LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konflikt për parcelën e kanabisit? Vritet 44-vjeçari në Shkodër, shpallet në kërkim Maltin Gjini, e identifikoi vëllai i viktimës

• Pjetër Gjoka, baba i dy fëmijëve u qëllua mbrëmë për vdekje në zonën malore të Kaftallës në Pukë. • Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të martës, ku 44-vjeçari u qëllua disa herë më pistoletë, por plumbi që mori në bark i kishtoi jetën. • Fillimisht dy persona të panjohur e dërguan në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës, e më pas u transportua në spitalin e Shkodrës, ku edhe ndërroi jetë në sallën e operacionit. • Deri më tani është mësuar se Gjoka ishte bashkë me të vëllanë në vendlindje kur u qëllua me pistoletë. • Sipas të vëllait, autori i vrasjes është Maltin Gjini, i cili është shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Shtetit. • Dyshohet se shkak për konfliktin mund të jetë bërë një parcelë kanabis, por kjo pritet të konfirmohet zyrtarisht nga Policia e Shkodrës që po kryen hetimet. •Një pistë tjeter ku po hetohet është ajo e konfliktit për shkaqe pronësie pasi si dhe viktima, ashtu edhe autori, janë nga e njëjta zonë.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTOJA- U vra me plumb në bark, kush është viktima nga Lezha!

Konflikt për parcelën e kanabisit? Vritet 44-vjeçari në
Pjetër Gjoka (Kola)

SHKODËR- Personi që shihni në foton e mëposhtme është Pjetër Gjoka (Kola), 44-vjeçari që u vra dje me armë zjarri. Ai vra me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, ndërsa vëllai i viktimës pretendon se autori i vrasjes është Maltin (Anton) Gjini.

Konflikt për parcelën e kanabisit? Vritet 44-vjeçari në

Ky i fundit është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për kapjen e tij.

3 VITE ME PARE

U vra me plumb në bark! Vëllai i 44-vjeçarit tregoi në Polici kush ishte autori

Konflikt për parcelën e kanabisit? Vritet 44-vjeçari në
Pjetër Kola

SHKODËR- Pjetër Gjoka (Kola), është 44-vjeçari i cili u vra me armë zjarr nga Maltin (Anton) Gjini. Ka qenë vëllai i viktimës ai që ka bërë të mundur identifikimin e autorin.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka qenë vëllai i viktimës i cili ka dërguar në spital vëllain e tij ku ka treguar edhe në Polici se kush ka qenë autori.

Si ndodhi vrasja? 44-vjeçari u pikas i plagosur rëndë në rrugë nga dy persona dhe në orën 18:00 u dërgua në qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës. Duke qenë se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë, Kola u nis me urgjencë ë Spitalin Rajonal Shkodër. Aty, 44-vjeçari iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatkeqësisht ndërroi jetë pasi nuk mundi që tu mbijetonte plagëve të marra. Pritet që marrja në pyetje e dëshmitarëve apo pamjet filmike të sekuestruara nga kamerat e sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja të zbardhë më shumë detaje në lidhje me krimin. 

3 VITE ME PARE

Vrasja e 44-vjeçarit në Pukë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori (EMRI)

Konflikt për parcelën e kanabisit? Vritet 44-vjeçari në
Policia

PUKË- Martin Përgjini është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se është personi që vrau një ditë më parë  autori i vrasjes së ndodhur një natë më parë në fshatin Qafë Çelë të Pukës. Ende nuk janë zbardhur më shumë detaje në lidhje me sherrin e nisur mes dy personave, gjë që përfundoi me vrasjen e 44-vjeçarit Pjetër Kola. Përgjini akuzohet se ka qëlluar me plumb në bark Kolën, gjë që i shkaktoi më pas vdekjen.

44-vjeçari u pikas i plagosur rëndë në rrugë nga dy persona dhe në orën 18:00 u dërgua në qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës. Duke qenë se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë, Kola u nis me urgjencë ë Spitalin Rajonal Shkodër. Aty, 44-vjeçari iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatkeqësisht ndërroi jetë pasi nuk mundi që tu mbijetonte plagëve të marra.

Pritet që marrja në pyetje e dëshmitarëve apo pamjet filmike të sekuestruara nga kamerat e sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja të zbardhë më shumë detaje në lidhje me krimin. 

3 VITE ME PARE

U plagos me armë zjarri te Vau i Dejës, 44-vjeçari Pjetër Kola ndërron jetë në spital

Konflikt për parcelën e kanabisit? Vritet 44-vjeçari në
Foto ilustruese

SHKODËR- Pjetër Kola, 44-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri, ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës. 44-vjeçari ndërroi jetë në sallë të operacionit për shkak të komplikacioneve shëndetësore, edhe pse fillimisht u raportua se ishte jashtë rrezikut për jetën. 

“Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë. Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës. Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”,- tha Policia në një informacion paraprak për mediat.

3 VITE ME PARE

EMRI- U plagos sot në Shkodër, kush është 44-vjeçari që u qëllua me armë

Konflikt për parcelën e kanabisit? Vritet 44-vjeçari në
Foto ilustruese

SHKODËR- Pjetër Kola është personi që u plagos sot në Shkodër. 44-vjeçari nga fshati Ungrej i Lezhës është dërguar në qendrën shëndetësore në Vaun e Dejës nga dy persona, të cilët më pas janë zhdukur. Më pas, për shkak të gjendjes shëndetësore, nga aty është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për mjekim më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mirëpo nuk dihet se kush qëlloi mbi të, ndërsa po kërkohet për dy personat që e dërguan në spital. Deri më tani edhe arsyet e plagosjes së 42-vjeçarit Pjeter Kola mbeten ende të paqarta.

pjeter kola plagosje ne shkoder shkoder vritet pjetër kola

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet