LIVE UPDATES
Politike

SKEMA/ Gjurma e Lul Berishës shihet në 4 biznese. Nga policia private tek tregtia e naftës, ja emrat

Hetimet e çelura nga SPAK dhe Operacioni “Forca e Ligjit” nuk arritën të prodhonin një dosje gjyqësore për Lulzim Berishën, megjithëse në atë kohë pas denoncimeve ne media, Policia e Shtetit veproi me urgjencë duke sekuestruar disa depozita nafte në Durrës dhe mbi 16 pasuri.

11 Prill 2026, 17:20 Nga Flamur Vezaj
SKEMA/ Gjurma e Lul Berishës shihet në 4 biznese. Nga policia private
Skema

Edhe pse në burg Lulzim Berisha, vijon të ketë gjurmën e tij në disa biznese në Tiranë dhe Durrës, duke u fshehur përmes emrave si, Luljeta Berisha, Kevin Bilali, Aurela Zela, Shkëlqim Kalemi, Ilir Bardhi e të tjerë.

Hetimet e çelura nga SPAK dhe Operacioni “Forca e Ligjit” nuk arritën të prodhonin një dosje gjyqësore për Lulzim Berishën, megjithëse në atë kohë pas denoncimeve ne media, Policia e Shtetit veproi me urgjencë duke sekuestruar disa depozita nafte në Durrës dhe mbi 16 pasuri.

Por tashmë një kallëzim i ri ka mbëritur në zyrat e SPAK, kundër Lulzim Berishës dhe motrës së tij, Luljeta Berisha.

SKEMA/ Gjurma e Lul Berishës shihet në 4 biznese. Nga policia private

Një material i kallëzuar nga një vajze 19-vjeçare nga qyteti i Durrësit, ka vënë në lëvizje prokurorinë e posaçme SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për të nisur një hetim penal kundër Lulzim Berishës, motrës së tij, Luljeta Berisha dhe lidhjeve të tyre shoqërore me të cilët administrojnë disa kompani dhe prona.

Lulzim Berisha, ish-i dënuari me 25 vite burgim për disa vrasje në Durrës, aktualisht qëndron i izoluar në ambjentet e burgut të Peqinit, pasi ndaj tij SPAK, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në Burg” për rastin e vrasjes së Klodian Saliut, ngjarje kjo e ndodhur në Durrës në muajin Shkurt 2005.

Por pavarësisht qëndrimit të tij në ambjentet e qelisë, Lulzim Berisha, shumë punë të errëta jashtë burgut, i mbaron përmes motrës së tij që ka në Durrës, Luljeta Berisha.

 

SKEMA/ Gjurma e Lul Berishës shihet në 4 biznese. Nga policia private

Sipas burimeve për “MaShqip”, përmes shantazheve, korrupsionit, dhe presioneve, kjo e fundit është kthyer në terenin e Durrësit dhe jo vetëm, në “zonjën e Hekurt” të interesave ekonomike të vëllait të saj që ka në burg.

Përmes emrit të Luljeta Berishës dhe individëve prestanome të saj, janë rregjistruar disa biznese dhe prona të paluajtshme si kompani nafte, polici private dhe lidhje të tjera që çojnë deri tek ish-zv/kryeministrja e vendit, Belinda Balluku.

Prezenca e Luljeta Berishës shihet në disa vende në Durrës, ku së fundi interesi i saj është parë dhe tek një sipërfaqe toke mbi të cilën funksionon tregu ushqimor i Durrësit.

Kjo sipërfaqe toke mësohet të jetë rregjistruar në emër të një vajze 19-vjeçare, të cilës Lulzim dhe Luljeta Berisha, duan t’ia tjetërsojnë me pretendimin se kjo sipërfaqe toke është përdorur prej disa vite prej tyre.

Aktualisht për këtë çështje, disa ditë më parë prokuroria e Durrësit, ka nisur një kallëzim penal, duke hetuar në disa drejtime. Çështja mban Nr.595 dhe po hetohet për akuzën e “Mashtrimit”, “Fshehje të të ardhurave”, “Evazion fiskal” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. Ndërkohë një hetim penal ka nsiur dhe në SPAK.

Rrjeti i kompanive

Sipas verifikimeve të kryera rezulton se hija e të “fortit të Durrësit”, Lulzim Berisha, qëndron pas 4 kompanive tregtare dhe disa prona të maskuara përmes emrave të personave të tjerë.

Policia e Shtetit dhe Shërbimi Informativ Shtetëror, ka të dhëna të sakta se emri i Lulzim Berishës, qëndron pas policisë private “One Security”, policisë tjetër private “Enviklas”, shoqërisë tregtare të naftës “Rajan 2007”, shoqërisë financiare “Elite Finance-Consulting” si dhe një resorti turistik në zonën e Qerretit në Kavajë.

Megjithëse Lul Berisha qëndron në burg, në krye të këtyre kompanive qëndron motra e tij, Luljeta Berisha, e cila herë përdor emrin e saj, herë të shoferit të saj, Kevin Bilali dhe herë emra të tjerë si Aurela Zela, Ilir Bardhi, Shkëlqim Kalemi dhe persona të tjerë.

SKEMA/ Gjurma e Lul Berishës shihet në 4 biznese. Nga policia private

 

Lul Berisha nga burgu në biznes

I konsideruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si drejtuesi i bandës së Durrësit, dhe më pas i deklaruar fajtor me 25 vite burgim nga Gjykata e Lartë, si pjesëmarës në disa vrasje, Lulzim Berisha, arriti të dalë nga burgu falë një vendimi të Gjykatës së Apelit Durrës, e cila e liroi atë me kusht, duke i hequr masën 6 vjeçare që duhet të bënte brenda në burg.

Lirimi i Lulzim Berishës nga ambjentet e paraburgimit të Durrësit, ka ndodhur në muajin Dhjetor 2016. Fiks dy vite pas daljes nga burgu, teksa ndodhej i liri dhe po vuante dënimin me kusht, Lulzim Berisha vendos të hapi një shoqëri tregtare në fushën e naftës.

Kompania e naftës “Rajan 2007” është hapur në 19 Shkurt 2019, ku Lulzim Berisha gëzonte 40 për qind të aksioneve, Luljeta Berisha 30 për qind dhe Enkelejda Shoshi 30 për qind.

Por në vitin 2020, përmes një kontrate shitje jo të deklaruar tek noteri, Lulzim Berisha vendos t’ia shesë aksionet Kevin Bilalit, që është shoferi i motrës së tij, Luljeta Berishës.

Sipas kontratës së shitjes, 40 për qind të aksioneve janë shitur tek Bilali, kundrejt 14 milion lekëve të vjetra. Ndërkohë 1 vit më pas, Enkelejda Shoshi, vendosi në muajin Maj 2021, të shesë jo para noterit, 30 për qind të aksioneve të “Rajan 2007” tek Luljeta Berisha, e cila pas kësaj periudhë dhe në vijim gëzon 60 për qind të shoqërisë së naftës.

Ndërsa pjesën tjetër prej 40 për qind të “Rajan 2007” e gëzon në letra shoferi i saj, Kevin Bilali. Ndërsa pjesë e kompanisë si ekspert kontabël janë Ramiz Kamami, Ylvi Hana dhe Drejtues Teknik, Ilir Bardhi.

Ndërkohë një kompani e dytë, e lindur njëherazi me kompaninë e naftës “Rajan 2007” dhe që ka dyshime se drejtohej në hije nga Lul Berisha, është shoqëria “One Security”, ku qëllimi ishte garantimi i sigurisë fizike ndaj institucioneve shtetërore, subjekteve private dhe jo vetëm.

Një polici private kjo, me qëndër në Durrës dhe e themeluar më 15 prill 2019. Fillimisht, themeluesit e kësaj kompanie rezultojnë të jenë Luljeta Berisha, motra e Lulzim Berishës dhe Armand Zela, një biznesmen nga Kavaja, që administron kompanitë për tregtimin e paisjeve elektronike “AZ-TECH” dhe “BÇ”.

Lidhjet me dy polici private

Por vetëm një muaj pas themelimit të policisë private “One Security”, me një kapital prej 350 mijë lekësh të vjetra, Luljeta Berisha dhe Armand Zela vendosin të braktisin kompaninë, duke e shitur më 20 maj 2019 tek shtetësja Aurela Zela, kundrejt një çmimi prej 35 mijë eurosh.

Por “One Security” është kompania që në 24 nëntor të 2019 është pezulluar si aktivitet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, pasi drejtori i asaj kohe Ardi Veliu, vendosi ti revokojë liçencën për shkak se kjo kompani kishte lidhje të drejtpërdrejtë me krimin e organizuar.

