LIVE UPDATES
Aktualitet

"Shërbimet janë rikthyer plotësisht"/ Sulmi kibernetik iranian ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk janë identifikuar të dhëna të enkriptuara apo të fshira

Si pjesë e masave parandaluese dhe për të mundësuar një analizë teknike të plotë, AKSK bën me dije se disa shërbime u nxorën përkohësisht jashtë funksioni nga Posta Shqiptare, me rekomandimin e Autoritetit.

26 Mars 2026, 16:10 Nga E. D
"Shërbimet janë rikthyer plotësisht"/ Sulmi kibernetik
foto ilustruese

TIRANË- Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kiberentike ka reaguar lidhur mbi sulmin kibernetik të organizatës iraniane Homeland Justice ndaj Postës Shqiptare. Me anë të një deklarate, AKSK thekson se nuk janë identifikuar të dhëna të enkriptuara apo të fshira dhe nuk janë konstatuar ndërprerje të shërbimeve si pasojë direkte e këtij incidenti.

Si pjesë e masave parandaluese dhe për të mundësuar një analizë teknike të plotë, AKSK bën me dije se disa shërbime u nxorën përkohësisht jashtë funksioni nga Posta Shqiptare, me rekomandimin e Autoritetit. Aktualisht, të gjitha shërbimet për publikun janë rikthyer dhe janë plotësisht funksionale.

Deklarata:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon publikun se, më 25 mars 2026, u identifikua një incident kibernetik që preku infrastrukturën e teknologjisë së informacionit të Postës Shqiptare.

Bazuar në vlerësimin paraprak, nuk janë identifikuar të dhëna të enkriptuara apo të fshira dhe nuk janë konstatuar ndërprerje të shërbimeve si pasojë direkte e këtij incidenti.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Autoriteti aktivizoi të gjitha procedurat e parashikuara në protokollet e reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të posaçëm pune të përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike. Ky grup nisi menjëherë punën në koordinim të ngushtë me stafin teknik të Postës Shqiptare, duke u fokusuar në:

kryerjen e një analize të thelluar të incidentit dhe verifikimin e çdo komprometimi të mundshëm;
identifikimin e treguesve të komprometimit (IOC);
analizimin e logjeve dhe ngjarjeve në sistemet kritike;
izolimin dhe sigurimin e sistemeve për të parandaluar çdo ndikim të mëtejshëm.

Si pjesë e masave parandaluese dhe për të mundësuar një analizë teknike të plotë, disa shërbime u nxorën përkohësisht jashtë funksioni nga Posta Shqiptare, me rekomandimin e Autoritetit. Aktualisht, të gjitha shërbimet për publikun janë rikthyer dhe janë plotësisht funksionale.

Ndërkohë, disa të dhëna që dyshohet se janë nxjerrë jashtë sistemit kanë qarkulluar në burime të hapura dhe aktualisht po verifikohen për autenticitetin dhe origjinën e tyre. Në këtë fazë, vëllimi i të dhënave që mund të jenë ekspozuar vlerësohet i kufizuar.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dënon çdo akt që cenon infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbetet i përkushtuar për të garantuar integritetin, konfidencialitetin dhe disponueshmërinë e sistemeve të teknologjisë së informacionit në Republikën e Shqipërisë.

Autoriteti do të vazhdojë të informojë publikun në mënyrë transparente për zhvillimet e mëtejshme dhe do të publikojë një raport përfundimtar pas përfundimit të analizës.

Për informacion zyrtar, qytetarët dhe mediat këshillohen të mbështeten ekskluzivisht në kanalet zyrtare të komunikimit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike./Dosja.al

posta shqiptare aksk agjencia kombëtare e sigurisë kiberentike

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht