LIVE UPDATES
Aktualitet

Stacionet e reja policore në veri të Kosovës, analiza e REL: Më shumë siguri apo presion?

Autoritetet kosovare njoftuan për nisjen e punimeve për ndërtimin e nënstacioneve në Leshak të Leposaviçit, në Izvor të Zveçanit, dhe tek ura e Bistricës në Leposaviç.

29 Nëntor 2024, 07:39 Nga M.B
Stacionet e reja policore në veri të Kosovës, analiza e REL:
Foto ilustruese

KOSOVA- Kosova nisi së voni ndërtimin e disa nënstacioneve policore në veriun e banuar me shumicë serbe. Institucionet thanë se ato do të ofrojnë më shumë siguri, por nga serbët po shihen si të panevojshme dhe një formë presioni. Autoritetet kosovare njoftuan për nisjen e punimeve për ndërtimin e nënstacioneve në Leshak të Leposaviçit, në Izvor të Zveçanit, dhe tek ura e Bistricës në Leposaviç.

Nga Policia e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se objektet e reja, përfshirë stacionet apo nënstacionet policore, “planifikohen për ndërtim sipas nevojave policore”, dhe “shërbejnë për të ofruar siguri publike dhe ruajtje të rendit kushtetues”.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se sa nënstacione dhe stacione planifikohen të ndërtohen në veri dhe në çfarë lokacionesh. Në ueb-faqen e Policisë thuhet se në veri janë katër stacione dhe tri nënstacione. Por, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë më herët gjatë nëntorit se në veri janë nëntë nënstacione.

Çështja e ndërtimit të nënstacioneve policore në veri është kundërshtuar nga Serbia dhe nga serbët lokalë. Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se këto objekte i sheh si “mjet shtesë për shtypjen dhe dëbimin e popullatës serbe”, ndërkaq vetë banorët janë ankuar se janë të ekspozuar ndaj “presioneve dhe diskriminimit” nga Policia e Kosovës.

Ndërtimi i nënstacioneve të reja është kundërshtuar edhe nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili i ka konsideruar ato si “të panevojshme”.

“Edhe pse ndoshta ka pasur mungesë atje, nuk e di nëse po bëhet për këtë arsye. Megjithatë, ky është një tregues negativ”, ka deklaruar ai për radion serbe në Kosovë, Kim.

Lidhur me ndërtimin e këtyre objekteve kanë mendime të ndryshme edhe njohësit e fushës së sigurisë, shqiptarë dhe serbë. Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Ibishi, vlerëson se qëllimi i këtyre objekteve të reja policore do të jetë në funksion të ofrimit të sigurisë më të madhe për komunitetet.

“Këto [stacionet dhe nënstacionet] janë për sigurinë e tyre në rend të parë, dhe assesi nuk paraqesin ndonjë presion apo rrezik për qytetarët”, shprehet ai për Radion Evropa e Lirë.

Duke folur për kundërshtimin e shprehur për këto nënstacione, Ibishi deklaron se Serbia po tenton ta politizojë këtë çështje.

“Mendoj që ato do të japin një mbështetje shtesë në aspektin e sigurisë për të gjitha komunitetet që janë jo vetëm në veri të Kosovës, por gjithandej”, thotë Ibishi.

Por, ndryshe mendon Sërxhan Simonoviq, ekspert për sigurinë në Qendrën Humane në Mitrovicë të Veriut. Ai thotë për REL-in se institucionet e Kosovës, sipas tij, po i ndërtojnë këto nënstacione për ta larguar vëmendjen nga, siç shprehet ai, problemet reale me të cilat përballen serbët në veri, si niveli i lartë i papunësisë dhe i korrupsionit, dhe standardi i ulët jetësor.

“Për mendimin tim, hapja e nënstacioneve të reja është një presion më shumë, sigurisht, ndaj serbëve”, thotë ai, duke shtuar se nënstacionet “nuk do të sjellin siguri as për njerëzit në veri, as për njerëzit në jug”.

Por, Ibishi thotë se nënstacionet e reja jo vetëm që ofrojnë mundësi për vendosjen e kapaciteteve të Policisë, por edhe që qytetarët të “realizojnë të drejtën e tyre për siguri” dhe për marrje të shërbimeve.

“Më kujtohet që Mitrovica nuk ka pasur vend për mbajtje policore. Por, është dashur t’i dërgojë [të ndaluarit] në Leposaviq apo Vushtrri. Dhe, kjo ka paraqitur një problem më vete”, thekson Ibishi.

Serbët në veri ankohen për Policinë, të cilën e quajnë “joprofesionale”. Shumica e zyrtarëve policorë në atë pjesë të Kosovës aktualisht janë shqiptarë, pasi në fund të vitit 2022 serbët dhanë dorëheqje nga Policia, si pjesë e tërheqjes kolektive nga institucionet e Kosovës në veri.

Tani, në veri të Kosovës, nga më shumë se 300 policë, vetëm 60 janë serbë. Duke folur për nivelin e besimit ndaj këtij institucioni, Simonoviq thotë se “njerëzit nuk i besojnë aspak Policisë, dhe e shohin atë si burim të kërcënimit, e jo si një institucion në shërbim të qytetarëve, që t’iu ofrojë siguri”.

Megjithatë, ai thekson se kjo nuk ka të bëjë vetëm me përbërjen etnike të Policisë, pasi, sipas tij, edhe kur serbët ishin pjesë e këtij institucioni, “niveli i besimit nuk ishte aq i lartë”. Ai konsideron se për rritjen e besimit, Qeveria e Kosovës duhet të shqyrtojë ndonjë strategji të re, e jo të ndërtojë objekte të reja policore.

Me gjithë kritikat nga serbët, Ibishi vlerëson se ndërtimi i objekteve policore është i domosdoshëm, teksa nënvizon se Policia në veri ka pasur objekte me qira për stacione, duke përmendur këtu ato në Zveçan dhe Zubin Potok. Për ndërtimin e stacioneve dhe bazave policore, Qeveria e Kosovës në maj vendosi për shpronësimin e mbi 100 parcelave në Leposaviç dhe Zubin Potok.

Ky vendim u kritikua nga shtetet e QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Franca dhe Italia – të cilat kërkuan që shpronësimi të vlerësohet në bazë të ligjshmërisë, të drejtave të njeriut dhe interesit publik, e jo në bazë të përkatësisë etnike të qytetarëve. Qeveria shpesh ka deklaruar se dëshiron të shtrijë sovranitetin në veri dhe të vendosë rend dhe ligj, duke e luftuar kontrabandën e kriminalitetin./ Monitor

kosova

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës