Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë aksionit atyre ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri gjysëm automatike me një krehër, 256 fishekë luftarakë, rreth 600 doza lëndë narkotike, 2 peshore elektronike, radio marrëse-dhënëse si të policisë, thikë, 2 aparate celular dhe një automjet të llojit fuoristradë të markës “Toyota”.
VLORË- Katër persona, u arrestuan nga policia e Hiamrës, pasi të armatosur shpërndanin në plazhin e Gjipesë lëndë narkotike për turistët. Erlind Gjini, Mariglen Dhimogjini, Geri Beka dhe Mikela Zenunaj funksiononin në formën e një grupi kriminal. Gjatë aksionit atyre ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri gjysëm automatike me një krehër, 256 fishekë luftarakë, rreth 600 doza lëndë narkotike, 2 peshore elektronike, radio marrëse-dhënëse si të policisë, thikë, 2 aparate celular dhe një automjet të llojit fuoristradë të markës “Toyota”.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Vlorë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së dorgave në zona plazhi e lokale nate si dhe të armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjipeja” i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Himarë, Forcat Operacionale të DVP Vlorë dhe Stacioni i Policisë Dhërmi.
Goditet një grup i armatosur, që shpërndante lëndë narkotike në plazhin e Gjipesë.
Sekuestrohen armë zjarri, radio si të policisë, rreth 600 doza lëndë narkotike, muncion luftarak, armë të ftohta e një automjet fuoristradë që përdorej nga ky grup për të shpërndarë lëndën narkotike.
Vihen në pranga 4 shtetas, që vepronin në formën e një grupi kriminal.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e veprimtarisë së shpërndarjes së drogave në doza, në plazhe e lokale nate, në qarkun e Vlorës, bazuar në inteligjencën policore, se në gjirin e Gjipesë, një grup kriminal i armatosur, shpërndante lëndë narkoitke, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë në bashkëpunim të ngushtë me Forcat Operacionale të DVP Vlorë dhe Stacionin e Policisë Dhërmi kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Gjipeja”.
Si rezultat i operacionit, shërbimet e policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. Gj, 37 vjec, banues në Fier, M. Dh, 41 vjec, banues në Vuno, G. V, 28 vjec, banues në Tiranë dhe M. Z, 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
Gjatë kontrollit të çadrave të fjetjes së shtetasve të mësipërm, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri gjysëm automatike me një krehër, 256 fishekë luftarakë, 3 kavanoza qelqi dhe 4 qese plastike me rreth 600 doza lëndë narkotike, 2 peshore elektronike, radio marrëse-dhënëse si të policisë, thikë, 2 aparate celular dhe një automjet të llojit fuoristradë të markës “Toyota”.
Të katër shtetasit e vënë në pranga, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike tek pushuesit dhe turistët, që frekuentonin gjirin e Gjipesë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Policia MALËSI E MADHE- Një 33-vjeçar është gjetur i pajetë afër një banese të braktisur në afërsi...
Policia KORÇË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një 56-vjeçar ka dhunuar barbarish bashkëjetuese...
Anija DURRËS- Merr flakë një anije në portin e Durrësit. 'JOQ' ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, aty ku mund të s...
Policia DURRËS- Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe qetësisë, ...
Motori dhe sendet e viktimave GRAMSH- Shqipëria është tronditur nga tragjedia që ka kapluar familjen Zogu në Gramsh, së cil&e...
Policia VLORË- Katër persona janë vënë nën hetim nga policia, pasi kishin zënë hapësirën publike duk...
Denis Çali dhe Brusild Gjyla TIRANË- Personi në foto është Denis Çali, 33-vjeçari i cili humbi jetën në ...
Pashaporta KORÇË-Tre persona janë vënë në pranga, pas një operacioni të organizuar nga policia e Korcës, me ...
Foto ilustruese TEPELENË- Një aksident tjetër ka ndodhur në vendin tonë. Në aksin 'Levan-Tepelenë', mjeti tip Audi ka da...
Kastriot Periku GREQI- Kastriot Periku është gjetur pa shenja jete në rajonin e policisë në Kalkidha, 70 km në veri-lind...