Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Dyshohet se këta 2 persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin dhe shitnin doza të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në lokalet e natës, në zonën e plazhit të Durrësit.
DURRËS- Enriko Gjoka dhe Mariglen Mulellari janë vënë në pranga nga Policia. Pas një periudhe 5-mujore hetimesh me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Qindra”, për goditjen e një rasti të shitjes në doza, vuri në pranga dy të rinjtë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin dhe shitnin doza të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në lokalet e natës, në zonën e plazhit të Durrësit.
Policia sekuestroi një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në 150 doza të gatshme për shitje, një automjet, një peshore elektronike dhe 4 celularë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet pas një periudhe 5-mujore hetimesh me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Qindra”, për goditjen e një rasti të shitjes në doza, të drogave të forta. Shitnin doza të lëndës narkotike kokainë, në lokalet e natës, në zonën e plazhit, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në 150 doza të gatshme për shitje, një automjet, një peshore elektronike dhe 4 celularë. Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve dhe aksioneve të Policisë në zonën bregdetare të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe si rezultat i një hetimi 5-mujor me metoda proaktive, të iniciuar nga Policia e Durrësit dhe të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është organizuar dhe është finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar “Qindra”.
Në bazë të provave të siguruara nga hetimi, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, kapën dhe vunë në pranga shtetasit M. M., 25 vjeç dhe E. Gj., 23 vjeç, të dy banues në Xhavzotaj, Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin dhe shitnin doza të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në lokalet e natës, në zonën e plazhit të Durrësit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në 150 doza, automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas, një peshore elektronike dhe 4 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të flasë në lidhje me përplasjet dhe tensionet që ndodhën në kam...
Foto ilustruese ELBASAN- Policia e Elbasanit ka bërë me dije se një 20-vjeçar, i identifikuar me inicialet F.M., dyshohet se ka ...
Foto ilustruese PEQIN- Një aksident është shënuar ditën e djeshme në Peqin me pasojë vdekjen e një 20 vjeçar...
Foto ilustruese TIRANË- Një 18-vjeçare ka bërë denoncim në policinë e Tiranës se motra e saj minorene ësht&e...
Naureda Llagami TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka komentuar rezultatet në lidhje me hart&eu...
Foto ilustruese PËRMET- Një 23 vjeçar nga Mallakastra është arrestuar tre ditë më parë në Përmet, pasi ...
Foto ilustruese TIRANË- Një person bëhet me dije se ka vjedhur një targë të një makine pranë ambasadës së...
Eva Buzo KARABURUN- Avokatja shqiptare Eva Buzo ka ndërprerë sfidën e saj për të ardhur me not nga Italia në Shqipë...
Foto ilustruese SHKODËR- Një person është arrestuar në Shkodër dhe pesë të tjerë janë shp...
Safet Gjici KUKËS- Një mbledhje jo e zakonshme është mbajtur në Këshillin Bashkiak të Kukësit, por pa kryetari...