LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria rekord për numrin e të burgosurve, Komiteti i Helsinkit: Gjykatat të bindura pas vullnetit të prokurorit!

Referuar ligjit, për veprat penale jo shumë të rrezikshme i gjithë ky proces duhet të mbyllet për një hark kohor brenda tre muajsh, dhe deri në 6 muaj në rastet e veprave që mbulon prokuroria e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK.

5 Mars 2025, 21:57 Nga N.F
Shqipëria rekord për numrin e të burgosurve, Komiteti i
Foto ilustruese

TIRANË- Ndalimi i të dyshuarit për kryerjen e një vepre penale bëhet nga Policia e Shtetit, e cila është përgjegjëse për ndalimet arrestimet në flagrancë; mbajtjen deri në 72 orë në ambientet e dhomave të sigurisë të personave të dyshuar dhe transferimin e tyre më pas në IEVP.

Më pas hyn në lojë prokuroria që referuar provave të mbledhura nga policia, dhe prova të tjera që siguron duke ngritur akuzën. Pas këtij momenti dosja me të gjitha provat depozitohet në gjykatë që konfirmon ose jo masën e kërkuar nga prokurori. I gjithë ky sistem ka çaluar në gjykimin e ekspertëve të fushës.

“Ne shikojmë që preken gjithnjë e më shumë disa kategori të caktuara të shoqërisë që janë kategoritë vulnerabël për shkak të problematikave dhe varfërisë ata nuk kanë mundësi të marrin një avokat që ti përfaqësojë denjësisht. Kemi parë në vendimet e caktimit të masave të sigurimit që je pjesë e mirë e shtetasve që përfundojnë me avokat kryesisht, seancat për vlerësimin e ndalimit dhe caktimit të masave të sigurimit në gjykata janë formale, prokurori që argumenton nevojat e sigurimit e bën mbi provat që ka mbledhur policia gjyqësore, por s’ka verifikim, avokatët nuk janë njohur mjaftueshëm me këto prova dhe nuk paraqesin prova të tyre se si mund të zbuten dënimet”, u shpreh Erinda Skëndaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Referuar ligjit, për veprat penale jo shumë të rrezikshme i gjithë ky proces duhet të mbyllet për një hark kohor brenda tre muajsh, dhe deri në 6 muaj në rastet e veprave që mbulon prokuroria e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK. Megjithatë mijëra të paraburgosur çdo vit, qëndrojnë në burg në mënyrë të padrejtë, shpeshherë edhe në tejkalim të përcaktimeve ligjore.

Kemi identifikuar një problematikë të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, kemi pasur shumë ankesa dhe kemi bërë edhe rekomandime. Kemi pasur vendime të pazbardhura mbi 12 muaj. Pra kalon afati krejtësisht të palogjikshme, sepse gjyqtarët kanë ngarkesë të madhe”, u shpreh Erinda Ballanca, Avokati i Popullit.

Kjo politikë represive e drejtësisë penale ka prodhuar jo vetëm një numër marramendës të paraburgosurish, por Shqipëria thyen rekordin në Evropë si vendi me më shumë të burgosur për 100 mijë banorë.

Sipas Europris, një mekanizëm i Këshillit të Evropës që mbledh të dhëna për sistemin peritenciar në 49 vende të ndryshme, në vitin 2023 Shqipëria numëronte 178 të dënuar për 100 mijë banorë, nga 148 që kishte në vitin 2010.

Sa i përket fqinjëve tanë në rajon, Bosnja Hercegovina regjistron numrin më të ulët të dënuarve me vetëm 50 për 100 mijë banorë, ndërsa Mali i zi dhe Maqedonia numërojnë përkatësisht 168 dhe142 të burgosur për 100 mijë banorë.

Rekordin për numrin më të lartë të burgosurve e ka Turqia që numëron 408 të burgosur për 100 mijë banorë. Sipas këtij mekanizmi Shqipëria renditet ndër vendet që ka edhe numrin më të lartë të të paraburgosurve që ende nuk kanë marrë një dënim, një e dhënë që ka ardhur duke u përkeqësuar që nga viti 2010./ TCH

policia komiteti i helsinkit burgje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet