4 Qershor 2025, 11:05
Nga r.ll
magazina
TIRANË- Dy personat e shpallur në kërkim nga policia për stampimin me logo false të veshjeve të kontrabanduara janë vënë në pranga.
Të arrestuarit janë Lindion Haka dhe shtetasi turk i identifikuar si Ozkan Sulun. Ky i fundit koordinonte procesin e stampimit, ndërsa Haka ishte bashkadministrator i njërës prej magazinave ku kryhej procesi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit
Vijon operacioni policor i koduar “Fake Star 5”.
Lokalizohen dhe kapen të 2 shtetasit e shpallur në kërkim.
Njëri prej tyre, shtetas turk që koordinonte procesin e stampimit me logo false të veshjeve të kontrabanduara.
I ndaluari tjetër, bashkadministrator i njërës prej magazinave ku kryhej procesi.
Dje, gjatë operacionit, u vunë në pranga 4 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 4 të tjerë.
Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të operacionit “Fake Star 5”, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin turk O. S., 46 vjeç, si dhe shtetasin L. H., 21 vjeç.
Ata ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Fake Star 5”, sepse dyshohet se janë përfshirë në veprimtaritë kriminale të magazinimit në 2 ambiente në fshatin Brrar, të veshjeve të kontrabanduara, të cilave iu stampoheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Një ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar "Fake Star 5" u zbuluan në fshatin Brrar dy magazina ku zhvillohej stampimi me logo false të markave të njohura ndërkombëtare veshjeve që ishin të kontrabanduara. Dje u vunë në pranga Luan Haka, Ali Bushati Xhuljo Lecaj dhe Arjan Hida.
Dy magazinat ishin të pajisura me linja makinerish për qepje, printim dhe stampim me logo false, të markave të njohura ndërkombëtare, të veshjeve dhe aksesorëve të dyshuar të kontrabanduar. Policia sekuestroi sasi të mëdha veshjesh, dhjetëra makineri qepjeje, printimi ose stampimi, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 6 dokumente të shtetasit turk, një shumë lekësh, njësi kompjuterike, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
ozkan sulun lindion haka
Aktualitet
4 Qershor 2025, 10:53
N.F
Arma
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e një 15-vjeçari 3 ditë më patë në nj&...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 10:46
r.ll
jan prenga
TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen, rrëmbimin...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 10:36
r.ll
autoret dhe liridona ademaj
KOSOVË- Ditën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet seanca gjyqësore e rad...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 10:00
r.ll
ermir dedja
DURRËS- Ermir Dedja u ekzekutua me armë zjarri më shumë se dy javë më parë në Durrës, ndërsa ...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 09:37
r.ll
vjedhja
TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen se kanë vjedhur kasafortën me 15 mijë euro në nj&...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 09:20
r.ll
ambienti i pershtatur per call center
TIRANË- Një ambient i përshtatur për "call center" është zbuluar te Rruga e Barrikadave...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 09:07
N.F
Armet e sekuestruara
GJIROKASTËR- Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër. Arrest...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 08:26
r.ll
foto ilustruese
ELBASAN- Tre masa sigurie "arrest në burg" dhe një masë "arrest në shtëpi" janë ekzekutuar në kuadë...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dy persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim për shkak se akuzohen vje...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 07:17
N.F
Foto
TIRANË- Për periudhën janar-prill 2025 importet e grupit të qeramikës, arrijnë në një total prej mbi 102 mln k...