LIVE UPDATES
Aktualitet

Shoqatat e transportit letër Ramës! Kërkohet paketa III e subvencionimit, sektori në emergjencë

Për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës qeveria vendosi rimbursimin me 100 lekë për litër për naftën e shpenzuar për muajt gusht-shtator-tetor për kompanitë e transportit. Kjo ishte paketa e dytë antikrizë në ndihmë të sektorit. E njëjta paketë u përdor për rimbursimin e naftës për muajt mars-prill-maj.

3 Nëntor 2022, 07:09 Nga A.B
Shoqatat e transportit letër Ramës! Kërkohet paketa III e
Transport

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës dhe energjetikës Belinda Balluku kërkojnë vazhdimin e subvencionit në mbështetje të sektorit për shkak të çmimit të lartë të naftës.

Për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës qeveria vendosi rimbursimin me 100 lekë për litër për naftën e shpenzuar për muajt gusht-shtator-tetor për kompanitë e transportit. Kjo ishte paketa e dytë antikrizë në ndihmë të sektorit. E njëjta paketë u përdor për rimbursimin e naftës për muajt mars-prill-maj.

Që pas krizës të Covid-19, Shoqatat e transportit theksojnë se sektori është në situatë emergjente,  pasi gjendet në vështirësi jo vetëm për të përballuar çmimin e lartë të karburantit, por edhe për pagesat e punonjësve. Për këtë arsye operatorët po operojnë me humbje.

Shoqatat e transportit theksojnë se paketa e dytë e antikrizë që përfundoi më 31 tetor ishte e mjaftueshme për të ringritur shërbimin e transportit urban dhe për rritjen e cilësisë së shërbimit nevojitet mbështetje më e madhe nga organet përgjegjëse.

Shqetësim mbetet edhe mungesa e transparencës për shpenzimet e fondit të paketës së dytë antikrizë. Për arritjen e synimeve dhe qëllimeve për të cilat ajo është krijuar, bazuar edhe në nenin 3, të Ligjit Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, nga shoqatat e transportit iu kërkohet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, informacion zyrtar se sa shpenzime janë realizuar nga fondi i subvencionimit të operatorëve të transportit urban në kuadër të VKM-së nr 255, dt 13.04.2022 “Për përcaktimin e procesverbaleve, të dokumentacionit dhe masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rrethqytetase dhe ndërqytetëse, pjesë e paketës anti krizë”, sa ka qenë ky fond i përcaktuar dhe sa është vlera e mbetur e tij.

Sipas shoqatave të transportit sektori aktualisht po haset me problematika të shumta që lidhen me veprimtarinë e tyre dhe shërbimin e ofruar; vështirësitë në operim; mungesën e kompensimit të vazhdueshëm në ndihmë të operatorëve; pamjaftueshmërinë e mbështetjes nga organet përgjegjëse; vështirësi me çmimet e larta të naftës në treg dhe pjesëve të këmbimit të nevojshëm për mirëmbajtjen e mjeteve; vështirësi në mbajtjen e punëtorëve dhe mbështetjen e stafit në këtë sektor; si dhe një sërë vështirësish të tjera që bëjnë të pamundur operimin optimal të tyre dhe shërbim me cilësi të lartë.

Për evidentimin e këtyre problematikave Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban nëpërmjet një tjetër letre dërguar ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës kërkojmë gjithashtu realizimin e një takimi të përbashkët me institucionet e qeverisjes qendrore dhe ato vendore, takim i cili do t’i ndihmojë në zgjidhjen e këtyre problematikave dhe identifikimin e tyre.

Me anë të VKM-së nr 255, dt 13.04.2022 “Për përcaktimin e procesverbaleve, të dokumentacionit dhe masës së kompesimit për shoqëritë e linjave të transportit qytas, rrethqytetase dhe ndërqytetase, pjesë e paketës anti krizë” dhe VKM 569 datë 25.08.2022 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetase , rrethqytetase dhe ndërqytetëse, pjesë e paketës anti  krizë, faza II” u vendos kompensimi me 100 lekë/ litër nafte, për t’u përdorur për transportin duke kompensuar operatorët e transportit, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga rritja e çmimit dhe njëkohësisht të rritet cilësia e shërbimit të ofruar.

Nisur nga situata aktuale, në të cilën operatorët e transportit urban dhe interurban ndodhen dhe kryejnë veprimtarinë e tyre, ky kompensim nuk ka ndikuar në rritjen e cilësisë dhe as nuk ka ofruar një ndihmë të mjaftueshme për ta. Aktualisht çmimi i naftës është shumë i lartë dhe konsumi jonë bazuar në numrin e mjeteve në treg për kryerjen e veprimtarisë së transportit/frekuencën e kërkuar është shumë i lartë dhe automatikisht sjell dhe kosto shtesë, duke bërë që operatorët të operojnë në humbje ose në mungesë fitimi.

Gjithashtu gjendja e operatorëve që pas krizës Covid-19 ka qenë në situatë të vështirë, ku operatorët kanë pasur vështirësi edhe në pagimin e detyrimeve të stafit të lindura nga kontrata e punës apo pagimin e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore të tyre.

Përpos kësaj rritja e cilësisë së shërbimit, korrektesa dhe ekzaktësia në orare janë më të vështira për tu arritur, kur operatorët janë në pamundësi financiare për të vepruar dhe nuk kanë mbështetje financiare për t’i rritur ato. Edhe në fjalimet e tyre kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku i dhanë një rëndësi shumë të madhe transportit publik, jo vetëm për numrin e lartë të punësuarve në të por edhe për rëndësinë që ky shërbim paraqet në komunitet.

Siç e tha kryeministri, kërkohet që transporti të jetë sa më shumë i përdorshëm nga qytetarët, që edhe ata qytetarë që nuk e kanë përdorur deri më sot ti drejtohen transportit publik, pikërisht për arsyet e kursimit dhe jo vetëm për çmimin, por dhe për mungesën me të cilën mund të përballet tregu i karburantit në të ardhmen.

Një nga qëllimet e realizimit të kësaj pakete ishte pikërisht kjo arsye dhe duke qenë që ende nuk është arritur, pasi kompensimi i kryer nuk ka qenë i mjaftueshëm për të ringritur shërbimin e transportit urban dhe për rritjen e cilësisë së shërbimit nevojitet mbështetje më e madhe nga organet përgjegjëse.  Për këtë kërkojmë vijimësinë e subvencionimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rrethqytetase dhe ndërqytetase.

Vijimësia e kësaj mbështetje kërkohet jo vetëm si nevojshmëri për t’u ardhur në ndihmë operatorëve të përballojnë kushtet e vështira të tregut dhe çmimet, por edhe për të vazhduar nismën e kësaj mbështetje, pra rritjen e cilësisë së shërbimit dhe zgjerimin e përdorimit të transportit publik, si një mjet efikas dhe i nevojshëm.

Transporti urban duhet të rrisë cilësinë e tij dhe për këtë ne jemi të vetëdijshëm. Gjithsesi bazuar në kapacitetet, vështirësitë që kemi kaluar, mungesën e mbështetjes qeveritare jemi përpjekur të jemi sa më korrekt me shërbimin e ofruar dhe të mbijetojmë për të mos shkuar drejt falimentimit.

Duke marrë parasysh që gjendja e operatorëve është ende e vështirë, çmimi i naftës është ende shumë i lartë dhe ka një peshë të madhe në këtë transport, kërkojmë që kërkesa jonë të merret në konsideratë dhe të trajtohet.

Kjo është një nevojë emergjente dhe si e tillë do vëmendje. Anashkalimi i saj do të sjellë jo vetëm vështirësi në operim por edhe problematika në praktikë mbi mjetet e transportit/frekuencën/oraret/cilësinë e shërbimit.

Përfundimisht kërkojmë nga ju vijueshmërinë e subvencionimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rrethqytetase dhe ndërqytetëse./MONITOR

shoqata e transportit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet