14 Janar 2025, 12:21
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën nga moti i keq në vend. Situata deri në orët e para të ditës paraqitet relativisht e qetë, krahasuar me ditët që lamë pas.
Ndërkohë, në njoftim thuhet se nga raportimet e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ditën e sotme të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme. Në bashkinë Dibër, Bulqizë, Klos, Mat ka problematika në rrugët rurale në disa fshatra të njësive administrative. Në Krujë po punohet për hapjen e rrugës që lidh fshatin Shkretë me aksin Cudhi-Qafështamë.
Sipas njoftimit të ministrisë, Forcat e Armatosura po punojnë për normalizimin e situatës në Vlorë, prej tashmë tre ditësh me 7 pompa thithëse dhe 15 mjete të kalueshmërisë së lartë, ekskavatorë, kamionë vetëshkarkues etj.
NJOFTIMI I MINISTRISË SË MBROTJES:
Situata nga moti në vend.
Bazuar në informacionet e dërguara në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, situata deri në orët e para të ditës paraqitet relativisht e qetë, krahasuar me ditët që lamë pas.
Nga raportimet e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ditën e sotme të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme.
Në bashkinë Dibër ka problematika në rrugët rurale në disa fshatra të njësive Maqellare, Melan, Luzni, Muhurr. Po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin njësinë administrative Kala e Dodës me fshatrat Sllovë, Selishtë dhe Arras.
Në bashkinë Bulqizë: Janë të bllokuara rrugët rurale të njësive administrative Ostren, Trebisht, Klenjë, Gjoricë, Zerqan dhe aksi rrugor Trebisht-pikë kalimi kufitar.
Në bashkinë Klos: janë të bllokuar rrugët e fshatrave me qendrat administrative Gurë dhe Xibër.
Në bashkinë Mat janë të bllokuara 2 fshatra në njësinë administrative Komsi dhe aksi rrugor Vig Macukull.
Në bashkinë Krujë po vijon puna për hapjen e rrugës që lidh fshatin Shkretë me aksin Cudhi-Qafështamë.
Në bashkinë Fushë-Arrëz vazhdon të jetë e bllokuar rruga me njësinë administrative Iballë me fshatrat e saj.
Në Bashkinë Devoll vijon puna për hapjen e rrugëve lidhëse me fshatrat Miras.
Në bashkinë Pogradec po punohet për hapjen e rrugëve të fshatrave Proptisht, Velçan, Trebinjë, Dardhas dhe Çërravë.
Në bashkinë Has po punohet për hapjen e rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale dhe rrugët e fshatrave Cahan dhe Xhebexhi.
Vijojnë angazhimin për normalizimin e situatës në Vlorë, prej tashmë tre ditësh Forcat e Armatosura me 7 pompa thithëse dhe 15 mjete të kalueshmërisë së lartë, ekskavatorë, kamionë vetëshkarkues etj.
Sipas parashikimit të motit në ditët në vazhdim nuk do ketë prezencë të reshjeve të shiut apo të borës në të gjithë vendin. Temperaturat do vijojnë të ulen, ku në veri të vendit do të shkojë në -11 gradë celsius.
Janë në gatishmëri të plotë të gjitha kapacitetet në nivel qendror dhe vendor të sistemit të mbrojtjes civile për përballimin e çdo situate që mund të shkaktohet nga kushtet e motit.
ministria e mbrotjes
Aktualitet
14 Janar 2025, 12:14
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 81-vjeçarit i cili u gjet i pajetë dje në oborrin e banes...
Aktualitet
14 Janar 2025, 11:51
I.A
Ademir Fresku
SHKODËR- Sherri mes këngëtarit Ademir Fresku dhe Gjergji Dardhës ka nisur pasi 50-vjeçari shkonte në...
Aktualitet
14 Janar 2025, 11:43
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një operacion antidrogë ka sjellë goditjen e një organizate italo-shqiptaret. Mësohet se nga operacioni i p...
Aktualitet
14 Janar 2025, 11:45
I.A
Policia
SHKODËR- Autori i plagosjes së këngëtarit Ademir Fresku në Shkodër është arrestuar ditën e sotme....
Aktualitet
14 Janar 2025, 11:35
I.A
Ademir Fresku
SHKODËR- Personi i plagosur me thikë ditën e sotme në Shkodër është këngëtari Ademir F...
Aktualitet
14 Janar 2025, 11:35
r.ll
vendngjarja
RRËSHEN- Saimir dhe Martin Reçi janë shoqëruar në polici lidhur me atentatin e mbrëmjes së djeshme ku vikt...
Aktualitet
14 Janar 2025, 11:25
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se një person ka mb...
Aktualitet
14 Janar 2025, 11:20
r.ll
bujar nasufi
TIRANË- Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek “Pallati me Shigjeta” në kryeqytet vijon të mbetet ende pa një ...
Aktualitet
14 Janar 2025, 10:59
r.ll
foto nga vendngjarja
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin ndaj Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë. ...
Aktualitet
14 Janar 2025, 10:52
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 41-vjeçar turk është arrestuar në Tiranë pasi kishte kryer transaksione të paligjshme...