LIVE UPDATES
Aktualitet

Të drejtat e autorit, KLSH: Kuadri ligjor të rishikohet, kompetencat të mbivendosura 

Sipas audituesve, institucionet shtetërore dhe organizatat joqeveritare, duhet të rrisin më shumë bashkëveprimin për mbrojtjen, promovimin dhe garantimin e së drejtës së autorit nëpërmjet, forcimit të legjislacionit, harmonizimit të praktikave më të mira ndërkombëtare dhe marrjen e masave ligjore, nëse vepra e tij kopjohet, përdoret pa leje, ose shkelet ndonjë aspekt tjetër.

22 Shkurt 2024, 13:45 Nga M.B
Të drejtat e autorit, KLSH: Kuadri ligjor të rishikohet, kompetencat
Foto ilustruese

TIRANA- Një auditim performance i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi tematikën e të drejtave të autorit ka nxjerrë në pah se kuadri ligjor është i parifreskuar, teksa masat për shkelësit duhet  të rishikohen. Sipas audituesve, institucionet shtetërore dhe organizatat joqeveritare, duhet të rrisin më shumë bashkëveprimin për mbrojtjen, promovimin dhe garantimin e së drejtës së autorit nëpërmjet, forcimit të legjislacionit, harmonizimit të praktikave më të mira ndërkombëtare dhe marrjen e masave ligjore, nëse vepra e tij kopjohet, përdoret pa leje, ose shkelet ndonjë aspekt tjetër.

“E drejta e autorit në vendin tonë, vijon të ketë paqartësi ligjore në kuadrin rregullator ekzistues të cilat kanë sjellë objektiva pjesërisht të realizuara. Përafrimi i vonuar me direktivat e BE – së, mungesa e një strategjie të dedikuar, mungesa e marrëveshjeve dhe koordinimit ndërinstitucional, kanë shkaktuar mbivendosje kompetencash midis institucioneve përgjegjëse, lidhur me administrimin, monitorimin/inspektimin, tejkalimin e kostove të administrimit të Agjencive të Administrimit Kolektiv të të Drejtave, në raport me nivelin e shpërndarjeve të shpërblimeve tek mbajtësit e të drejtave të autorit. Mosrespektimi i detyrimeve të licencave të Agjencive të Administrimit Kolektiv, mungesa e transparencës dhe besueshmërisë ndërmjet autorëve dhe agjencive, mungesa e gjurmimit dhe evidentimit të përdoruesve të veprave, nuk garantojnë administrim korrekt dhe mbrojtje efektive të së drejtës së autorit”, thuhet në mesazhin e auditimit të KLSH.

Duke u ndalur në çështje më specifike raporti i auditimit nënvizon se legjislacioni aktual për të drejtën e autorit krijon kushte për mbivendosje kompetencash, lidhur me monitorimin/ inspektimin dhe zbatimin e të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to sepse nga institucionet përgjegjëse nuk janë propozuar ndryshimet e nevojshme ligjore mbi procedurat e mbikëqyrjes së tregut për inspektimet ex-officio (në terren), inspektimet për tregtimin on line, procedurat e bllokimit dhe shkatërrimit të mallrave pirate dhe të falsifikuara, koordinimin ndërinstitucional duke rinovuar marrëveshjet e bashkëpunimit, ku të përcaktohen fushat e përgjegjësisë dhe të kompetencave përkatëse. I njëjti nënvizon që është konstatuar se, që nga viti 2017, nuk ka një marrëveshje gjithëpërfshirëse të përditësuar, midis shoqatave të përdoruesve dhe agjencive të administrimit kolektiv të të drejtave të autorit. “Procesi i negocimit për arritjen e saj ka dështuar, dhe nuk ka asnjë kërkesë nga aktorët e legjitimuar, pranë Këshillit Kombëtar për të Drejtën Autorit, për rishikimin e metodologjisë dhe masës së shpërblimit të tarifave për mbajtësit e të drejtave.

Kuadri ligjor aktual, nuk ofron asnjë mekanizëm për zgjidhjen e këtij ngërçi” vlerëson raporti. KLSH ka rekomanduar që ministria përgjegjëse të krijojë një grup pune për rishikimin e dokumenteve politikë si dhe vlerësimin e mundësisë së hartimit të një strategjie të dedikuar për të drejtën e autorit, sipas ligjit që e sanksionon këtë të drejtë. Po kështu të propozojë, rishikimin e akteve nënligjore lidhur me mënyrën e funksionimit, të organizimit dhe të shpërblimit të Këshillit Kombëtar për të Drejtën e Autorit, si dhe krijimin e një mekanizmi për ndërhyrjen e tij në procesin e rishikimit të metodologjisë dhe masës së tarifave të shpërblimit. Rekomandohet gjithashtu që të merren masa nga ministria në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe Autoritetin e Mediave Audiovizive, për ndryshimet ligjore në shmangien e mbivendosjes së kompetencave sipas fushave të përgjegjësisë, si dhe të rishikojnë/nënshkruajnë marrëveshjet e bashkëpunimit, lidhur me garantimin e mbrojtjes të së drejtës së autorit./ Monitor

klsh te drejtat e autorit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet