LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Tahiri, Bello e Hellbanianz!’ VICE TV: Shqiptarët janë ‘mbretër’ të kokainës, efiçentë e vrasës

Nuk përjashtohen as lidhjet me turqit, boshnjakët, serbët e kryesisht Amerikën Latine. Madje vetë kolumbianët thonë se nuk ‘ngatërrohen’ me shqiptarët pasi janë shumë gjaknxehtë dhe nëse i cënon, përgjigjia është e ashpër.

15 Gusht 2022, 21:47 Nga F.M
‘Tahiri, Bello e Hellbanianz!’ VICE TV: Shqiptarët janë
Shqiptari

BRITANI E MADHE- VICE TV, kanali me dokumentarë investigues i ka dedikuar një tjetër seri trafikut të drogës nga grupet shqiptare. Në një video të publikuar në Youtube që për vendin tonë është bërë e pamundur që të klikohet, bandat shqiptare konsiderohen të rrezikshme, kriminale në kulm, ‘mbretër’ në tregun e kokainës dhe të dhunshme. Ajo që përmendet në këtë dokumentar është edhe dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ndodhet ende pas hekurave. Sipas Jamie Clifton, që është edhe personi që flet në dokumentar shqiptarët kanë kapur majat e tregut ndërkombëtar të drogës falë efiçencës që i karakterizon dhe frikës që kanë ‘mbjellë’ kudo që kanë shkelur. Nuk përjashtohen as lidhjet me turqit, boshnjakët, serbët e kryesisht Amerikën Latine. Madje vetë kolumbianët thonë se nuk ‘ngatërrohen’ me shqiptarët pasi janë shumë gjaknxehtë dhe nëse i cënon, përgjigjia është e ashpër. Një nga grupet më të rrezikshme shqiptare që përmendet është kompania Bello me në krye Eldi Dizdarin (Denis Matoshi) e cila u shkatërrua në vitin 2020. Hellbanianz merret gjithashtu si shembull nga kanali anglez për të treguar se sa me krenari e shprehin grupet shqiptare jetën që bëjnë, drogë, makina luksi, vajza të bukura dhe shumë para!

Pjesë nga dokumentari:

Jamie Clifton: Nëse ke blerë kokainë apo çfarëdo lloj droge në pesë vitet e fundit, shanset janë që sasia që ke marrë të ketë lkaluar në duart e një organizate kriminale shqiptare.

Shqiptar: Puna ime në Londër është kokaina, lëvizim kokainë me kile, lëvizim deri në 50 kilogramë në javë. Ja si jam, jam qëlluar dhjetëra herë, 20 herë këtu, jam gjallë.

Jamie Clifton: Ajo që bëjnë grupet shqiptare është se kanë arritur të sundojnë tregun, tu marrin 'kleintët' të gjithë grupeve të tjera dhe të arrijnë majat. Ai vend, mjaft i vogël në dukje, është bërë mjft thelbësor në lëvizjen e drogës në Angli dhe jo vetëm. I është futur trafikimit ndërkombëtar të kokainës. Evropa e do kokainën. Shqipëria është një vend i vogël, ka dalë nga komunizmi, nga një periudhë mjaft e erët dhe gjëja e parë që bënë qytetarët e këtij vendi është që dilnin jashtë vendit dhe të kërkonin mënyrën se si të bënin më lehtë para. Ata kanë emigruar kudo, në Amerikë, Angli dhe të gjithë Evropën. Ata i kanë ruajtur lidhjet me Turqinë për të bërë të mundur shkëmbimin e heroinës me marijuanë. Tashmë në këtë rrjet është futur dhe Afganistani. Në vitet '90 Shqipëria ra në sy për prodhimin e lartë të kanabisit, dhe në vitin 2014, ishte zyrtarisht, sipas raporteve, vendi me prodhimin më të lartë të kanabisit. Më pas, shqiptarët ju futën kokainës. Shqiptarët krijuan lidhjet me Amerikën Latine dhe arritën të ishin ata personat që eksportonin kokainën drejt Evropës, gjë që deri dje, bëhej nga Kolumbianët. Sot janë bashkëpunëtorë. punojnë bashkë dhe kjo gjë provohet dhe nga rrëfimet e kolumbianëve.

Kolumbian: Kemi punuar me shqiptarë. Sigurisht që këtu ka shqiptarë, kemi punuar me ta. Ata dërgojnë njerëz, i lënë këtu që të kujdesen për ngarkesat e tyre, janë shumë gjaknxehtë dhe nëse ndonjë njeri ngatërrohet me ta, dinë t'ja tregojnë vendin. Ju këshillojmë të mos i ngacmoni.

Jamie Clifton: Ata janë në Ekuador, dhe mjaft prezentë në Angli. Janë prezentë kudo, kompania Bello e dini çfarë është? Karteli më i madh shqiptar që u shkatërrua. Ata janë brutalë, janë të dhunshëm. Nuk duan t'ia dinë se me kë kanë të bëjnë nëse duan të hakmerren. Kjo është mënyra e tyre e vetme për tu 'marrë vesh' me njerëzit, dhuna. Madje disa kriminelë shqiptarë janë të lumtur që njerëzit mendojnë për ta që janë njerëz të dhunshëm dhe kriminelë, e shfaqin hapur këtë gjë. Kështu është grupi 'Hellbanianz' në Britaninë e Madhe. Të dhunshëm, e tregojnë hapur stilin e jetës që bëjnë, nuk mundohen ta fshehin. Por rrezikshmëria më e lartë e shqiptarëve nuk tregohet përmes grupoeve si Hellbanianz, por në mënyra më të sofistikuara. Nëse ata dikur kanë pasur luftëra e janë pushtuar, sot janë aleatë me serbë, boshnjakë, turq dhe jo vetëm. Madje punonjësit i mbajnë nën kërcënim me familjet e tyre që kanë në Shqipëri.

Shqiptar: Sigurisht që po më kapi policia, unë zëvendësohem, vjen një tjetër pas meje. Por s'ka gjë, është shumë e thjeshtë, ke një familje, më mirë e kam që të futem unë në burg se sa të merret familja ime me ta.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua për abuzim me detyrën, gjykata gjeti lidhje mes tij dhe një kushëriri që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Trafiku i kokainës është biznes dhe shqiptarët janë në krye jo sepse janë sociopatë, por sepse po tregohen më efiçentë, këtë e tregojnë vetë klientët. Janë të kënaqur nga shqiptarët. Por shqiptarët nuk janë vetëm efiçentë, gjithashtu vrasin ndonjë rrugës.

Shënim: Duke qenë se videoja origjinale nuk mund të klikohet nga vendi ynë, Dosja.al ju sjell videon nga një tjetër kanal, por që komentohet nga një ‘Youtuber’.

amerika latine shqiptaret ne britani britani e madhe vice tv

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale