25 Shkurt 2024, 10:30
Nga I.A
Policia
TIRANË- Katër të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për trafik të lëndëve narkotike. Në vazhdim të operacionit 'Tempulli 2', janë arrestuar të rinjtë, të cilët bënin shitjen e kanabisit nëpër shkolla. Gjatë arrestimit, u sekuestruan disa doza gati për shitje, shuma parash si dhe dy grirëse për kanabisin.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”. Goditen nga Komisariati i Policisë Nr. 1, dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, dy raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 4 shtetas, dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen doza me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, shuma parash të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, dhe dy grirëse për lëndën narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacione se disa shtetas shisnin lëndë narkotike kanabis, në doza, në afërsi të një shkolle në rrugën "Ismail Qemali", dhe në zonën "Don Bosko", kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara: ▪️Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në afërsi të një shkolle në rrugën "Ismail Qemali", kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 21 vjeç, dhe S. Sh., 23 vjeç. Gjithashtu proceduan penalisht shtetasit H. P., 21 vjeç, dhe R. D., 20 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shisnin në afërsi të një shkolle, në rrugën "Ismail Qemali".
▪️Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në "Don Bosko", kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit O. Sh., 30 vjeç, dhe M. H., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shisnin në zonën "Don Bosko". Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan doza me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, shuma parash të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, dhe dy grirëse për lëndën narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
tempulli 2
Aktualitet
25 Shkurt 2024, 10:19
I.A
Foto Ilustruese
LEZHË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër. Mësohet se dy makina tip ...
Aktualitet
25 Shkurt 2024, 09:54
I.A
Policia
DIBËR- Një 20-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Dibër për dhunë në familje. M&e...
Aktualitet
25 Shkurt 2024, 09:28
I.A
Policia
KUÇOVË- Një 29-vjeçari me emrin Kevin Krasi është arrestuar ditën e sotme në Kuçovë p&...
Aktualitet
25 Shkurt 2024, 07:20
I.A
Moti
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme me mot të vranët kr...
Aktualitet
24 Shkurt 2024, 21:55
r.ll
karnavalet ne shkoder
SHKODËR- Mbrëmjen e sotme Shkodra dhe qytetarët e saj po festojnë karnavalet. Fasada e bashkisë u ndri&...
Aktualitet
24 Shkurt 2024, 21:05
r.ll
vendi ku u gjet trupi i 50-vjecarit
DURRËS- Gruaja e Pëllumb Metës, 50-vjeçari i cili u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij,...
Aktualitet
24 Shkurt 2024, 20:50
r.ll
foto ilustruese
LEZHË- Një punëtor është gjetur pa shenja jete brenda një objekti që është në ndërti...
Aktualitet
24 Shkurt 2024, 20:33
r.ll
pellumb meta
DURRËS- Gruaja e Pëllumb Metës, 50-vjeçarit i cili u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij, ka dhënë nj...
Aktualitet
24 Shkurt 2024, 20:23
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në orët e para të pasdites s...
Aktualitet
24 Shkurt 2024, 20:06
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku një 16-vjeçar ...