20 Nëntor 2022, 15:57
Nga F.M
Përmbytje
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e situatës në vend pas reshjeve të dendura të shiut. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se dy banesa të tjera janë përmbytur në Lezhë, ndërsa shumë akse rrugore janë bllokuar. Ministria e Mbrojtjes u bën apel qytetarëve që të kenë kujdes me lëvizjes gjatë ditës së sotme, ndërsa shton se në aksin rrugor Beltojë-Shkodër, te Harku i Bërdicës ka prezencë të Forcave të Armatosura që po ndihmojnë banorët në kalimin e rrugës.
Situata nga reshjet në vend
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile forcat e emergjencave civile po punojnë për zgjidhjen e problematikave të shkaktuara nga reshjet me intensitet të lartë, veçanërisht në Shkodër, Lezhë e Dibër.
Forcat e Armatosura po ndihmojnë banorët për të kaluar rrugën në aksin rrugor Beltojë-Shkodër, te Harku i Bërdicës, ku ka vështirësi për kalimin e mjeteve të vogla për shkak të pranisë së ujit.
Është ndërhyrë dhe normalizuar situata në dy banesa të përmbytura në fshatin Kakarriqë, të bashkisë Lezhë
Në Shkodër është ndërhyrë në një banesë në lagjen Ajasëm, ku është bërë evakuimi i familjes dhe të Xhamia e Plumbit.
Në njësinë administrative Bërdicë është bërë e mundur evakuimi i 2 familjeve.
Në bashkinë Klos po punohet për zhbllokimin e rrugës që lidh fshatin Ketë me qendrën e njësisë administrative Xibër.
Situata po monitorohet në vijim në zonën e Obotit të vjetër, në fshatrat Shirq, Mushan dhe Dajç, ku ka rrezikshmëri nga prurjet e shumta.
I gjithë sistemi i reagimit të emergjencave civile është në gatishmëri. Ministria E Mbrojtja, Agjencia e Mbrojtjes Civile u bëjnë thirrje të gjithë banorëve në zonat e rrezikuara nga përmbytjet të bëjnë kujdes me lëvizjet, të njoftojnë autoritetet në rast nevoje.
moti i keq ne shqiperi ministria e mbrojtjes
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 15:49
F.M
Shkodër
SHKODËR- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë futur në aksion dutën e sotme në Shkodër për s...
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 15:29
F.M
Polumbarët
SHKODËR- Publikohen pamjet nga Shkodra. Në videon e publikuar nga policia shihet se polumbarët janë vënë n&eu...
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 15:23
a.l
Aksident në Fushë-Krujë
KRUJË- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë-Krujë, në ...
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 15:25
F.M
Moti i keq
TIRANË- OSHEE-ja ka stakuar 40% të fiderave për shkak të motit të keq. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se p...
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 15:01
a.l
Banorët në Bërxullë
SHKODËR- Banorët e Bërxullës nuk kanë hequr dorë nga protesta kundër Ministris&e...
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 15:04
A.B
Permbytje
SHKODËR- Polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e...
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 14:41
a.l
Moti i keq në Shqipëri.
SHKODËR- Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta që kanë nisur prej orëve të pa...
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 14:58
A.B
Permbytje
SHKODËR- Policia dhe grupet e shpëtimit janë ende në kërkim të babë e bir në Malësinë e Madhe. ...
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 14:55
A.B
Ambulanca
FIER- Vdes një person në Shqipëri. Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 60-vjeçar ka ndë...
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 14:45
A.B
Stomatologu
TIRANË- Stomatologu që shëron kancerin me fruta pylli. Shohim shpesh në media apo në rrjete sociale sharlatanë t&...