LIVE UPDATES
Bota

Synojnë forcimin e mbrojtjes, SHBA dërgon dy nëndetëse në Korenë e Jugut

Dy nëndetëse amerikane kanë arritur brenda pak ditësh në gadishullin korean. E para, që mban raketa balistike bërthamore arriti javën e kaluar, ndërsa sot arriti një tjetër nëndetëse që funksionon me energji bërthamore. Nëndetësja “USS Annapolis” arriti të hënën në bazën detare në ishullin jugor të Koresë së Jugut, Jeju, tha marina e Seulit gjatë një konference për shtyp, pa dhënë detaje për misionin e saj.

24 Korrik 2023, 15:25 Nga a.l
Synojnë forcimin e mbrojtjes, SHBA dërgon dy nëndetëse
Nëndetëse

SHBA- Komanda e Kombeve të Bashkuara në Gashiullin Korean njoftoi se ka filluar komunkimin me Phenianin për ushtarin amerikan që javën e kaluar kaloi kufirin me vrap në drejtim të Koresë së Veriut. Largimi i ushtarit ndodhi në një kohë tensionesh të larta në Gadishullin Korean, ku ritmi i demonstrimit të armëve të Koresë së Veriut dhe stërvitjeve të kombinuara ushtarake të Shteteve të Bashkuara me Korenë Jugore janë intensifikuar. Seuli njoftoi se një nëndetëse e dytë amerikane ka mbërritur në Korenë e Jugut brenda pak ditësh.

Dy nëndetëse amerikane kanë arritur brenda pak ditësh në gadishullin korean. E para, që mban raketa balistike bërthamore arriti javën e kaluar, ndërsa sot arriti një tjetër nëndetëse që funksionon me energji bërthamore. Nëndetësja “USS Annapolis” arriti të hënën në bazën detare në ishullin jugor të Koresë së Jugut, Jeju, tha marina e Seulit gjatë një konference për shtyp, pa dhënë detaje për misionin e saj.

“Marina e Koresë së Jugut dhe e SHBA-së planifikojnë të forcojnë mbrojtjen e përbashkët me mbërritjen e nëndetëses USS Annapolis dhe të kryejnë aktivitete për të përkujtuar 70-vjetorin e aleancës”, tha Jang Do, komandanti i Marinës së Koresë së Jugut.

Nëndetësja amerikane me armë bërthamore “USS Kentucky”, arriti në Korenë e Jugut të martën e kaluar.
Kjo është hera e parë që një nëndetëse bërthamore amerikane arrin në gadishullin korean që nga vitet 1980. Arritja e nëndetëses përkon edhe me nisjen e bisedimeve mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut për të koordinuar reagimet në rast të një lufte bërthamore me Korenë e Veriut.

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike të mërkurën, disa orë pas arritjes së nëndetëses amerikane ‘USS Kentucky’, ndërsa të shtunën lëshoi disa raketa nga anijet e saj. Ndërkaq vazhdojnë shqetësimet për ushtarin amerikan Travis King i cili vrapoi drejt Koresë së Veriut javën e kaluar duke e kaluar kufirin mes dy Koreve. Zëvendës komandanti i Komandës së OKB-së tha sot se ka nisur bisedimet me Penianin për ushtarin amerikan.

Gjenerali Andrew Harrison tha se procesi ka nisur nëpërmjet linjave të komunikimit të ngritura në Zonën e Përbashkët të Sigurisë midis Koreve sipas marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund luftës me Koreseve në vitet 1950-53.

“Nuk dua të spekuloj. Askush nga ne nuk e di se ku do të përfundojë kjo çështje. Unë jam optimist në jetë dhe mbetem optimist, por nuk dua të shtojë diçka më shumë”, tha Gjeneral Andrew Harrison, nën-komandant i Komandës së Kombeve të Bashkuara.

Koreja e Veriut nuk ka bërë asnjë koment për ushtarin amerikan Travis King, i cili të martën e kaluar, kaloi kufirin papritur duke shkuar në Korenë e Veriut, ndërkohë që duhej të kthehej në Shtetet e Bashkuara nga Seuli.
Vizitat turistike në Zonën e Përbashkët të Sigurisë mes dy Koreve janë pezulluar që nga kalimi i ushtarit amerikan përtej kufirit./VOA 

nendetese

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet