LIVE UPDATES
Aktualitet

Emergjencat Civile japin alarmin: Jugu rrezikohet nga reshje të dendura, në Vlorë e Gjirokastër mund të ketë vërshime të lumenjve

Emergjencat Civile paralajmërojnë se shiu do të jetë prezent në të gjithë vendin por reshjet më të dendura rrezikojnë të sjellin vërshime të lumenjve në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. 

23 Janar 2023, 12:35 Nga A.B
Emergjencat Civile japin alarmin: Jugu rrezikohet nga reshje të dendura,
Robert Hysenllari

TIRANË- Drejtori i Drejtorisë së Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, Robert Hysenllari ka dalë ditën e sotme duke bërë një bilanc të motit, që nga përkeqësimi i tij, kërcënimet nga reshjet e larta dhe bora e ngricat në vijim si dhe masat e ndërmarra. Emergjencat Civile paralajmërojnë se shiu do të jetë prezent në të gjithë vendin por reshjet më të dendura rrezikojnë të sjellin vërshime të lumenjve në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. 

SITUATA AKTUALE:

I gjithë territori i vendit do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në jug të territorit. Në qarqet, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara. Në zonat malore në lartësitë 700 - 800 mbi nivelin e detit do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët. Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile nuk paraqiten problematika të theksuara.

Niveli i lumenjve Drin dhe Buna janë nën nivelin kritik dhe lumenjtë e tjerë janë në kuota normale duke mos paraqitur problem për përmbytje. Kuotat e lumit Drin në pikëmatjen në Lezhë është në nivelin 0,5 m nga 2 m që është niveli kritik.
Në Shkodër në hidrometrin Ura e Bahçallëkut shënon kuotën 5,85 m nga 7,5 m niveli kritik.
Niveli i liqenit në hidrometrin Ura e Bunës shënon kuotën 8,4 m nga 8,7 m niveli kritik.
Niveli i lumit Vjosa në pikëmatjen Ura e Mifolit është 4,7 m nga 8 m që është niveli kritik.
Hidroforët janë gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë.
Sasia e prurjeve në basenin ujëmbledhës të Fierzës ditën e sotme është 600 m3/s; në basenin ujëmbledhës Koman - Vau i Dejës është në Koman 290 m3/s dhe Vau i Dejës 50 m3/s.
Në kaskadën e Drinit vijojnë shkarkimet me 303 m3/s. Shkarkimet në digën Ura e Fanit janë 39 m3/s. Në hidrocentralin Ulëz dhe Shkopet shkarkimet janë 220 m3/s.
Për sa i përket furnizimit me energji, ka problematika në të gjitha qarqet, më të pakta janë në qarkun Korçë dhe Kokës.
Strukturat e OSHEE janë duke punuar në terren pa ndërprerje për të rikthyer energjinë elektrike në kohë.
Në qarkun e Shkodrës në total ka rreth 1400 ha tokë bujqësore të përmbytur. Në njësinë administrative Ana e Malit është 1300 ha dhe njësinë administrative Dajç është 100 ha.
Më qarkun e Lezhës kemi zvogëlim të sipërfaqes së tokës së përmbytur nga 690 ha që ishte në datën 22 janar 2023 në 350 ha. Në bashkinë Lezhë janë 250 ha dhe në bashkinë Kurbin 200 ha.
Për sa i përket infrastrukturës rrugore, vijon qarkullimi normalisht në të gjitha rrugët nacionale.
Në bashkinë e Tropojës trashësia e dëborës ndryshon nga 15 cm deri në 50 cm, në bashkinë Kukës në disa zona trashësia e dëborës është nga 10 cm deri në 25 cm.
Ne aksin rrugor Korçë - Dardhë trashësia e dëborës arrin deri në 10 cm.
Vijon të mbetet i bllokuar nga ortekët e dëborës aksi Bogë - Theth i cili ka prezencë dëbore mbi 1 cm.
Vazhdon të jetë i lartë niveli i ujërave të "Përroit të Thatë" duke mbajtur të bllokuar segmentin rrugor Dedaj - Boge, pikërisht në kilometrat 5,5 dhe 13,5, ku nëpërmjet sinjalistikës provizore kalimi orientohet në rrugë alternative.
Rruga e Obotit vijon me prezencë uji edhe ditën e sotme me një nivel 65 cm, për të cilën Forcat e Armatosura po mundësojnë transportin e qytetarëve.
Aksi rrugor në Currila, bashkia Durrës, i cili u bllokua mëngjesin e sotëm nga rrëshqitjet e dherave është pastruar nga strukturat e bashkisë dhe vijon qarkullimi normalisht.
Strukturat e ARRSH dhe strukturat e pushtetit vendor po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre për të bërë të mundur qarkullimin e mjeteve.
Nga Ministria e Arsimit dhe Sportit është pezulluar procesi mësimor në 13 shkolla të njësive administrative Pult, Shosh dhe Shalë të bashkisë Shkodër.
Situata e emergjencës në të gjithë territorin e RSH është nën kontroll, vazhdon pa ndërprerje bashkëpunimi dhe angazhimi i të gjithë institucioneve dhe strukturave të Sistemit të Mbrojtjes Civile.
Deri me tani janë angazhuar në nivel qendror 60 forca ushtarake me 7 mjete të kalueshmërisë së lartë.
Ministria Mbrojtjes dhe Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile, do të vijojnë të jenë në gatishmëri dhe do të aktivizojnë kapacitetet në nivel kombëtar për menaxhimin e çdo lloj situate që mund të krijohet si pasojë e kushteve të motit.
I bëjmë thirrje qytetareve të shmangin udhëtimet me qëllime turistike në zonat ku ka prezence dëbore, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të qarkullojnë me goma dimërore dhe zinxhirë sipas rekomandimeve të autoriteteve rrugore dhe të njoftojnë strukturat vendore dhe operacionale në çdo rast nevoje./Dosja.al

robert hysenllari permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës