LIVE UPDATES
Aktualitet

Task-Forca e SPAK për krimet zgjedhore/ "Duheshin arrestime në flagrancë", Lala: Janë gjetur rreth 200 mln lekë në banesën e një biznesmeni

Lala tha se një fakt shqetësues që ajo kishte konstatuar ishte fakti se Policia e Shtetit nuk ka qenë bashkëpunuese dhe ka referuar kryesisht raste që lidhen me opozitën. 

21 Korrik 2025, 21:17 Nga r.ll
Task-Forca e SPAK për krimet zgjedhore/ "Duheshin arrestime në
klodiana lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për task forcën e ngritur nga SPAK për evidentimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" Lala renditi disa nga rastet ku dyshohet për krim zgjedhor, por shtoi se pritshmëritë ndaj SPAK dhe institucioneve ishin më të larta.

Gazetarja u shpreh se u raportuan disa arrestime në Fier dhe Kukës, ndërsa sipas saj çështjet më të rëndësishme që duhen parë, lidhen me qarkun e Elbasanit. Ajo tha se lidhur me këtë rast ka pasur kontrolle por jo arrestime. 

Lala tha se një prej çështjeve është që gjatë kontrolleve janë gjetur rreth 200 milionë lekë të vjetra, në shtëpinë e një biznesmeni që dyshohet se blinte vota në favor të një kandidati në listën e hapur të PS. Sipas saj biznesmeni ka pretenduar që janë para për shkak të aktivitetit të biznesit.

Lala tha se një fakt shqetësues që ajo kishte konstatuar ishte fakti se Policia e Shtetit nuk ka qenë bashkëpunuese dhe ka referuar kryesisht raste që lidhen me opozitën. 

Kam patur shumë më tepër pritshmëri për task forcën që u ngrit nga SPAK për hetimin zgjedhor. Prokuroria ka raportuar çështjet, janë mbi 35 raste që janë procedime penale, kryesisht në fushën e korrupsionit apo vepra të tjera penale, që lidhen me zgjedhjet dhe po hetohen. Janë raportuar arrestime, që kanë të bëjnë me babain e një deputete të PSD, në Fier, ka patur disa persona të tjerë në Kukës për PSD, ndërkohë që çështjet më të rëndësishme që duhen parë, lidhen me qarkun e Elbasanit.

Është një cështje që gjatë kontrolleve janë gjetur rreth 200 milionë lekë të vjetra, në shtepinë e një biznesmeni që dyshohet se blinte vota në favor të një kandidati në listën e hapur të PS, por ai ka pretenduar që janë para për shkak të aktivitetit të biznesit. SPAK ka dyshime se do të përdoreshin për shitblerje votash, ndaj ka patur kontrolle në disa baza ose banesa dhe kontrolle personale të disa personave. Them është rast interesant, sepse përgjimet janë lidhur më pas me shumën e parave, por nuk ka persona të arrestuar.

Po ashtu ka patur disa zhvillime, sa i përket Shkodrës, ka patur kontrolle, marrje celulari të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, që është i PS, ndërkohë ka patur kontrolle në baza dhe banesa të personave që dyshohen për krim zgjedhor. Nuk ka të arrestuar por mendoj se ka interes si çështje dhe po kqyren celularët. Kemi rastin e Kavajës, Elvis Rroshi, ish kryetari i Bashkisë së Kavajës, e dimë që ka kaluar nga njëra forcë politike te tjetra. Kushëriri i tij kandidonte për PD. Në këtë rast policia ka bërë referim për krim zgjedhor.

Ajo që kam konstatuar me shqetësim, ka të bëjë me faktin që Policia e Shtetit, nuk ka qenë bashkëpunuese pavarësisht se është shfaqur si e tillë në sipërfaqje dhe ka referuar kryesisht, raste që lidhen me opozitën. Kështu e kam parë çfarë ka bërë policia në raport me këto zgjedhje. A ka patur shitblerje të votës? Këtë e besoj dhe shifrat e tregojnë. A ka patur përdorim të administratës në zgjedhje? Ky është fakt i njohur botërisht, mjafton të shohësh fushatat, përdorimin e automjeteve të ministrave, asfaltet elektorale, por jo domosdoshmërisht janë në kompetencën e SPAK. Kam pritur shumë më tepër për task forcën e zgjedhjeve. Kishte marrëveshje mes institucioneve dhe mund të kishte arrestime në flagrancë. Por duhet të kemi parasysh që krimin zgjehdor mund të ndëshkohet edhe më vonë. Megjitahtë besoj se do të ketë të ndëshkuar”, tha Lala.  

 

klodiana lala task forca e spak krimet zgjedhore

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë