18 Prill 2024, 13:20
Nga M.B
Foto ilustruese
MONITOR- Gjatë vitit të shkuar, ankesat kryesore të bizneseve pranë Komisionit të Prokurimit Publik janë bërë pas vlerësimit të ofertave nga autoritetet kontraktore. Raporti vjetor i KPP tregon se nga 866 (tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) ankesa të paraqitura në total, 351 prej tyre ose rreth 40.5%, janë ankesa të paraqitura për dokumentet e tenderit dhe 514 ankesa. ose rreth 59.4% e tyre, janë ankesa të paraqitura për fazën e vlerësimit të ofertave. Ajo që në fakt tregon se fusha e prokurimeve mbetet ende problematike është fakti se pjesa më e madhe e këtyre ankesave është pranuar nga ana e institucionit.
“Nga të dhënat e prezantuara, numri më i lartë i ankesave ka të bëjë me kategorinë e mallrave, ku u regjistruan 558 ankesa, vijon me kategorinë shërbime me një numër prej 231 ankesash, punë publike 74 ankesa dhe leje minerare 3 ankesa. Në këto kontrata, Komisioni ka pranuar plotësisht 54.8% të ankesave, ka refuzuar 27.6% të ankesave, ka mbyllur çështjen ose pranuar nga ana e autoritetit kontraktor në 11% të rasteve, ndërsa ka pasur tërheqje nga ankesat në 5.2% të rasteve dhe nuk ka marrë në shqyrtim 1.4% të ankesave. Ky informacion mund të shërbejë si bazë për të identifikuar fushat problematike dhe për të ndërmarrë masa përmirësuese në proceset e prokurimit publik në të ardhmen”, vlerëson KPP.
Sipas raportit KPP nënvizon se ka shqyrtuar 847 ankesa, nga të cilat për 218 ankesa i ka kërkuar autoritetit kontraktor të bëjë modifikimet e specifikuara në vendim. Gjatë vitit 2023, pas tejkalimit të afatit ligjor, KPP iu ka dërguar 78 kërkesa drejtuar autoriteteve kontraktore për zbatim – vendimi, në krahasim me 43 kërkesat në vitin 2022. Shpejtësia mesatare e zbatimit të vendimit nga autoriteti kontraktor është 8.5 ditë nga data e dërgimit të kërkesës për zbatim vendimi.
Të dhënat tregojnë se procedurat e ankimuara ku dominojnë ato për procedura unike, japin një vlerë 20 miliardë lekë nëse llogaritet totali i fondit limit. Kjo përbën 15.21% të buxhetit të prokuruar në rang kombëtar. Nga ana tjetër, lidhur me vendimmarrjet KPP ka llogaritur se i ka kursyer shtetit 342 milionë lekë pa TVSH.
Nga analiza e përgjithshme rezulton, se numri më i lartë i ankesave është paraqitur për procedurat e prokurimit në intervalet e fondeve limite, midis vlerave 1- 5 milionë lekë, e cila zë 37.4 % të totalit të ankimeve të paraqitura pranë Komisionit të Prokurimit Publik, ndërkohë që procedurat me fond limit mbi 100 milionë lekë, zënë rreth 6.64 % të numrit të ankesave./ Monitor
tendera
Aktualitet
18 Prill 2024, 13:06
M.B
Kukës
KUKËS– Të papriturat e motit kanë ofruar panorama të ndryshme në disa qarqe të vendit. Në ra...
Aktualitet
18 Prill 2024, 12:57
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë ditën e sotme në një njoftim në lidhje me qarkullimin në...
Aktualitet
18 Prill 2024, 12:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Procesi i lirimit të brezit të frekuencave 700 MHz nuk ka sjellë rezultate të rëndësishme as për...
Aktualitet
18 Prill 2024, 12:20
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Një 35-vjeçar është arrestuar në Shkodër për vjedhje në një banesë të nj&...
Aktualitet
18 Prill 2024, 12:16
M.B
Foto ilustruese
VLORA- Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorës, pasi u kap teksa lëvizte me pistoletë në mak...
Aktualitet
18 Prill 2024, 11:33
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një aksident ka ndodhur sot në unazën e madhe të Tiranës, konkretisht, pranë zonë...
Aktualitet
18 Prill 2024, 11:30
I.A
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka urdhëruar ditën e sotme Prokurorinë që t'i japë ish-Ministrit Ilir Beqaj aktet...
Aktualitet
18 Prill 2024, 10:06
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja...
Aktualitet
18 Prill 2024, 09:37
N.F
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
SHKODËR- Një tjetër rast i kultivimit të drogës është shkatërruar në Shko...
Aktualitet
18 Prill 2024, 09:20
N.F
Nëna e 3-vjeçarit
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zhdukjen e 3-vjeçarit në Durrës. Fati ...