LIVE UPDATES
Aktualitet

Sherri për shtëpinë e fëmijërisë, 51-vjeçari dhunon të vëllanë dhe motrën: Hyri me makinë në oborr, i gjuajti me vazo vëllai, mua më kafshoi!

Të njëjtin version mbështet edhe i moshuari që është babai i dy djemve.

27 Dhjetor 2022, 13:43 Nga k.m.
Sherri për shtëpinë e fëmijërisë,
Foto ilustruese

TIRANË- Shtëpia e prindërve është kthyer në një mollë sherri midis dy vëllezërve, të cilët kanë ngritur kundër njëri-tjetrit akuza për dhunë në familje. Por vetëm njëri prej tyre përfundoi në burg, pasi kundër tij dolën të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, përfshi edhe prindërit dhe e motra. Siç rezulton nga aktet e vendosura nga policia, shtetasi B.S i moshës 51 vjeç ndonëse jeton me familjen e tij dhe kishte ndërtuar dhe një shtëpi të re, sytë dhe vëmendja e tij ishte e përqendruar tek banesa e vjetër ku ishte rritur.

E njëjta banesë ku jetojnë ndërkohë prindërit, i vëllai me fëmijët dhe e motra. Sipas dosjes, shtetasi B.S ishte konfliktuar shumë herë me njerëzit e shtrenjtë por në të gjitha rastet familja e fshehu problemin deri ditën kur kupa u mbush. Gjatë dokumentimit të faktit, përmend policia për Gazetasi.al, janë marrë deklarime të të dëmtuarve A dhe M.S që të dy motër e vëlla e më tej edhe anëtarëve të tjerë. Bëhet me dije nga policia se e para është pyetur motra e 51-vjeçarit të arrestuar e cila kujton se familjarisht u gjendën nën sulmin e vëllait.

“Isha së bashku me vëllain tjetër në oborr dhe në një moment aty hyn me automjet vëllai i madh duke përplasur portën e rrethimit. Isha në banesë dhe kam parë që vëllai më pas mori një vazo lulesh dhe goditi vëllain tjetër, shtetasin M.S. Zbrita poshtë për ti ndarë por ishte e pamundur. Në këtë kohë që po përpiqesha, B. më goditi me grushta si dhe më kafshoi. Aty u afruan edhe prindërit por duke qenë se janë të sëmurë dhe të moshuar nuk kanë mundur të bënin asgjë. Unë arrita ti ndaj vëllezërit dhe futa M. në banesë ndërsa vëllain tjetër erdhi dhe e mori bashkëshortja,”- ka deklaruar e motra e 51-vjecarit të arrestuar. E motra e pyetur tregon se shkak i konfliktit midis tyre ishte pronësia e një pjese të shtëpisë së vjetër, që po zgjaste prej pesë vitesh por që familja nuk ka bërë asnjëherë denoncim me bindjen se një ditë i afërmi do ndërgjegjësohej.

Të njëjtin version mbështet edhe i moshuari që është babai i dy djemve.

“Eshtë hera e tretë që im bir ushtron dhunë fizike ndaj djalit tjetër dhe të motrës. Shkak i konfliktit është një pjesë e shtëpisë së vjetër që djali i madh e pretendon por që nuk i shërben për asgjë, e përdor vetëm për konflikt”.

Në vijim përmendet në dosje se policia gjyqësore ka kryer këqyrjen fizike të personave të përfshirë në konflikt. Nga kjo rezulton se në parakrahun e dorës së majtë të shtetases A.S ka dëmtime në formë kafshimi të shoqëruar me skuqje dhe nxirje të lëkurës dhe e njëjta gjë është edhe në krahun tjetër.

"Poshtë gjurit vërehen dërrmishje shoqëruar me skuqje e po ashtu edhe poshtë shpatullës”, deklarohet në akt ekspertizë.

Të njëjtat dëmtime më të rënda vërehen në fytyrën e të vëllait me inicialet E.S që ka dëmtime në formën e ënjtjes, përmend policia e cila ka kryer ekzaminim edhe për 51-vjeçarin.

“Shtetasi B.S ka fraktura dhe dëmtim të lëkurës në skajin e syrit të djathtë. Ka dëmtime në mollëzat dhe në pjesën e pasme të shpinës dhe në të gjithë sipërfaqen e saj vihen re dërrmishje të shoqëruara me skuqje të lëkurës”, përmend mjeku ligjor.

I dyshuari për dhunë në familje jep alibinë e tij para policisë duke këmbëngulur se shtëpinë e fëmijërisë ja përvetësuan i vëllai dhe kunata.

“Për këtë çështje kemi bërë disa herë debate dhe për të mos degjeneruar në konflikte të rënda si pasojë e kërcënimeve të vazhdueshme kërkova ndihmën e dajove, tezeve, xhaxhallarëve dhe hallave por edhe me ndërhyrjen e tyre nuk pati asnjë rezultat pozitiv. I dyshuari ka paraqitur më tej një hetim të mëparshëm kundër tij.

“Për t’ju vërtetuar që më nxorën nga shtëpia e fëmijërisë dua t’ju sjell hetimin për ndërtim të paligjshëm, të kryer për nevoja të ngutshme, për të patur një strehë. Ditën e ngjarjes shkova në pronën time që është në vazhdim të banesës së ndërtuar dhe u ndesha me një sulm ku dhe u vetëmbrojta”, justifikohet i arrestuari./GazetaSi

gjykata e tiranes sherr ne familje ne tirane

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen