20 Gusht 2023, 10:19
Nga a.l
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 34-vjeçar me precedent të mëparshëm penal është arretuar në Elbasan, pasi tentoi të grabiste një objekt kulti. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 34-vjeçari i identifikuar me emrin Endri Shkurti është shkelës i përsëritur pasi më 3 qershor dyshohet se ka vjedhur një tjetër shumë parash, në të njëjtën xhami.
Endri Shkurti
Elbasan
Tentoi të vidhte një shumë parash, në një objekt kulti (xhami), kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 34-vjeçari, me precedent penal për vjedhje dhe vepra të tjera.
34-vjeçari dyshohet se në muajin qershor, ka vjedhur një shumë parash, në të njëjtën xhami.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes se njoftimit, se një shtetas kishte tentuar të vidhte një shumë parash, në një objekt kulti, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të autorit të këtij rasti.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E. Sh., 34 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale "Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “vjedhja” kryer më shumë se një herë, ky shtetas njihet si person me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe vepra të tjera penale kundër pasurisë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 34-vjeçari, më datë 03.06.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një objekt kulti (xhami), në Elbasan), rast për të cilin nuk është bërë denoncim më parë, në Polici.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
arrestime ne elbasan endri shkurti
Aktualitet
20 Gusht 2023, 10:04
A.B
Policia
TIRANË- Një 27-vjeçar është ndaluar nga Policia në Rrugën e Dajtit, pasi është konstatuar duke ...
Aktualitet
20 Gusht 2023, 09:56
A.B
Zjarri
DIBËR- Arrestohet 68-vjeçari pasi kishte ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasoj...
Aktualitet
20 Gusht 2023, 09:32
A.B
Kufiri
TIRANË- E diela ka risjellë fluks në pikën kufitare në Kakavijë. Numri më i lartë i lëvizjeve ësht...
Aktualitet
20 Gusht 2023, 08:33
A.B
Policia
ITALI- Një shqiptar është vënë në pranga në shtetin fqinj. Sipas mediave italiane, ai u ndalua sepse po dre...
Aktualitet
20 Gusht 2023, 08:06
A.B
Policia
LEZHË- Xhirimi i gomave të makines u bë shkak për konfliktin mes dy të rinjve në Gjadër të Lezhës...
Aktualitet
20 Gusht 2023, 07:17
A.B
Moti
TIRANË- Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në një pjes&eum...
Aktualitet
19 Gusht 2023, 22:34
m.s
Ilir Beqaj dhe Edi Rama
Në Tiranë, hetimet e Prokurorisë së Posaçme SPAK për koncensionin 10-vjeçar të sterili...
Aktualitet
19 Gusht 2023, 21:49
m.s
foto ilustruese
BERAT- Policia ka zbuluar mbrëmjen e sotme një banesë në të cilën kultivohej kanabis. Ajo ndodhet në fs...
Aktualitet
19 Gusht 2023, 21:38
m.s
policia
CËRRIK- Një 32-vjeçare me inicialet I.M., ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Cërrik, pasi e ka zënë...
Aktualitet
19 Gusht 2023, 21:15
m.s
foto ilustruese
Një stuhi e fortë ka nisur mbrëmjen e sotme në juglindje të vendit. Problemet e para paraqiten në njësi...