim të operacioneve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, të realizuara pas shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të veprimeve operacionale me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim kapjen e shtetasve në kërkim, është administruar informacion për vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim Leonard Dema, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje.

Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi A. F, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke u rrezikuar jetën, si dhe personi shoqërues iu ka drejtuar armën e zjarrit pistoletë, shërbimeve të Policisë.

Shërbimet e Policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, kanë plagosur shtetasin Leonard Dema, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit A. F., 28 vjeç, që shoqëronte shtetasin në kërkim. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me AMP-në, dhe në drejtimin e Prokurorisë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Mamurras/ Plagoset nga efektivët një person në Mamurras, dërgohet te Spitali i Traumës në Tiranë

Tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Operacionales/
foto ilustruese

KURBIN- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë një operacioni policor për kapjen e një personi të shpallur në kërkim. Bëhet me dije, se gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë, i kërkuari ka mbetur i plagosur, pasi dyshohet se ka bërë rezistencë gjatë arrestimit. 

Më pas, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën mjekësore./Dosja.al

amadeo fufi leonard dema

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet