All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Statistikat e krimeve 2024/ INSTAT: Autorët e dyshuar rriten me 1.4%, në burgje dominon mosha 21-29 vjeç

Instituti i Statistikave publikoi së fundmi statistikat e krimeve dhe drejtësisë penale ku nënvizon se vitin e shkuar, janë evidentuar gjithsej 32.653 vepra penale, 3,5% më pak, krahasuar me vitin 2023.

30 Prill 2025, 13:21 Nga M.B
Statistikat e krimeve 2024/ INSTAT: Autorët e dyshuar rriten me 1.4%,
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

TIRANA- Veprat penale u ulën në vitin 2024 por krejt e kundërta ka ndodhur me autorët e dyshuar që u rritën me 1.4%. Instituti i Statistikave publikoi së fundmi statistikat e krimeve dhe drejtësisë penale ku nënvizon se vitin e shkuar, janë evidentuar gjithsej 32.653 vepra penale, 3,5% më pak, krahasuar me vitin 2023.

“Numri i autorëve të dyshuar për vepra penale në vitin 2024 arriti në 40.057, me një rritje prej 1,4%, krahasuar me vitin paraardhës: 93,7 % janë meshkuj, ndërsa grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30-44 vjeç, 36,0%. Numri i autorëve pa përsëritje është 33.453, 0,1% më pak, krahasuar me një vit më parë; Në vitin 2024, janë regjistruar 17.761 persona të dëmtuar, 4,3% më shumë, krahasuar me vitin 2023. 37,9% e tyre janë të dëmtuar për krime kundër personit, ndërsa femrat përbëjnë 38,8 % të kësaj kategorie, kryesisht në krime seksuale, krime kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, si edhe në krime kundër moralit dhe dinjitetit” thuhet në publikim.

Sipas INSTAT numri i procedimeve penale të regjistruara në vitin 2024, është 24.912, me një rritje prej 3,4%. Nga 25.272 procedime penale të përfunduara, 36,6% e tyre janë pushuar, 26,8% janë pezulluar dhe 36,6% janë dërguar për gjykim në gjykatë.

“Në vitin 2024, janë regjistruar 13.167 persona të pandehur, 5,7% më pak, krahasuar me një vit më parë. Meshkujt përbëjnë 94,6% të numrit gjithsej të të pandehurve, pothuajse e njëjta përqindje përgjatë pesë viteve të fundit. Numri i të burgosurve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale është 4.491, 13,1% më pak, krahasuar me vitin 2023. Meshkujt përbëjnë 98,3% të numrit gjithsej të të burgosurve” thuhet në publikim.

Nga analizimi i shifrave rezulton se veprat penale: krime kibernetike, përndjekje, vrasje me dashje, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, dhuna në familje, pastrim i produkteve të veprës penale, krime seksuale, krime me dashje kundër shëndetit dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor janë rritur krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa pjesa tjetër e veprave penale ka pësuar rënie.

Autorë të veprave penale

Numri i autorëve sipas veprave penale përfshin numrin e personave të dyshuar të cilët mund të jenë të pranishëm në më shumë se një vepër penale dhe autori numërohet në të gjitha veprat ku është i dyshuar. Në vitin 2024, 36,0% e autorëve janë të grupmoshës 30-44 vjeç, 24,8% të grupmoshës 18-29 vjeç dhe 22,8% i përkasin grupmoshës 45-59 vjeç.

Numri i të pandehurve për veprat penale: kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror, dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, pastrim i produkteve të veprës penale, vrasje me dashje, krime me dashje kundër shëndetit, vrasje të mbetura në tentativë, vjedhje dhe trafikimi i armëve është ulur, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa për pjesën tjetër të veprave ka pësuar rritje.

“Në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, grupmosha 21-29 vjeç ka numrin më të lartë të të burgosurve. Personat nën 20 vjeç dhe mbi 60 vjeç kanë numrin më të ulët të të burgosurve” vlerëson INSTAT./ Monitor

statistikat e krimeve

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet