13 Gusht 2024, 09:14
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit "Tempulli 3" për shitje të lëndëve narkotike në doza.
Një shtetas u arrestua në Laprakë, ndërsa tjetri në Kodrën e Diellit. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shitnin në lagje të ndryshme të Tiranës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”.
Goditen nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme "Shqiponja", dy raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Arrestohen 2 shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale, sekuestrohen doza me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, dhe dy aparate celulare.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të veprimeve operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar "Tempulli 3", pasi kanë siguruar informacione për 2 shtetas që shitnin lëndë narkotike kanabis, në doza, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara:
▪️në Laprakë u konstatua automjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin A. T., 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;
▪️në afërsi të Kodrës së Diellit u konstatua shtetasi M. H., 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shitnin në lagje të ndryshme të Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, dhe dy aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
tempulli 3 tirane
Aktualitet
13 Gusht 2024, 08:42
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prej disa ditësh vijon aktiv zjari në Parkun Kombëtar të Prespës. Ditën e sotme raportohet ...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 07:28
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vdekjet kanë shënuar një rritje të lehtë në tremujorin e dytë të vitit, ndërsa li...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 07:26
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në pikun e sezonit turistik, hoteleve në zonat turistike të Jugut dhe të Durrësit u është k...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 07:25
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Sezoni veror në Durrës po rezulton më i dobët se sa ishte pritur nga operatorët turistikë, si pa...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pritet devijim i valëve të nxehtit afrikan, duke sjellë edhe freskim të lehtë të motit në t...
Aktualitet
12 Gusht 2024, 22:57
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Një 47-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se viktima ...
Aktualitet
12 Gusht 2024, 22:26
N.F
Foto ilustruese
POGRADEC- 42-vjeçari Eglantin Proga humbi jetën pasditen e të shtunës në Pogradec sipas policisë së Ko...
Aktualitet
12 Gusht 2024, 22:05
N.F
Thëllëzë
TIRANË- Organizata ndërkombëtare e ruajtjes së natyrës “EuroNatur” dhe partnerët e saj n&...
Aktualitet
12 Gusht 2024, 21:52
N.F
Banka e Shqipërisë
TIRANË- Banka e Shqipërisë ka analizuar rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar, si rrjedhoj&e...
Aktualitet
12 Gusht 2024, 21:27
N.F
Finiq
FINIQ- Forcat e emergjencave civile po vijojnë betejën me vatrat e zjarrit në disa zona në veri dhe jug të vendit. Për ...