Administratorja prestanome e kësaj shoqërie Aurela Zela, kërkoi në rrugë ligjore të pezullonte efektin e urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, por nuk arriti të marë sukses në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Mirëpo e ndodhur para faktit që në rrugë ligjore ishte e pamundur të vijonte aktivitetit me shoqërinë “One Security”, Luljeta Berisha, futet në marëveshje me Shkëlqim Kalemin, një ish-drejtor burgjesh.

Kalemi, më parë ka shërbyer si ish-drejtues i disa prej insititucioneve të vuajtjeve të dënimit në kohën e Partisë Demokratike, kohë e cila përkon dhe me vendet në të cilat ka vuajtur dënimin edhe Lulzim Berisha.

Përmes kësaj marëveshje dhe njohje, Luljeta Berisha arrin të riaktivizojë aktivitetin e pezulluar të policisë private. Përmes emrit të Shkëlqim Kalemit, krijohet shoqëria “Enviklas Security” dhe drejtues teknik është Ilir Bardhi ose siç njihet ndryshe në Durrës, “Liri i Fijes”.

Ajo qe vihet re në këtë rast është fakti, se ky aktivitet tregtar i “Enviklas Security” zhvillohet në të njëtën godinë ku më parë ka patur zhvilluar aktivitetin e saj, dhe policia private “One Security”.

Siç dhe mund të evidentohet nga ekstraktet bashkangjitur përkatësisht në nr. e pasurisë 3/201N1 ZK 8514, lagja 3 Bulevardi kryesor.

SKEMA/ Gjurma e Lul Berishës shihet në 4 biznese. Nga policia privateSKEMA/ Gjurma e Lul Berishës shihet në 4 biznese. Nga policia private

Dy polici private qe kane te njejten adresë ku ushtrojne aktivitetin tregtar

Gjithashtu të gjitha bizneset që kishin një kontratë për shërbimin e ofruar nga “One Security”, tashmë kaluan të gjitha tek “Enviklas”, dhe biznese të tjera gjitashtu, të cilat pranojnë se kontratat i kanë lidhur me shtetasen Luljeta Berisha.

Dhe se në çdo biznes atë e përfaqëson punonjësi Ilir Bardhi që në Durrës njihet si person që thiret “Liri i Fijes”.

Ilir Bardhi është drejtuesi teknik i “Enviklas security”. Por rezulton se ky person shfaqet dhe tek shoqëria e naftës “RAJAN 2007” si anëtar këshillit administrativ dhe drejtues Teknik.

Bilali, nga roje dhe shofer tek aksioner

Në qytetine Durrësit dhe Tiranë, Kevin Bilali njihet si shoferi personal i Luljeta Berishës. Gjithashtu për mos tu lënë pas, vlen të përmendet se Kevin Bilali, sipas të dhënave të vitit 2021 rezultonte i punësuar si menaxher pranë kompanisë “Rajan 2007” dhe njëherësh si roje pranë kompanisë “Lura Security”.

Është e habitshme se si ky shtetas nga roje në një kompani sigurimi vendos të themelojë dhe jetë aksioner në kompani nafte me Luljeta Berishën dhe aksioner në një kompani tjetër me Jona Dushkun, vajzën e zv/Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave dhe motrën e Drejtoreshës së Kabinetit të Ministres, Belinda Ballukun.

Në shtator të vitit 2024 themelohet kompania tjetër “Elite Management”.

Pranë këtij biznesi i cili lidhet me shërbime doganore dhe fiskale janë bërë bashkë, fëmijët e dy punonjësve të Administratës Doganore si dhe Kevin Bilali, shoferi personal i Luljeta Berishës, motrës së Lul Berishës.

Sipas Aktit të Themelimit aksioner në këtë kompani janë Kevin Bilali 33.4 për qind të aksioneve, Jona Dushku 33.3 për qind të aksioneve dhe Eneo Kasa 33.3 për qind të aksioneve.

Ndërkohë siç rezulton dhe nga dokumentat, Kevin Bilali, është djali i Nazmi dhe Aida Bilali. Nazmi Bilali rezulton se punon si doganier pranë Doganës Kapshticë. Kurse Aida Bilali, rezulton e punësuar pranë Ujësjellës Kanalizime Durrës.

Edhe pse në burg Lulzim Berisha, vijon të ketë gjurmën e tij në disa biznese në Tiranë dhe Durrës, duke u fshehur përmes emrave si, Luljeta Berisha, Kevin Bilali, Aurela Zela, Shkëlqim Kalemi, Ilir Bardhi e të tjerë./MaShqip.com

spak lulzim berisha luljeta berisha


Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026