8 Prill 2025, 10:58
Nga N.F
Resuli
TIRANË-Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli ka komentuar situatën e rëndë me sigurinë ushqimore në Shqipëri. Resuli i ftuar në emisionin e mengjesit "KAFE SHQETO" në Syri tv u shpreh se ndodhemi në një situatë të kapitullimit të Ministrisë së Bujqësisë.
Ai theksoi se jemi në situatën që skandali mbulon skandalin gjë e cila sipas tij është e frikshme. Resuli theksoi se edhe vetë ministrja është e ndërgjegjshme se situata i ka rrëshqitur nga duart dhe që nuk e ka mbledhur në kohën e duhur dhe nuk ka bërë lëvizjet e duhura. Sipas tij gjendemi në një terrorizëm ushqimor.
"Në kemi një kapitullim, jo shthurje, të Ministrisë së Bujqësisë në bërsinë e saj, sepse nëse ne flasim sot për sigurinë ushqimore ka një shkak pasojë, ka një origjinë çdo gjë të cilat vijnë në mënyrë graduale deri ne pikën ku jemi sot, që skandali mbulon skandalin. Dhe kjo në fakt është e frikshme. Edhe rasti i drejtorit të Tiranës i cili e kishte dhënë dorëheqjen në kohë me diell por që ministrja ja mbante letrën për një ditë me shi. E thënë ndryshe edhe vetë ministrja është e ndërgjegjshme se situata i ka rrëshqitur nga duart që nuk e ka mbledhur në kohën e duhur dhe nuk ka bërë lëvizjet e duhura, përkundrazi e ka vënë poshtë kjo situate e cila në fakt në fund të ditës pasojat e rënda i vuajmë ne. I vuajnë fëmijët tanë, u vuan konsumatori.
Për të mbetur pak tek pjesa teknike. Rastet janë bërë aq të shpeshta sa ne sot gjendemi në një terrorizëm ushqimor. Unë di të them me bindje të plotë që siguria ushqimore në nivel botëror konsiderohet çështje e sigurisë kombëtare. Imagjino tani që një vend armik i Shqipërisë të dojë të fusë një substancë në një produkt ushqimor dhe çfarë ndodh pastaj me të gjithë popullatën shqiptare. Kemi konsumuar mbi 3500 kg fileto pule që mund të ushqesh mbi 1000 njerëz e me dhjetëra fëmijë. Pra ne kemi qene në mëshirë të fatit… Kemi Skandalin e filetove te pulës, atë të mandarinave që u konsuamuan, luleshtrydhet, specat që u kapen në Kroaci…. Nuk përjashtohet mundësia që ne të gjitha këto ti kemi konsumuar. Ministria ka kapitulluar për të përmbushur ligjin dhe për të dhënë garanci për konsumatorin," tha Resuli.
ervin resuli
Aktualitet
8 Prill 2025, 10:48
N.F
Foto ilustruese
MANZË- Një 39-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotmë në Durrës. Arrestimi ...
Aktualitet
8 Prill 2025, 10:39
N.F
Pamje nga kërkimet
HAS- Kërkimet për 27-vjeçarin Ajet Lleshi kanë vijuar edhe ditën e sotme. I riu prej dy ditësh...
Aktualitet
8 Prill 2025, 10:33
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
VLORË- Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Mësohet se i...
Aktualitet
8 Prill 2025, 10:14
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Pacientët në vendin tonë përveç mungesës së medikamenteve e qindra problemeve ...
Aktualitet
8 Prill 2025, 10:09
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Industrisë, Ndërmarrëisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për rregullimin e ç...
Aktualitet
8 Prill 2025, 09:53
N.F
Arrestimi
DURRËS- Një 49-vjeçar egjiptian është vënë në pranga në Durrës. Arrestimi i tij ka ardhur pas...
Aktualitet
8 Prill 2025, 08:24
N.F
Vladimir Topjana
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e43-vjeçarit shqiptar, Vladimir Topjana në Itali. Ngj...
Aktualitet
8 Prill 2025, 07:22
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Sektori i bujqësisë sidomos dega e pemëtarisë mori një goditje të fortë ditët e fundit...
Aktualitet
8 Prill 2025, 07:20
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe plakja e saj kanë implikime të rënd&eu...
Aktualitet
8 Prill 2025, 07:20
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kjo e martë do të jetë me mot të qëndrueshëm, por me temperatura të ulëta. ...