Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt 40-vjeçarit, Kasem Stani. Stani pësoi dëmtime të lehta nga goditja me qytën e pistoletës gjatë përleshjes.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosje me armë zjarri në një lokal në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës (16 Prill), ku një person u qëllua me armë dhe u dërgua në një spital privat në Tiranë pas ngjarjes.
Sipas informacioneve zyrtare, konflikti shpërtheu për motive të dobëta dhe përfshiu disa persona. Mësohet se në lidhje me ngjarjen janë arrestuar 8 persona. Në kërkim është shpallur 51-vjeçari Adriano Shabanaj.
Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt 40-vjeçarit, Kasem Stani. Stani pësoi dëmtime të lehta nga goditja me qytën e pistoletës gjatë përleshjes. Mësohet se Shabanaj është ish-kryekomunar i Kurjanit në Roskovec. Ai është zgjedhur në vitin 2011 dhe rezulton person me precedentë penalë.
Ai u arrestua në shtator të vitit 2020 nga policia e Lushnjës për plagosjen me armë të një shtetasi pas një konflikti për parakalim. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Kosovë e Vogël–Jeta e Re, ku Shabanaj qëlloi me armë ndaj Mario Arapajt, 32 vjeç.
Po ashtu, në vitin 2018, Shabanaj ra në prangat e autoriteteve italiane si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë dhe armë. Ai ishte një ndër 14 shqiptarët e përfshirë në një organizatë prej të paktën 20 anëtarësh, që operonte mes Shqipërisë, Holandës dhe Italisë. Policia vijon punën për kapjen e Shabanajt dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Zjarri RADHIMË- Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e sotme në Radhimë. Mësohet se zjarri ka rënë n&eu...
foto ilustruese FIER- Prokuroria e Fierit ka nisur procedimin penal ndaj njerëzve të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllana...
Foto TIRANË- Një 62-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur...
Foto ilustruese MILOT- Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme, rreth orës 13:55 gjatë një konflikti të momentit mes ka...
Nuredin Dumani TIRANË- Dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani për takimin dhe njohjen me Behar Bajrin ...
TIRANË- Seanca për çështjen ndaj Ilir Beqajt dhe të bashkëpandehurve në dosjen “Sterilizimi” u shty sëri...
foto ilustruese PRISHTINË- Në seancën e parë për rastin e sulmit në Banjskë - që po mbahet sot në Gjykatë...
Foto ilustruese TIRANA- Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 persona që dyshohet se dogjën automjetin e një 30...
Foto ilustruese LIBRAZHD- Një mësues ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme si i akuzuar për përndjekje d...
Nuredin Dumani TIRANA- Janë zbardhur përplasjet mes avokatëve dhe prokurorit të çështjes, Behar Dibra në GJKKO pa...