LIVE UPDATES
Aktualitet

Studentët e Ekonomikut në një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi për paranë virtuale

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Edicionit të Pestë të programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, të cilin ABC Tirana Cub e realizon prej vitit 2019. Të ftuar ishin studentë dhe pedagogë, ekspertë, përfaqësues të OJF-ve, medias etj.

21 Nëntor 2022, 19:44 Nga k.m.
Studentët e Ekonomikut në një fushatë informimi dhe
Pamje nga mbledhja

Qendra studentore 'ABC Tiranas Club' në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe me mbështetjen e programit B4Students zhvilluan ditën e henë, 21 Nëntor 2022, ora 10:00, Forumin e Diskutimit “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati!?”

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Edicionit të Pestë të programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, të cilin ABC Tirana Cub e realizon prej vitit 2019. Të ftuar ishin studentë dhe pedagogë, ekspertë, përfaqësues të OJF-ve, medias etj.

Paraja virtuale nuk është më “e nesërmja”, u tha gjatë Forumit. Ajo është “e sotmja” në zhvillimet ekonomike dhe financiare në rang global dhe atë kombëtar. Është një pjesë dinamike që ndikon në tregjet finaciare. Përfaqësues të qeverive, të sistemit bankar, ekspertë dhe studiues të ndryshëm e kanë në agjendën e tyre të hulumtimit dhe rregullimit qarkullimin e parasë virtuale. Sot kriptomonedha është pjesë e agjendave të debatit - fuqia reale e saj, roli, ndikimi, efektet në tregjet botërore dhe ato kombëtare etj.

Studentët e Ekonomikut në një fushatë informimi dhe
Pamje nga takimi

Gjatë Forumit u fol mbi realitetin e kriptomonedhave në Shqipëri, për legalizimin e kësaj pjese të tregut, për legjislacionin e miratuar si dhe sfidat për të ardhmen. Në aktivitet u prezantua dhe një sondazh me 300 të pyetur mbi perceptimet dhe vlerësimet e tyre mbi kriptomonedhat, për gatishmërinë dhe hezitimin e qytetarëve për t’u përfshirë në qarkullimin e parave virtuale.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, prof.dr. Dhori Kule ka përgëzuar studentët për përfshirjen në një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut, aq më tepër kur fokusohen dhe në tema që kanë ndjeshmëri tek qytetarët.

“Rëndësi ka që përmes këtyre aktiviteteve të përçohet besim tek sistemi, pasi çdo keqinformim apo spekullim në përhapjen e informacioneve jep efekte negative tek publiku, ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik dhe financiar. Dukuritë e reja në fushën ekonomike kërkojnë përgjegjësi në menaxhim dhe interpretim, në të kundër stimulohet kaos te njerëzit, te mendimet dhe vendimarrjet e tyre”.

Drejtuesi i ABC Tirana Club, Johan Muka, tha se organizata është prej më shumë se katër vitesh në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë duke konkretizuar programin “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, me synimin “të nxisë interesin e publikut, sidomos të të rinjve, mbi aspekte ekonomike dhe financiare. Të nxisë më shumë institucionet publike, sidomos Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, si dhe agjencitë varëse të saj që, edukimi ekonomik dhe financiar të jetë më shumë pjesë e kurrikulave në programet mësimore, që në nivelin e arsimit fillor”.

Nga viti 2019 ABC Tirana Club, ka realizuar disa edicione. Edicioni i Parë ishte “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek”; viti 2019. Edicioni i Dytë mbi “DeCash-izim vs informalitet”, viti 2020. Edicioni i Tretë titullohej “Apliko pagesën elektronike”, viti 2021. Edicioni i Katërt ishte “Kursim apo investim - kur është koha?”, realizuar në maj të vitit 2022. Aktualisht po zhvillohet Edicioni i Pestë titulluar “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati!?”, ku veç Forumit të Diskutimit me ekspertët dhe zhvillimit të sondazhit, është planifikuar dhe një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimit me publikun.

fakulteti ekonomik abc tiranas club

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë