LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shqiptari vret gruan rumune në Itali, fsheh trupin për 2 ditë, tentoi arratisjen, vetëdorëzohet

Shqiptari vret gruan e tij në Itali. Avni Meçje u shpall në kërkim nga autoritetet italiane pasi dy ditë më parë ka vrarë bashkëshorten rumune, Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeçe. Ai u vetëdorëzua në polici, disa orë pasi autoritetet nisën kërkimet për të. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën ku jetonte çifti, në Bolzano, pas një sherri të zakonshëm mes çiftit. Por këtë herë, dhuna ka përfunduar me vrasjen e 35-vjeçares. Për dy ditë me radhë, shqiptari e ka mbajtur në shtëpi gruan, të mbështjellë në batanije, por, gjatë mbrëmjes së kaluar, një telefonatë e bërë prej tij ka zbuluar krimin. • Meçja ka telefonuar një të afërm të cilin e ka vënë në dijeni për krimin e rëndë dhe i ka thënë se do të kthehej në Shqipëri. Pas përgjimit të kësaj telefonate, autoritetet janë vënë në lëvizje dhe kanë shkuar në shtëpinë ku jetonte çifti, aty kanë gjetur gruan e vrarë. • Fqinjët e çiftit kanë treguar se ata ziheshin shpesh dhe se shqiptari e dhunonte të shoqen, e cila punonte banakiere në një lokal pranë zonës ku banonin.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

KRIMI brenda familjes në Itali, vrau gruan rumune, shqiptari dorëzohet pas disa orësh në polici

Shqiptari vret gruan rumune në Itali, fsheh trupin për 2 ditë,
Avni Mecja

ITALI- Avni Meçja, shqiptari i cili vrau gruan e tij rumune në Itali është dorëzuar në polici. Mediat italiane raportojnë se Meçja vendosi që të dorëzohej vetë në polici, duke pranuar në këtë mënyrë krimin për të cilin është penduar. 

Autori, gjatë një telefonate me të vëllanë, i cili jeton në Verona, pranoi krimin, rrëfeu se i duhej të largohej, mirëpo ndryshoi mendje duke u vetëdorëzuar.

Avni Meçje vrau bashkëshorten e tij rumune, Alexandra Elena Mocanu dy ditë më parë, por krimi u zbulua vetëm një natë më parë, kur shqiptari telefonoi familjarët e tij dhe i lajmëroi se do të kthehej në Shqipëri pasi kishte vrarë të shoqen. Kjo telefonatë vuri në lëvizje autoritetet që shkuan në banesën e çiftit dhe gjetën trupin e 35-vjeçares së mbështjellë me batanije. Fqinjët rrëfyen për autoritetet se dyshja ziheshin shumë pasi shqiptar iishte xheloz. 

3 VITE ME PARE

E vrau në Itali! Publikohet FOTOJA nga shtrati, kur shqiptari surprizonte bashkëshorten rumune me trëndafila e shampanjë

Shqiptari vret gruan rumune në Itali, fsheh trupin për 2 ditë,
Avni Meçje dhe Alexandra Elena Mocanu

ITALI- Avni Meçje, shqiptari që vrau bashkëshorten rumune në Itali e surprizonte atë me trëndafila e shampanjë. Në një foto që është publikuar në rrjetet sociale dhe nga mediat italiane, dyshja shihen të shtrirë në shtrat teksa pozojnë krah njëri-tjetrit në mënyrë romantike. Meçje në dorë mban një shishe shampanjë dhe shtratin duket se e ka zbukuruar me petale trendafili e tollumbace. Nuk dihet se me ç'rast është shkrepur kjo foto, por në mes të çiftit, duket një tortë. 

Avni Meçje vrau bashkëshorten e tij rumune, Alexandra Elena Mocanu dy ditë më parë, por krimi u zbulua vetëm një natë më parë, kur shqiptari telefonoi familjarët e tij dhe i lajmëroi se do të kthehej në Shqipëri pasi kishte vrarë të shoqen. Kjo telefonatë vuri në lëvizje autoritetet që shkuan në banesën e çiftit dhe gjetën trupin e 35-vjeçares së mbështjellë me batanije. Fqinjët rrëfyen për autoritetet se dyshja ziheshin shumë pasi shqiptar iishte xheloz. 

3 VITE ME PARE

Shqiptari vrau gruan në Itali, 'pendohet' pas krimit, Mecje kërkon falje në rrjetet sociale

Shqiptari vret gruan rumune në Itali, fsheh trupin për 2 ditë,
Alexandra Elena Mocanu

ITALI- Shqiptari Avni Meçje, është penduar pas krimit. Mecje, i cili është arratisur pasi vrau bashkëshorten e tij rumune, Alexandra Elena Mocanu, ka shkruar në rrjetet sociale duke kërkuar falje. Mediat italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi në një apartament në katin e pestë të pallatit në numrin 24 në Viale Trieste. Aty u gjet trupi i Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeçe, banakiere në një qendër tregtare.

Shqiptari mundi të largohej me makinën e Aleksandrës, duke marrë me vete edhe telefonin e saj. Besohet se ai ndodhet në jug, drejt Veronës, ku ka të afërm. Dhe pikërisht këtyre anëtarëve të familjes ai dyshohet se u tha se ishte në arrati dhe ishte në kërkim.

Ata të shqetësuar, kontaktuan me forcat e policisë duke shprehur frikën dhe duke kërkuar që të bëheshin kontrolle në banesën ku banonte çifti.

Një hipotezë hetimore është se burri është larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij dhe mund të jetë nisur për në Shqipëri.

Avni Meçje vrau bashkëshorten e tij rumune, Alexandra Elena Mocanu dy ditë më parë, por krimi u zbulua vetëm një natë më parë, kur shqiptari telefonoi familjarët e tij dhe i lajmëroi se do të kthehej në Shqipëri pasi kishte vrarë të shoqen. Kjo telefonatë vuri në lëvizje autoritetet që shkuan në banesën e cciftit dhe gjetën trupin e 35-vjeçares së mbështjellë me batanije. Fqinjët rrëfyen për autoritetet se dyshja ziheshin shumë pasi shqiptar ishte xheloz.

3 VITE ME PARE

Stërvitja e fundit në Durrës, Shqipëria përgatitet para miqësores ndaj Arabisë Saudite

Shqiptari vret gruan rumune në Itali, fsheh trupin për 2 ditë,

SHQIPËRI- Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet në Durrës për miqësoren e 26 tetorit ndaj Arabisë Saudite. Në drejtimin e trajnerit Edy Reja dhe stafit teknik skuadra ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Niko Dovana” para nisjes për në Abu Dabi.

Në këtë seancë kanë marrë pjesë 18 nga lojtarët e thirrur me mesfushorin Arbnor Muçolli, i cili është bashkuar të dielën mbrëma me grupin dhe është stërvitur rregullisht sot me ekipin. Tekniku Reja ka provuar vendosje të ndryshme taktike me lojtarët në këtë seancë, teksa ekipi do të ketë edhe një stërvitje në stadiumin e ndeshjes të martën pasdite. Kombëtarja do të niset sot pasdite për në Abu Dabi, ku do të mbërrijë në orët e darkës për t’u akomoduar menjëherë në hotel.

Pesë nga futbollistët e ftuar do të udhëtojnë menjëherë në Abu Dabi të hënën për t’u bërë pjesë e Kombëtares. Bëhet fjalë për Ardit Tolin, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani, të cilët janë të impenjuar këtë të diel me klubet e tyre. Ky test është një mundësië mjaft e mirë për lojtarët e spikatur të kampionatit që të tregojnë vlerat e tyre dhe të fitojnë shansin për të qenë sërish pjesë e Kombëtares kuqezi.

Miqësorja Arabi Saudite – Shqipëri do të luhet të mërkurën, datë 26 tetor në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit dhe do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare).

E.Ç (Dosja.al)

3 VITE ME PARE

U gjet e mbështjellë me batanije, 35-vjeçarja dyshohet se është vrarë dy ditë më parë nga burri shqiptar

Shqiptari vret gruan rumune në Itali, fsheh trupin për 2 ditë,

ITALI- Alexandra Elena Mocanu është gjendur e vdekur dhe e mbështjellë me batanije në dhomën e saj të gjumit nga policia në Bolzano. Autor i ngjarjes mendohet të jetë bashkëshorti i saj shqiptar Avni Mecje, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Sipas mediave vendase, zbulimi i trupit të pajetë të 35-vjeçares rumune është bërë të dielën pasdite por në ekspertizën paraprake dyshohet se ajo mund të ketë vdekur të shtunën.

Kjo histori ka tronditur komunitetin dhe lagjen rezidenciale të qendrës historike të Bolzanos ku agjentët po hetojnë për të kuptuar arsyet që kanë shtyrë 42-vjeçarin shqiptar drejt krimit të rëndë.

Ende po vijojnë edhe analizat brenda shtëpisë për të hetuar rrethanat e ngjarjes tragjike, ndërkohë prokurori i çështjes ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në trupin e pajetë të 35-vjeçares. Rezultatet do të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes dhe do të ndihmojnë forcat e rendit për të rindërtuar dinamikën e asaj që ndodhi.

Pasi vëllai i burrit dha alarmin, zjarrfikësit dhe autoritetet hapën derën e banesës dhe bënë zbulimin tronditës dhe ende nuk ka detaje mbi modalitetet e krimit dhe shkaqet e vdekjes, hetuesit po ruajnë konfidencialitetin maksimal.

3 VITE ME PARE

Vrau gruan dhe u arratis drejt Shqipërisë, telefonata e familjarëve që zbuloi krimin e 42-vjeçarit shqiptar

Shqiptari vret gruan rumune në Itali, fsheh trupin për 2 ditë,
Alexandra Elena Mocanu

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme ku një 35-vjeçare, me origjinë rumune, është vrarë nga bashkëshorti i saj shqiptar, 42-vjeçari Avni Mecje.

Sipas mediave vendase, policia është vënë në lëvizje nga një telefonatë e marrë nga familjarët e Mecjes, të cilët jetonin në një qytet tjetër nga ai, ku dhe u zbulua trupi i pajetë i Alexandra Elena Mocanu i mbuluar me një batanije.

Mecje pas kryerjes së krimit, dyshohet se ka marrë telefonin dhe makinën e gruas së ndjerë dhe është nisur nga Bolzano në drejtim të Shqipërisë.

Në momentin që është larguar me makinë, Mecje ka telefonuar disa familjarë të cilëve i ka thënë se po arratiset drejt vendlidnjes pasi ishte në kërkim. Pikërisht kjo telefonatë ka çuar në zbardhjen e krimit të rëndë dhe trupit të viktimimës.

3 VITE ME PARE

Dyshohet se ishte xheloz, flasin fqinjët e shqiptarit që vrau gruan në Itali: Ata grindeshin shpesh

Shqiptari vret gruan rumune në Itali, fsheh trupin për 2 ditë,
Alexandra Elena Mocanu

ITALI- Detaje të reja kanë dalë në dritë pas krimit të rëndë të ndodhur në Bolzano të Italisë ku 42-vjeçari shqiptar Avni Mecje ka vrarë bashkëshorten e tij rumune Alexandra Elena Mocanu.

Sipas mediave vendase, alarmin e dhanë disa fqinjë në pallatin ku banonte çifti pasi kishin dëgjuar zhurma dhe ulërima që vinin nga apartamenti i tyre.

Në dëshmitë e para të fqinjëve ata u shprehën se çifti grindej vazhdimisht dhe shkaku kryesor mendohet të ishte xhelozia e shqiptarit nga gruas së tij 35-vjeçare. Ndërkohë nga ana e policisë nuk ka patur asnjë ankesë apo denoncim as nga fqinjët dhe as nga çifti.

Pas njoftimit që mori nga disa familjarë të Mecjes, policia shkoi menjëherë në vendngjarje ku dhe gjeti trupin e pajetë të Mocanu të mbuluar me batanije.

 

3 VITE ME PARE

FOTO-EMRAT/ Shqiptari vret bashkëshorten rumune në Itali, arratiset drejt Shqipërisë

Shqiptari vret gruan rumune në Itali, fsheh trupin për 2 ditë,
Alexandra Elena Mocanu dhe Avni Mecje

ITALI- Një shqiptar i identifikuar si Avni Mecje ka vrarë bashkëshorten e tij në Itali dhe është arratisur drejt Shqipërisë. Mediat italiane shkruajnë se Alexandra Elena Mocanu, një 35-vjeçare me origjinë nga Rumania është ekzekutuar gjatë mbrëmjes së kaluar nga bashkëshorti i saj shqiptar. E reja është gjetur e mbështjellë me një batanije në banesën ku jetonte çifti, në Bolzano.

Sipas mediave vendase, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por gruaja, e cila punonte banakiere, dhunohej vazhdimisht nga shqiptari. Tashmë kanë nisur kërkimet për shqiptarin. Para se të arratisej, ai ka bërë një telefonatë me familjarët e tij, të cilët i ka lajmëruar për krimin dhe për faktin se do të kthehej në Shqipëri.

Fqinjët e çiftit kanë pohuar para policisë se kanë ata kanë patur grindje të vazhdueshme, madje herë pas here përfundonte dhe në pvrdorimin e dhunës. Por policia italiane deri më tani nuk ka akuza të ngritura ndaj bashkëshortit shqiptar të viktimës 35-vjeçare.

Më pas është zhdukur pa gjurmë. Autoritetet italiane kanë njoftuar ato shqiptare dhe pritet që në vijim të ketë kontrolle në zonën e lindjes së Mecjes.

shqiptari vret gruan ne itali alexandra elena mocanu avni mecje

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës