LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria, nga klimë mesdhetare drejt asaj subtropikale

Prej vitit 1994 Shqipëria është angazhuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Kufizimi i rritjes së temperaturave është një prej objektivave kryesore që këto tre dekada i ngjan një lufte me mullinjtë e erës. Temperaturat e ajrit në Shqipëri janë rritur ndjeshëm, duke shkuar ndesh me angazhimet për klimën.

6 Mars 2025, 12:07 Nga Esmeralda Topi

Shqipëria, nga klimë mesdhetare drejt asaj subtropikale

Mëngjesin e 20 janarit, ndërsa përgatitej të raportonte temperaturat e ajrit në Tiranë për Institutin e Gjeoshkencave, vrojtuesi Islam Kola u befasua nga rezultatet. Atë të hënë, temperatura maksimale rezultoi 20°C, plot 8.4 gradë mbi mesataren tridhjetëvjeçare. 

“Temperatura mesatare maksimale e ajrit në janar po t’i referohemi mesatareve shumëvjeçare 1961-1990 është në vlerat 11.6 gradë.”, argumenton Dr. (K). Ing. Anira GJONI, eksperte mjedisi në Departamentin e Meteorologjisë – Instituti i Gjeoshkencave. 

Kjo situatë nuk është e pazakontë, pasi të dhënat historike tregojnë se anomalitë e temperaturave janë vërejtur edhe në vite të tjera.

‘Temperaturat, kanë anomali pozitive. Por midis të tre elementëve, temperatura mesatare maksimale dhe minimale, anomali më të lartë e kanë temperaturat maksimale.’- vëren Prof.Dr. Petrit Zorba, Meteorolog, pranë Institutit të Gjeoshkencave. 

Këto ndryshime nuk janë të kufizuara vetëm në Shqipëri, por pasqyrojnë një prirje globale të rritjes së temperaturave. Janari i këtij viti shënoi rekord në temperaturat globale. 

“Janari ishte 1.75 gradë Celsius më i nxehtë sesa në kohërat paraindustriale, duke vazhduar këtu shënimin e temperaturave rekord që u regjistruan më 2023 dhe 2024, teksa emetimet e gazrave serrë po ngrohin planetin.”- informoi Faktoje.al Copernicus, shërbimi satelitor i Bashkimit Evropian për ndryshimet klimatike. 

Temperatura ekstreme 

Në Shqipëri, viti që lamë pas u karakterizua nga temperatura jashtëzakonisht të larta, duke konfirmuar ndikimin e ndryshimeve klimatike. Të dhënat e Rrjetit Kombëtar të Monitorimit Meteorologjik vërtetojnë se rekordi i temperaturave të ajrit u shënua në muajt korrik dhe gusht. 

“Vlerat e temperaturave minimale dhe maksimale të ajrit janë më të larta sesa norma shumëvjeçare 1960-1990.”, shpjegon Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave. Temperaturat mesatare maksimale të ajrit për muajin gusht shënuan një rritje prej 6.2°C mbi mesataren e 30 viteve të fundit. Edhe korriku tregoi një tendencë të ngjashme, duke rezultuar 5.6°C mbi normën shumëvjeçare.

Kjo tendencë e rritjes së temperaturave nuk u kufizua vetëm në muajt e verës, por vijoi edhe gjatë periudhave që tradicionalisht konsiderohen të ftohta, duke e bërë 2024 një vit ‘ferri’. 

“Mesatarja vjetore në rang territori, për të gjashtin vit me rradhë, rezulton rreth 2°C mbi mesataren klimatike normale.”, pohon meteorologia Tanja Porja.  

Sipas parashikimeve, edhe ky vit pritet të jetë një nga tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, pas 2024 dhe 2023.

“Në dy dekadat e fundit, vitet rezultojnë përgjithësisht më të nxehtë se normalja.”, shton më tej Porja. 

Alarmi se anomalitë e temperaturave kanë hyrë në një terren rreziku e ka kthyer vëmendjen dhe nevojën për reflektim të ndryshimeve klimatike në kryefjalë të institucioneve ndërkombëtare. 

‘Në studimin që kemi bërë për të parë projeksionet e klimës, në skenarin më të mirë pritet rritje e temperaturës nga 2 gradë në 4 gradë dhë në skenarin më të keq nga 4 gradë në 6 gradë. Kjo do të thotë se pritshmëria e rritjes së temperaturës do të rrezikojë dhe do të ndikojë në të gjithë aktivitetet e jetës së vendit.’, paralajmëron Laureta Dibra, manaxhere projekti pranë UNDP-së në Shqipëri. 

Ndryshimet klimatike janë të dukshme dhe të prekshme për këdo. Një anketë online e Faktoje.al mbi ndryshimet e motit në vitet e fundit tregoi se 71% e pjesëmarrësve mendojnë se dimrat janë bërë më të butë dhe verërat më të nxehta. Ndërkohë, 21% ndiejnë mungesën e pranverës dhe vjeshtës, ndërsa 7% vërejnë një reduktim të reshjeve dhe shtim të thatësirës. Asnjë nga të anketuarit nuk pohon se nuk ka vënë re ndryshime në klimë.

Më pak vranësira dhe më shumë diell

Temperatura e ajrit është vetëm një element që dëshmon ndryshimet klimatike në Shqipëri. Në tridhjetë vitet e fundit, orët me diell janë shtuar me 150-300 orë, ndërsa vranësirat kanë pësuar rënie të ndjeshme.

“Kjo sjell një rritje të sasive të rrezatimit që arrijnë në sipërfaqe, duke bërë që masat ajrore që mbulojnë këtë sipërfaqe të ngrohen më shumë dhe të kenë temperatura më të larta,” shpjegon profesori doktor Petrit Zorba.

Më shumë netë tropikale 

Një tjetër tregues domethënës që përforcon ndryshimet klimatike në Shqipëri janë netët tropikale – kur temperatura e ajrit gjatë natës nuk zbret nën pragun 20°C. 

Para tridhjetë vjetësh, muaji qershor regjistronte vetëm një apo dy netë të tilla, ndërsa korriku dhe gushti numëronin mesatarisht tre deri në katër netë tropikale. Sot, këto shifra janë rritur ndjeshëm.

“Në ditët e sotme, qershori ka shkuar në shtatë, tetë netë dhe më shumë. Korriku ka shkuar pranë njëzet e tetës dhe gushti pak a shumë në këto nivele,” thotë profesor Zorba.

Kjo prirje tregon qartë se jo vetëm ditët po bëhen më të nxehta, por edhe netët po humbasin freskinë e dikurshme.

Më pak reshje 

Po ashtu, Shqipëria po përballet me një ndryshim të dukshëm në modelin e reshjeve, ku sasia vjetore e tyre është pakësuar. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, numri i ditëve me reshje është ulur me rreth 11%, ndërsa sasia e përgjithshme ka pësuar një reduktim të lehtë prej 3-5%.

“Duke rënë në më pak ditë, pak a shumë po e njëjta sasi do të thotë që në ato ditë që bie, të ketë intensitet më të lartë. Intensitet më i lartë i reshët do të thotë që të ketë më shumë erosion apo rritje të probabilitetit për përmbytje,” shpjegon profesor Petrit Zorba.

Meteorologia Tanja Porja thekson se ky ndryshim ka çrregulluar tërësisht regjimin stinor të reshjeve.

“Jo vetëm që kemi më pak reshje, por ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në formën e stuhive të rrëmbyeshme dhe përmbytjeve, shpesh jashtë stinës së tyre tipike,” thotë ajo.

Dimër i copëzuar dhe verë e zgjatur

Një tjetër ndryshim i qartë i klimës në Shqipëri lidhet me mënyrën se si po shfaqen stinët. Dimri, i cili dikur shtrihej në një periudhë të gjatë nga fundi i nëntorit deri në fillim të marsit, tashmë shfaqet në intervale të shkëputura, me periudha të shkurtra të ftohti të ndërprera nga ditë më të ngrohta. Kjo tendencë është vënë re gjatë 10-15 viteve të fundit dhe ka ndikuar në reduktimin e ditëve me ngrica dhe reshjet e dëborës, të cilat po zëvendësohen gjithnjë e më shumë nga reshjet e shiut.

“Nëse dikur Dardha kishte nëntëdhjetë ditë me borë, sot s’ka më as tridhjetë,” tregon profesor Zorba nga IGJEO.

Nga ana tjetër, vera po bëhet gjithnjë e më e gjatë dhe më e nxehtë. Në vitet e fundit, temperaturat më të larta, të cilat tradicionalisht arriheshin në korrik, tani regjistrohen në gusht.

Megjithatë, një tjetër faktor që ndikon në këto matje është urbanizimi i shpejtë. 

“Stacionet meteorologjike, të cilat dikur ndodheshin në periferi të qyteteve, tani janë të rrethuara nga ndërtesa dhe asfalt, çka ndikon në efektin e “ishujve të nxehtësisë urbane,” përfundon profesori. 

Kalimet mes stinëve janë bërë më të buta, duke zbehur ndarjen e qartë mes tyre. Pranvera dhe vjeshta po humbasin karakteristikat e tyre tipike, me më pak reshje dhe temperatura gjithnjë e më të larta, duke u shkrirë gjithnjë e më shumë me verën dhe dimrin. 

Shtatori, i cili dikur shënonte hyrjen në vjeshtë me temperatura më të freskëta, tashmë ndihet gjithnjë e më shumë si një muaj tipik vere. Ky ndryshim ka ndodhur gradualisht gjatë viteve dhe tashmë, në shumë raste, i gjithë muaji shtator përjetohet si pjesë e verës.

Dikur, një shprehje popullore thoshte: “Gusht e gunë”, duke treguar për freskinë që sillte fundi i gushtit. Sot, kjo nuk qëndron më. 

Fatura e kripur e klimës

Ndryshimet e klimës në Shqipëri e kanë futur vendin në krye të listës së vendeve më të rrezikuara nga katastrofat natyrore në Europë. Banka Botërore, në një raport të fundit për klimën dhe zhvillimin, vlerëson se Shqipëria duhet të investojë 6 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për të mbrojtur qytetarët dhe pronat nga rreziku në rritje i përballjes me përmbytjet, zjarret në pyje, tërmetet dhe rrëshqitjet e dheut. 

Dëmi ekonomik nga ndryshimet e klimës mund të arrijë në 7% të prodhimit të brendshëm kombëtar- nëse nuk merren masa që ekspertët i shohin si urgjente. 

Prof. Asoc. Dr. Mihallaq Qirjo, nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, thekson se autoritetet duhet t’i kenë prioritet masat përshtatëse ndaj ndryshimeve klimatike. 

“Të mbrohemi nga efektet negative qoftë të valëve të të nxehtit gjatë verës apo të fenomeneve ekstremeve gjatë dimrit si reshjet, përmbytjet. Masat përshtatëse prekin të gjithë sektorët, shëndeti, bujqësia, energjia apo turizmi dhe janë prioritare,” thekson ai. 

Laureta Dibra nga UNDP në Shqipëri shton se këto masa duhet të bëhen pjesë e planit kombëtar në mënyrë që të shoqërohen me financimet e nevojshme. 

“Disa nga masat që janë më shumë të rëndësishme dhe evidente, sicc janë masat infrastrukturore, t’i integrojmë në planin kombëtar të përshtatjes me ndryshimet e klimës. Duke qënë pjesë e planit kombëtar, financimi i tyre do të jetë pak më shumë në vëmëndjen e qeverisë qendrore dhe njëkohësisht edhe të donatorëve.”, thekson Dibra. 

Nga ana tjetër, profesor Qirjo thotë se nuk duhen lënë mënjanë as masat zbutëse ndaj ndryshimeve të klimës. 

“Ne nuk mund t’i shmangemi edhe masave zbutëse ndonëse Shqipëria ka shkarkime modeste. Në këtë drejtim sektori më prioritar që ka dhe shkarkimet më të mëdha është sektori i transportit,”, përfundon profesor Qirjo./ Faktoje.al

islam kola anira gjoni


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës