2 Dhjetor 2024, 12:18
Nga I.A
Mirlinda Karcanaj
TIRANË- Një bashkim prej katër kompanish, të udhëhequra nga Soft & Solution është shpallur fituesja në tenderin 17 milionë euro për përmirësimin e shërbimeve të e-Albanias me teknologji mikroservisi. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur fituese të garës, bashkimin e kompanive Soft & Solution, Communication Progress, Image and Communicaton Development dhe Kreatx.
Tenderi për përmirësimin e shërbimeve elektronike me teknologji mikroservisi u shpall në 1 tetor. Fondi limit i kësaj kontrate ishte paracaktuar 1 miliardë e 724 milionë lekë ose rreth 17.2 milionë euro. Në garë u paraqit vetëm një ofertë, ajo e bashkimit të katër kompanive, të cilat ofruan çmimin 1 miliardë e 586 milionë lekë ose rreth 15.9 milionë euro. Këtë të hënë, AKSHI njoftoi shpalljen fituese të ofertës së vetme.
Sipas dokumentave të publikuara në APP, Soft & Solution ka 50 për qind të kontratës së majme, Kreatx 17.2 për qind, Communication Progress 16.7 për qind dhe ICD do të ketë 16.1 për qind.
Në fakt ky rezultat nuk është surprizë. Tashmë të gjitha kontratat e mëdha të AKSHI-it përfundojnë në të njëjtën dorë, herë vetëm dhe herë në sindikatë. Përjashtimi i menjëhershëm i kompanisë Advanced Business Solutions nga kontratat publike të IT-së, për arsye që mbeten ende të panjohura zyrtarisht, e ka lënë fushën e lojës me vetëm një lojtar. Kjo është kompania Soft & Solution, e cila tashmë praktikisht dikton tregun e IT-së në vend, që ushqehet nga paratë publike.
Biznesi miliarder i tenderave publikë të IT-së është shndërruar në një nga tregjet më të përqëndruara, ku edhe pse normat e fitimit janë të jashtëzakonshme, konkurrenca është praktikisht inekzistente. Kompanitë e huaja e kanë të pamundur të hyjnë në këtë treg për shkak të kritereve përjashtuese, që diktohen nga AKSHI, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me certifikatat e sigurisë./Kapitali.al
mirlinda karcanaj
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 12:05
N.F
Autori Julian Dedja
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Alfred Dedjas i cili u ekzekutua pasditen e djeshme n&e...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 11:51
r.ll
TIRANË- Ditën e sotme para Kryeministrisë po zhvillohet një protestë nga aktivistët që kundërshtojnë marrëve...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 11:53
N.F
Foto ilustruese
MURIQAN- Autoritetet doganore malazeze kanë vënë në pranga një 27-vjeçar shqiptar. I riu shqiptar &eum...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 10:42
r.ll
zyra dhe makina e djegur
KUMANOVË- Disa raste zjarrvëniesh të qëllimshme janë regjistruar në orët e para të më...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 10:28
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Shkodër. Arresti...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 10:10
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Aktualisht janë rreth 15 kontrata të partneritetit Publik -Privat të cilat menaxhohen nga privatet me financime...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 09:42
N.F
Paratë e sekuestruara
GREQI- Autoritetet greke përmes Europol-it po kërkojnë të gjurmojë rreth 1 milion euro të cil...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 09:49
r.ll
pamje nga shorti
TIRANË- Ditën e sotme në Presidencë është hedhur shorti për zgjedhjen e nëntë anëtar&eu...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 09:35
r.ll
pamje nga arrestimi
VLORË- Është vënë në pranga autori i plagosjes së 41-vjeçarit, Xhafer Kamberi në Vlor&e...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 09:19
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut dhe dëborë kanë sjellë mungesë të energjisë...