LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkoi të blinte peshk për darkë/ Shqiptari humb jetën në një aksident fatal në Itali vetëm 100 metra larg shtëpisë (EMRI)

I ndjeri ishte i njohur për mirësjelljen dhe përkushtimin e tij ndaj punës dhe në shtqpi po e priste gruaja e tij Suzana dhe dy fëmijët, Eni dhe Martina.

4 Maj 2025, 14:13 Nga M.L
Shkoi të blinte peshk për darkë/ Shqiptari humb jetën
Foto ilustruese

ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e kaluar ku si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një shqiptar. Viktima e indentifikuar si Artur Çela, ndodhej vetëm rreth 100 metra larg shtëpisë së tij pasi kishte shkuar të blinte peshk për darkë. I ndjeri ishte i njohur për mirësjelljen dhe përkushtimin e tij ndaj punës dhe në shtqpi po e priste gruaja e tij Suzana dhe dy fëmijët, Eni dhe Martina.

Ai ndodhej vetëm njëqind metra larg shtëpisë kur motoçikleta e tij u përplas me një Fiat 500 që po dilte nga një rrugë anësore për të hyrë në Via Claudia. Dinamika dhe shkqet e këtij aksidenti fatal po shqyrtohet nga Karabinierët e Portogruaro-s, të cilët po rindërtojnë incidentin përmes anketave teknike dhe dëshmive.

Përplasja ishte tepër e rëndë pasi motoçikleta u shkatërrua, dhe i ndjeri u hodh në asfalt duke goditur me forcë disa shtylla hekuri që kufizonin kalimin e biçikletave dhe këmbësorëve. Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë, së bashku me zjarrfikësit dhe policinë por kaska kishte fluturuar dhe trupi ishte pa jetë në mes të rrugës. 

Por, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të tij, nuk kishte asgjë më shumë që mund të bëhej për viktimën. Disa minuta më vonë, tragjedia pati një tjetër moment prekës ku gruaja dhe fëmijët mbërritën në vendngjarje dhe u bënë të vetëdijshëm për atë që kishte ndodhur. Një skenë dëshpërimi që i preku thellë të pranishmit.

Artur Çela ishte një njeri i respektuar, shumë i pëlqyer nga kolegët dhe miqtë. Ai punonte si shofer për kompaninë e ndërtimit Zoppelletto në Concordia dhe njihej për seriozitetin dhe pasionin e tij të madh. Me origjinë nga Durrësi, ai kishte jetuar në Itali për shumë vite dhe në vitin 1994 u martua me Suzanën, me të cilën kishte ndërtuar një jetë familjare të dashur.

Shumë mesazhe ngushëllimi kanë mbërritur për familjen. Ndër këto është edhe ajo e kryetarit të bashkisë së Portogruaro-s, Luigi Toffolo: Ngushëllimet e mia personale dhe një përqafim i madh nga unë dhe e gjithë administrata bashkiake për të gjithë ju.

Fjalë që pasqyrojnë ndjenjat e një komuniteti të tërë, i cili është mbledhur rreth familjes së viktimës. Trupi u transferua në varrezat e Portogruaros me urdhër të autoriteteve gjyqësore. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të përcaktuar se kush është përgjegjës për aksidentin dhe për të kuptuar saktësisht se çfarë e shkaktoi një tragjedi të tillë.

artur Çela

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës