LIVE UPDATES
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 19 vatra zjarri nga jugu në veri, Ministria: Kemi 6 vatra aktive

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin raportohen nga Ministria e Mbrojtjes se ka pasur 19 vatra zjarri, ku prej tyre vetëm 6 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 13 të tjera janë arritur të izolohen.

5 Gusht 2022, 11:15 Nga k.m.

 

Situata e zjarreve në vend, 19 vatra zjarri nga jugu në veri,
Pamje nga konferenca për shtyp

 

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit për sa i përket vatrave të zjarrit aktive në vendin tonë, ku raportohet se ka pasur 19 vatra zjarri, ku prej tyre vetëm 6 vijojnë të jenë aktive. Vatrat, të cilat, janë aktive raportohen në: Bashkinë Shkodër, në vendin e quajtur “Maja e Zorgjit” në fshatin Ndërlysaj, i cili vijon prej 3 ditësh, në sipërfaqe pyjore me pyll pishe dhe terren malor që ka djegie brënda vatrës. Ditën e sotme janë angazhuar forcat Administratës së Zonave të Mbrojtura; Bashkinë Mat, në fshatin German, në një sipërfaqe pylli me pisha dhe lis në afërsi të Parkut Kombëtar të Qafshtamës, i cili është aktivizuar që me datë 1 të muajit Gusht.  Gjatë operacioneve të shuarjes së vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 342 forca operacionale, të Shërbimit te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi , Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 35 mjete zjarrfikëse.

SITUATA E ZJARREVE NË VEND 05.08.2022

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar vatrat në:
në fshatin Shqath, bashkia Dibër,
në fshatin Shahinaj, bashkia Shijak,
në fshatrat Dragobi dhe Bushat të bashkise Tropojë,
në fshatin Shkjezë, bashkia Vau-Dejës
në fshatin Nartë, bashkia Vlorë,
në fshatin Kalivaç, bashkia Memaliaj,
në fshatin Dëshiran, bashkia Belsh,
në fshatin Drizë, bashkia Kuçovë,
në fshatin Karbunarë e Vogël dhe Konjat të bashkisë Lushnje,
në fshatin Shtiqën, bashkia Vau I Dejes.
ne fshatin Selcë, bashkia Maliq.

Në operacionet e shuarjes së vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 342 forca operacionale, të Sherbimit te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi , Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe jane angazhuar 35 mjete zjarrfikëse. Aktualisht janë aktive vatrat në:

1. Bashkinë Shkodër, në vendin e quajtur “Maja e Zorgjit” në fshatin Ndërlysaj, i cili vijon prej 3 ditësh, në sipërfaqe pyjore me pyll pishe dhe terren malor që ka djegie brënda vatrës. Ditën e sotme janë angazhuar forcat Administratës së Zonave të Mbrojtura.

2. Bashkinë Mat, në fshatin German, në një sipërfaqe pylli me pisha dhe lis në afërsi të Parkut Kombëtar të Qafshtamës, i cili është aktivizuar që me datë 1 të muajit Gusht. Janë angazhuar në shuarjen e vatarve forcat e Bashkisë Mat të mbështetur nga Forcat e Armatosura. Situata tashmë është drejt përmirësimit dhe pritet ditën e sotme të arrihet shuarja e vatrave të mbetura.

3. Bashkinë Durrës, Vijon zjarri i rënë me datë 19 korrik në fshatin Shetaj, i cili përgjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur rindezje të vatrave qofshin këto nga pakujdesia apo të qëllimshme. Edhe ditën e sotme vijon puna me mjete dhe gërmuese për të hapur rrugën në mënyrë që të arrihen vatrat nga forcat operacionale dhe të kryhet shuarja përfundimtare e tyre.

4. Në bashkinë Kurbin vijojnë aktive vatrat në fshatin Skuraj dhe Malin e Bardhë, intesiteti i të ciave është i ulët. Ditën e sotme vijojnë angazhimin strukturat e bashkisë Kurbin për shuarjen përfundimtare të tyre.

5. Mbrëmjen e djeshme jemi njoftuar për një vatër zjarri në fshatin Bulshat të bashkisë Mirditë, në të njëjtën zonë të fikur disa ditë më parë. Shërbimi zjarrfikës ka reaguar menjeherë duke ruajtur perimetrin e sigurisë së zjarrit në mënyrë që të mos shfaqej rrezik ndaj banesave. Operacioni për shuarjen e vatres së zjarrit vijon nga forcat zjarrfikëse dhe forcat e Bashkise.

6. Diten e sotme eshte raportuar per nje vater zjarri ne fshatin Rehove te Bashkise Polican, ne sipërfaqe pyjore, per te cilen jane angazhuar menjehere forcat e shërbimit zjarrfikes.

Qytetarët që bëjnë djegie për hamulloret ose çdo djegje tjetër, duhet të drejtohen pranë strukturave përkatëse në mënyrë që të sigurohen që djegia të jetë e kontrolluar dhe të mos rrezikojë banesat e tyre. Gjatë këtyre ditëve në të gjithë vendin ka pasur erëra të forta në oraret kryesisht te drekës dhe ka favorizuar përhapjen e menjëhershme të vatrave, ndaj ju bëjmë thirrje sërish të tregoheni të kujdesshëm në raste të tilla dhe tregohuni bashkëpunues me strukturat e pushtetit vendor. Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit. Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe cdo emergjence tjetër.

ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale