LIVE UPDATES
Aktualitet

TIMS ra! A depërtuan iranianët në Shqipëri, rreziku për përgatitjen e një sulmi të tretë

Daljet janë gjithashtu problem, por në këtë ‘divorc’ diplomatik, ajo çfarë është shqetësuese janë hyrjet. Duke qenë se qeveria shqiptare është e bindur se pas këtyre sulmeve qëndron Irani, kush i garanton qytetarët shqiptarë se gjatë kësaj periudhe që sistemi TIMS ka qenë jashtë funksionit, në vendin tonë nuk kanë arritur të depërtojnë elementë terroristë?

11 Shtator 2022, 13:39 Nga F.M
TIMS ra! A depërtuan iranianët në Shqipëri, rreziku për
Edi Rama dhe Ayatollah Ali Khamenei

TIRANË- Shqipëria nuk ka një ambasadë të sajën në Iran, por në Tiranë gjendet një ambasadë e tyre, e cila tashmë s’është gjë tjetër veçse një godinë e boshatisur pasi qeveria shqiptare dëboi trupin diplomatik. Por, pavarësisht ndëshkimeve e sanksioneve të vendosura ndaj ministrisë iraniane, sulmet nuk kanë ndalur. Një ditë më parë, simboli i shqiponjës së ‘Homeland Justice’, hakerave që pretendohet se janë iranianë u shfaq në të gjitha kamerat e sigurisë në pikat kufitare të vendit tonë.

Fillimisht ra faqja zyrtare e Policisë së Shtetit, më pas u hakuan kamerat e sigurisë. Derisa erdhi momenti i ndërhyrjes në sistemin e sigurisë TIMS. Pas këtij sulmi, kalimi në pikat kufiTare u bë totalisht i pamunduar. Situata vijon të jetë ende problematike, ndërsa Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se në pikat kufitare si Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, Kakavijë dhe në aeroportin e Rinasit, sistemi TIMS është funksional.

Por, në Vlorë dhe Durrës, dy qytetet bregdetare që presin ngarkesat portuale janë ende mes kaosit. Sistemi TIMS nuk funksionon ende dhe kjo situatë ngre shumë pikëpyetje.

Sistemi i menaxhuar i kontrollit të kufijve, TIMS prej vitesh përdoret në të gjitha pikat e kalimit kufitar në vend. Asnjë person me precedentë penal, apo i dënuar në autoritete shqiptare dhe të huaja, nuk mund të depërtojë në Shqipëri dhe të dalë jashtë saj, pasi të gjitha pasaportat përpunohen në këtë sistem që ka të integruar databazën për të gjithë shtetasit si dhe të gjithë informacionin e sistemit të Interpolit. Nëse personi është në kërkim, i dënuar apo i pasqyruar si shtetas me potencial rrezikshmërie, menjëherë kjo pasqyrohet në sistem dhe policia kufitare procedon me arrestimin e tij.

Daljet janë gjithashtu problem, por në këtë ‘divorc’ diplomatik, ajo çfarë është shqetësuese janë hyrjet. Duke qenë se qeveria shqiptare është e bindur se pas këtyre sulmeve qëndron Irani, kush i garanton qytetarët shqiptarë se gjatë kësaj periudhe që sistemi TIMS ka qenë jashtë funksionit, në vendin tonë nuk kanë arritur të depërtojnë elementë terroristë.

TIMS skanon çdo njeri në hyrje dhe është sistem që nuk manipulon, dikton identitetin e qytetarëve që futen në vend përmes shenjave të gishtave dhe jep alarmin kur bie në kontakt me një pasaportë false. Ndërsa blloqet që aktualisht kanë në duar efektivët në kufi janë totalisht të manipulueshëm. Kjo, pa iu futur dyshimeve të ndonjë bashkëpunimi të mundshëm apo korrupsioni mes kontigjentëve që synojnë të futen në Shqipëri dhe vetë policëve kufitarë.

Irani nuk e ka konsideruar asnjëherë Shqipërinë një vend mik, por situata u bë akoma më e sertë kur në janar të vitit 2020, lideri suprem i Iranit e quajti vendin tonë, ‘një shtet europian të mbrapshtë që ka bërë komplot me SHBA dhe tradhtarët e MEK kundër Iranit’.

Mikpritja e anëtarëve të opozitës iraniane MEK në Shqipëri, bëri që Irani ta konsideronte vendin tonë si një shtet që mbështet terroristët. Muxhahedinët në Shqipëri kanë ardhur që në vitin 2012, kur kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha pranoi kërkesën e qeverisë amerikane për të pritur rreth 210 muxhahedinë të MEK.

Numri i tyre u shtua në vitin 2014, kohë kur në pushtet kishte ardhur kryeministri Edi Rama. Deri më tani, mbi 3 mijë muxhahedinë strehohen në Manzë të Durrësit, në kampin e quajtur ‘Ashraf 3’.

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë vizituar kampin shumë herë dhe kanë mbajtur konferenca aty, por frika se mos qeveria iranine, ‘nën petkun e diplomatëve’ sulmonte vendin, ka ekzistuar gjithmonë.

Kulmi ishte ngjarja e vitit 2018, në ditën e Sulltan Nevruzit. Të ‘maskuar’ si gazetarë, disa persona me shtetësi iraniane kishin organizuar një sulm terrorist por që u parandalua. Koka e grupit ishte një operativ i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN, ndërsa tri ishin bashkëpunëtorët e tij, Abdolkhalegh MALEK ZADEH, i datëlindjes 21 Prill 1979 që njihej si “Ferhat”’; Erwin ARAM, i datëlindjes 13 Korrik 1974, njihet si “Alireza NAGHASHZADEH” dhe Abdulselam TURGUT, i datëlindjes 27 Maj 1967.

Përfaqësuesi i opozitës iraniane në Uashington, Ali Safavi tregoi se terroristët kishin nisur mbledhjen e bazës materiale të eksplozivëve dhe so do të godisnin nëpërmjet një makine-bombë kampin Ashraf, gjatë festës së Novruzit të vitit 2018, në datën 20 Mars. Ata kishin ardhur në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit duke kaluar pa asnjë problem kontrollin policor, edhe pse sistemet në atë kohë ishin totalisht funksionalë. Ruajtja dhe survejimi i tyre është bërë pas sinjalizimit të ndërkombëtarëve. Ata u ndaluan e u morën në pyetje, por më pas u liruan për tu mbajtur nën vëzhgim duke sjellë zbulimin e rrjetit. Shënjestër dyshohet të ishte edhe Kreu i Gjyshatës Botërore të Bektashinjve, Edmond Brahimaj, i njohur gjerësisht si Baba Mondi.

Koha kaloi dhe rreziku nuk u pakësua. Sërish në korrik të këtij viti, Ambasada e SHBA publikoi një njoftim duke sqaruar është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë. Samiti do të mbahej në kampin e muxhaedinëve iranianë në MEK, pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022 dhe Ambasada e SHBA bënte thirrje për shtyrjen e kësaj conference dhe mbajtjen nën vëzhgim të kësaj situate, duke shtuar vigjilencën dhe duke shmangur një tjetër sulm.

A ekziston rreziku i një sulmi të tretë me dobësimin e ‘kontrollorëve’ në kufi? A e ka shtuar Antiterrori vigjilencën në lidhje me këto kërcënime? Cilat zona po mbahen nën vëzhgim? A ka garanci sot Shqipëria për sigurinë në Manzë? Deri më tani nuk është mbledhur asnjë institucion sigurie, Presidenti Bajram Begaj nuk e ka urdhëruar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtare dhe nuk dihet nëse ka ndonjë koordinim mes institucioneve. Ndërsa ministri i Brendshëm Bledi Çuçi flet për lëvizjen e qytetarëve, por jo për mundësinë e infiltrimit të elementëve të rrezikshëm apo terorristë.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës