LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria përballë nevojës për burime të reja energjitike, eskpertët: Situata përkeqësohet vit pas viti

Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar prodhimi i energjisë elektrike shënoi një rënie prej 21.9% krahasuar me një vit më parë, ndërsa importi bruto i energjisë u rrit me 35.1%. Në këto kushte, është i domosdoshëm diversifikimi me shpejtësi i burimeve të energjisë për të mbuluar konsumin vendas të energjisë jo vetëm nga burimet ujore, por edhe nga energjia e rinovueshme e përfituar nga dielli dhe era.

5 Mars 2023, 19:30 Nga DOSJA
Shqipëria përballë nevojës për burime të reja
Foto Ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri, shpallja dy vite më parë e emergjencës në sektorin e energjisë dhe kriza energjetike në Europe, shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë, kanë nxitur nevojën e shfrytëzimit të burimeve të reja energjetike.

Eksperti i energjisë, Gjergj Simaku, thotë se energjia po del me shpejtësi në plan të parë të axhendave qeveritare, por edhe të qytetarëve. Shqipëria e ka mbështetur prodhimin e energjisë nga hidrocentralet, kryesisht ata që gjenden në kaskadën e Drinit, ç’ka do të thotë se siguria e prodhimit të energjisë është e varur nga reshjet dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike.

“Situata çdo vit është në një kurbë që zvogëlohet prodhimi i energjisë në verë dhe rritet shumë në periudhën e reshjeve. Dhe kjo është logjike. Disa herë është i lartë, kur viti është i lagësht, dhe disa herë është shumë i ulët. Por, në mesatare ne arrijmë të sigurojmë të paktën 80% të nevojave. Në momentin kur reshjet shfaqen, ne prodhojmë dhe hidrocentralet zbrazen për shkak të rritjes së konsumit", thotë eksperti i energjisë, Gjergj Simaku.

Kjo, thotë eksperti Simaku, ka bërë që Shqipëria të ekspozohet thuajse çdo vit në importin e energjisë gjatë periudhës së verës, kur edhe çmimet e energjisë në tregun rajonal dhe ndërkombëtar janë më të larta.

Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar prodhimi i energjisë elektrike shënoi një rënie prej 21.9% krahasuar me një vit më parë, ndërsa importi bruto i energjisë u rrit me 35.1%. Në këto kushte, është i domosdoshëm diversifikimi me shpejtësi i burimeve të energjisë për të mbuluar konsumin vendas të energjisë jo vetëm nga burimet ujore, por edhe nga energjia e rinovueshme e përfituar nga dielli dhe era.

“Sistemat fotovoltaike duhet të kenë një prodhim të barabartë me ato hidrike në mënyrë që Shqipëria, në mënyrë të vazhdueshme, të ketë energji dhe të rrisë sigurinë e furnizimit me energji. Nëse do të kishim të instaluara të paktën 3 GW, ose 3 mijë MW centrale fotovoltaikë, sado të vogla apo të mëdha që të jenë ato, ne sot do të ishim në kushte jashtëzakonisht të mira”, thotë eksperti i energjisë, Gjergj Simaku.

Sipas INSTAT, në Shqipëri vetëm 0,7 % i prodhimit neto të energjisë elektrike u prodhua në vitin 2022 nga impiantet fotovoltaike, tregues ky ende mjaft i ulët. Sistemet fotovoltaike, sipas ekspertit Simaku, duhet të kenë një prodhim të barabartë me atë të prodhuar nga hidrocentralet e mëdhenj dhe të vegjël, për të rritur sigurinë e prodhimit dhe furnizimit gjithëvjetor me energji.

Për drejtuesin e Qendrës Burimore Mjedisore, Mihallaq Qirjo, nevoja e diversifikimit të burimeve energjetike dhe përshtatja me direktivat e BE-së është pjesë e përmirësimeve ligjore në projektligjin “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”.

“Vendi, këto kohë, po kalon në disa rregullime ligjore të rëndësishme. Është në diskutim projektligji për prodhimin e energjive të rinovueshme. Akoma nuk ka kaluar në parlament, po është në diskutim publik. Gjithashtu, vitin e shkuar pati një sërë nismash mbështetëse ekonomike për aktorët që janë të interesuar për të instaluar panele diellore, sepse janë energji të cilat jo vetëm ndotin më pak mjedisin, por sjellin edhe përfitim ekonomik”, thotë drejtuesi i Qendrës Burimore Mjedisore, Mihallaq Qirjo.

Në përpjekje për të nxitur prodhimin e energjisë nga impiantet fotovoltaikë, Agjencia e Efiçencës së Energjisë po mbështet 2000 familje me 70 % të vlerës së instalimit të impianteve diellore për ngrohjen e ujit. Ndërkohë, sipas Ministrisë së Energjetikës, në vitin 2022 janë miratuar 7 projekte fotovoltaike në sektorin privat të energjisë, ndërsa 55 të tjera janë në trajtim. Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar se, deri në vitin 2030 Shqipëria synon të përmbushë 30 përqind të nevojave nga impiantet fotovoltaikë, një objektiv ky i vështirë për tu realizuar.

Marrë nga VOA

Marrë nga VOA

energjia ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet