LIVE UPDATES
Aktualitet

Studentët e rinj në Shqipëri preferojnë karriera jomësimdhënëse

Paga mesatare e një mësuesi në Shqipëri, aktualisht, është rreth 600 euro neto. Për t’i nxitur të rinjtë që të studiojnë për mësuesi, kjo degë, nga viti 2022, është ndër dhjetëra degët e shpallura si prioritare nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë.

13 Tetor 2024, 15:12 Nga r.ll
Studentët e rinj në Shqipëri preferojnë karriera
foto ilustruese

TIRANË- Rreth 82% e maturantëve në Shqipëri u regjistruan në universitete. Sipas Rrjetit Akademik Shqiptar, mjekësia dhe inxhinieria informatike janë më të preferuarat, ndërsa degët e mësuesisë mbeten më pak të preferuara - edhe pse krahasuar me një vit më parë, ka një rritje të lehtë.

Isa Halilaj, zvëndëspresident i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, thotë se shkak për këtë, është fakti që, sipas tij, arsimi “nuk është në prioritetet” e qeverive në Shqipëri.

“Ai nuk do të preferohet si degë për aq kohë sa nuk dyfishohet paga. Ka pasur rritje dhe e përshëndesim, por nuk mjafton. Është profesion i vështirë”, thotë Halilaj për Radion Evropa e Lirë.

Paga mesatare e një mësuesi në Shqipëri, aktualisht, është rreth 600 euro neto. Për t’i nxitur të rinjtë që të studiojnë për mësuesi, kjo degë, nga viti 2022, është ndër dhjetëra degët e shpallura si prioritare nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë.

Maturantët që zgjedhin mësuesinë apo një nga degët e tjera prioritare, si: matematika, fizika, veterinaria etj., përjashtohen nga tarifa e shkollimit dhe stimulohen me bursë.

Bursa është sa një pagë minimale çdo muaj, përkatësisht rreth 400 euro.

Për t’u regjistruar në degët prioritare, mesatarja e notave duhej të ishte 8.5 dhe nëse gjatë studimeve do të binte, do të humbej bursa.

Ata që e përfitojnë atë, do të duhet që pas studimeve të punojnë për tre vjet aty ku ka nevojë.

Megjithatë, mesatarja u hoq si kriter një vit më vonë.

Rumejsa Bashvogli thotë se ka zgjedhur Degën e Psikologjisë. Ajo tregon se në asnjë moment nuk është joshur nga oferta për degët prioritare.

“Kam zgjedhur psikologji, sepse e kam pasion dhe jam kurioze për sjelljen e njeriut, t’i ndihmoj ata që kanë nevojë. Pse të zgjedh një degë që nuk është pasioni im?”, thotë Rumejsa.

Elida Rançi, gjithashtu, nuk ka interes për degët prioritare.

“Kam zgjedhur farmaci”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

“Nuk kam zgjedhur degët prioritare, sepse nuk i shoh me interes. Më vjen keq që nuk zgjidhet mësuesia, por mbase duhet vlerësuar më shumë si profesion, që të rinjtë ta zgjedhin”, thotë Elida.

Gevio Tabaku, drejtues i platformës “Portali Studentor”, thotë se 42.8% e programeve të studimit që janë prioritet kombëtar, rrezikojnë të mbyllen, pasi studentët nuk kanë treguar interes për to.

Numri i programeve të studimit që konsiderohen prioritet kombëtar, ka qenë 82 një vit më parë, ndërsa aktualisht është 21.

Referuar statistikave të regjistrimeve në universitete për vitin 2024-2025, Tabaku thotë se sivjet ka 20% më pak studentë se një vit më parë, në dhjetë universitetet publike kryesore të Shqipërisë.

Rënia më e theksuar është në Universitetin Bujqësor - për rreth 2.000 studentë.

Se cilat janë arsyet e sakta nuk është e qartë, por besohet se ato lidhen edhe me emigrimin e popullsisë.

Eksperti i punësimit në Shqipëri, Erion Muça, thotë se klasifikimi i degëve si prioritare nuk ka bërë shumë punë.

“Duheshin shumë hapa plotësues, veç pagës minimale... Kishte zhgënjim, pasi 40% e studentëve e përfituan pagën minimale, ndërsa 60% të tjerët ose duhej të ruanin mesatare të lartë, ose do të paguanin faturën e studimit. Kjo shkaktoi zhgënjim dhe largime nga këto degë studimi”, thotë Muça për Radion Evropa e Lirë.

Drejtuesi i Sindikatës së Arsimit në Shqipëri, Halilaj, thotë se mësuesia nuk rekomandohet sot as nga vetë mësuesit për fëmijët e tyre.

Nëse dikur ka pasur një traditë që ky profesion të trashëgohej, kjo nuk ndodh më, thotë ai.

“Duke parë vështirësitë, me të cilat përballen këta mësues-prindër, ata nuk e rekomandojnë për fëmijët e tyre, sepse edhe nëse kanë 20 vjet përvojë, ndeshen me problematika. Për shembull, te rritja e pagave këtë vit ka pasur diferencime, për shkak se një numër i madh mësuesish e kanë mbaruar arsimin e lartë në kohën kur mësuesia ishte cikël i mbyllur 3-vjeçar, ndërsa sot konsiderohet si ‘bachelor’ dhe harrohet përvoja që kanë”, thotë Halilaj.

Ai shton se, aktualisht, ka mungesa për mësues, por nuk ofron ndonjë shifër.

Sipas tij, institucionet nuk e pranojnë drejtpërdrejt këtë problematikë, por fakti që merren vendime të tilla si shpallja e mësuesisë degë prioritare, tregon se ajo ekziston.

Më 9 shtator, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kërkoi që mësuesit që kanë dalë në pension, të ftohen të kontribuojnë në mësimdhënie me një orar të reduktuar, por nuk specifikoi shumë.

“Duam t'i përfshijmë në tregun e punës edhe mësuesit pensionistë. Ne po punojmë intensivisht për këtë, me qëllim që të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse”, tha Rama.

Halilaj thotë se pa dyfishim të pagave dhe pa reforma të studiuara mirë, nuk do të ketë interes për t’u shkolluar në mësuesi.

Sipas tij, mungesa më e theksuar e mësuesve në ciklin e ulët dhe parashkollor është në Tiranë, ndërsa në Tropojë, Pukë dhe zona të tjera ka mungesë të mësimdhënësve kryesisht për gjuhë të huaja apo matematikë e fizikë.

Ai thotë se kjo ndodh për faktin se rreth 600-700 mësues dalin në pension çdo vit, si dhe për shkak të emigracionit.

Mjekësia dhe degët e saj, ashtu si dhe inxhinieria informatike mbeten prej vitesh më të preferuarat e studentëve.

Eksperti i punësimit, Muça, e lidh këtë trend me mundësitë më të mëdha të punësimit si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj.

“IT (teknologjia informative) ka marrë hov e zhvillim të madh me orientimin drejt digjitalizimit të shumë proceseve dhe me përparimin e inteligjencës artificiale. Në këtë prizëm, shumë të rinj e shohin veten si pjesë të këtyre ndryshimeve. E mendojnë edhe për faktin se, nëse nuk emigrojnë, mund të punojnë nga Shqipëria për kompani në çdo vend të botës”, thotë Muça.

“Ndërsa, shkencat mjekësore përzgjidhen pasi që dihen tashmë politikat e rekrutimit [të stafit mjekësor] nga vende si Italia e Gjermania”, shton ai.

Viti i ri akademik në Shqipëri nisi më 7 tetor./REL

studentet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale