LIVE UPDATES
Aktualitet

SPAK dhe muxhahedinët! Përse shteti shqiptar është në alarm? Rreth 400 anëtarë u shkëputën nga MEK

Qëllimi është të garantohet siguria e plotë e kampit të MEK në Manzë, një nga objektet më të ruajtura në Shqipëri.

16 Korrik 2022, 16:28 Nga I.A
SPAK dhe muxhahedinët! Përse shteti shqiptar është në
Hasan Heyrani

MANZË- Ajo që në dukje ngjan si një kontroll i beftë në banesat e 11 personave  dhe automjetet e tyre, vjen në vazhdën informacioneve të shërbimeve sekrete vendase dhe të huaja , të cilat vlerësojnë se vendi ynë është në rrezik nga agjenturat e huaja dhe celula që do t’u interesonte destabiliteti dhe sulmet në kampin “ASHRAF 3” në Manzë.

Një sërë agjentësh të antiterrorit dhe të shërbimit sekret, siç bëjnë me dije burimet e Gazetasi.al, kryejnë prej kohësh shërbime monitorimi të posaçme ku dhe raportohet çdo lëvizje e dyshimtë dhe profil i personave për të cilët autoritetet e zbulimit mbajnë regjistra dhe dosje të veçanta.

Qëllimi është të garantohet siguria e plotë e kampit të MEK në Manzë, një nga objektet më të ruajtura në Shqipëri.

Që prej vitit 2013, aty nisi mbërritja e opozitës iraniane dhe në Shqipëri pasoi një furtunë shpalljesh “non grata” të iranianeve që konsiderohen si të rekrutuar nga Garda Revolucionare.

Burimet e antiterroit, i thanë Gazetasi.al se shërbimi sekret iranian ka rekrutuar edhe disa shtetas shqiptarë që mbahen nën vëzhgim dhe që kanë kryer lëvizje në favor të iranianëve të paguar nga qeveria iraniane.

Skema e celulës terroriste iraniane
Skema e celulës terroriste iraniane

Çfarë thuhet zyrtarisht dhe nën zë?

Dosja që po qëndron e hapur prej 2018-ës,  bazohet mbi informacionin fillestar, që në rrugë operative vlerësoi se mund të kishte një sulm të mundshëm në Shqipëri.

Nga informacionet, dyshohej se sulmi mund të kryhej ndaj funksionarëve të MEK-ut, ndaj vendbanimeve të tyre kolektive, të tilla si kompkesi “Vitrinat” në atë kohë, apo edhe ndaj selisë që në atë kohë po ndërtohej për të mbledhur në një vend të përbashkët të gjithë muxhahedinët me seli në Manzë.

Informacioni sinjalizoi se diçka e tillë mund të ndodhte gjithashtu gjatë festës së Sulltan Novruzit që do të organizohej nga organizata e MEK.

Gjatë survejimit në 22 mars 2018, në ambjentet e kryegjyshatës  Botërore Bektashiane, u shoqëruan në Policinë e Tiranës  katër shtetasit e huaj me shtetësi iraniane, të dyshuar si një celulë terroriste: Sed Mohamed, Alavi Gonabadi, Firouz Zenjanabi dhe Mohamed Aladin. 

Të katërt ata deklaruan se ishin gazetarë dhe se kishin udhëtuar në Shqipëri për të ndjekur Sulltan Novruzin për t’i raportuar më pas në televizionet e vendit të tyre në Iran.

Sipas asaj që iu tregua Gazetasi.al, pothuajse një muaj më pas minstri i Brendshëm i shpalli persona “non grata” dhe urdhëroi largimin e tyre nga Shqipëria. Të katër ata e kanë të ndaluar që të hyjnë në vendin tonë për 15 vitet e ardhshme.

Pas kontrolleve të SPAK në banesat e të dyshuarve në Tiranë
Pas kontrolleve të SPAK në banesat e të dyshuarve në Tiranë

Por informacionet në muajt në vijim, filluan të bëhen akoma më shqetësuese kur sërish antiterrori dhe shërbimi sekret vendas i alarmuar, përcolli informacione se forcat e sigurisë iraniane, të qaujtura IRGC ose Garda Revolucionare, po bënin plane për të eleminuar MEK-un të vendosur disa kilometra larg kryeqytetit shqiptar dhe që ka në të vërtetë ruajtje absolute nga shteti shqiptar.

Muxhahedinët nisën të vijnë për herë të parë gjatë vitit 2013, pas një marrëveshjeje midis qeverisë shqiptare në atë kohë me kryeministër Sali Berishën.

Si persona me statusin “nën rrezik jete“, shpërngulja e tyre zgjati deri në vitin 2018 dhe aktualisht aty numërohen 2.500 anëtarë të OMPI/ MEK.

Sipas burimeve të Gazetasi.al, rreth 400 anëtarë të MEK-ut u shkëputën nga baza e përbashkët, ndërsa nga regjistrat dhe survejimi, rezulton se pothuajse 300 të tjerë e përdorën Shqipërinë si trampolinë dhe bazuar në sistemin TIMS, ata janë larguar drejt Evropës.

Të dhënat zyrtare sipas antiterrorist, janë se 13 të tjerë po planifikojnë të largohen ilegalisht, kurse 35 të tjerë marrin ndihmë nga MEK.

Hasan Heyrani, një prej personat që dyshohet si drejtues i ish-anëtarëve të MEK në Shqipëri

Por raporti i SPAK që nisi kontrollet, tregon se 20 të tjerë që ishin pjesë e kampit dh që janë shkëputur prej andej, janë të infilturuar nga Shërbimi Sekret Iranian dhe Garda Revolucionare, “Sepah Pasdaram” për të dhënë informacione mbi MEK në Manzë.

Si të dyshuar, janë pikërisht shtetasit që iu kontrolluan shtëpitë me qira, ambientet e shoqatës që ata kanë krijuar dhe automjetet që ata kontrolluan dhe konkretisht bëhet fjalë për: Hasan Heyrani, Mehdi Soleiman, Golam Shekhari, Melad Behashti, Abdurraman Mohamedian, Hasan Shabba, Sefraz Rahimy, Mohamod Degan, Mohamed Sedighi.

SPAK është i bindur se mes provave që ka sekuestruar, më të rëndësishmit janë aparatet e celularëve, pajsijet elektronike, tabletat, pajisjet regjistruese dhe trasnmetuese, si dhe disa shkresa që do t’i nënshtrohen hetimeve të mëpasshme.

Marrë nga Gazeta Si

hasan heyrani mek spiunet e mek


Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend