16 Qershor 2024, 10:22
Nga I.A
Policia
KUKËS- Dy persona janë arrestuar në Kukës pas një sherri mes tyre. Mësohet se një 34-vjeçar ka tentuar që të vrasë një bashkëmoshatarin e tij me thikë. Ndërkohë që 34-vjeçari tjetër ndodhet në spitalin e Prizrenit, nën arrest, pasi ka goditur me sende të forta personin tjetër.
Njoftimi i Policisë:
Kukës Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Më datë 15.06.2024, në lagjen nr. 3, Kukës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. K. ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin A. C., i cili e ka goditur me sende të forta, shtetasin E. K.. Si pasojë, shtetasi A. C. është dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe ndodhet në spitalin e Prizrenit, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi i arrestuar E. K. është dëmtuar me sende të forta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
policia
Aktualitet
16 Qershor 2024, 09:51
I.A
Momenti
GJERMANI- Një video e realizuar ditën e djeshme në Gjermani para ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërinë po b&e...
Aktualitet
16 Qershor 2024, 08:57
I.A
Shtepi bari
GREQI- Detaje të reja nga zbulimi i 3 banesave ku kultivoheshin lëndë narkotike në Athinë dhe arrestimi i një gru...
Aktualitet
16 Qershor 2024, 08:34
I.A
Zjarri
KUKËS- Një zjarr këtë mëngjes ka përfshirë dy banesa në lagjen nr.1 në Kukës. Mësohet se zjar...
Aktualitet
16 Qershor 2024, 07:40
I.A
TIRANË- Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve myslimanë: Fit...
Aktualitet
16 Qershor 2024, 07:37
I.A
TIRANË- Dita e sotme është premtuese për plazh. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë e kthjellët por mund ...
Aktualitet
16 Qershor 2024, 07:28
I.A
Besimtare
TIRANË- Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, festën më të rëndësishme në kal...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 23:06
I.A
FRANCË- Mijëra francezë marshuan në Paris dhe qytete anembanë Francës të shtunën për të protestuar kundë...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 22:39
I.A
Polici gjerman
GJERMANI- Tifozeria shqiptare në Dortmund ka bërë që të gjithë sytë të kthehen nga ndeshja mes ...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 22:30
I.A
GJERMANI- Shërbimi parandalues i forcave të policisë gjermane ndaloi 50 tifozë italianë në Dortmund pak orë para fillimit...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 21:56
I.A
TEPELENË- Rrëfimet reale të viktimave që përjetuan kalvarin e vuajteve në ish kampin e internimit në Tepelenë janë...