2 Shtator 2022, 10:00
Nga F.M
Bledi Çuçi
TIRANË- Ministria e Brendshme shprehet se biznesmeni Irfan Hysenbelliu që ka në pronësi “Prestige Resort” ku po kryhen shembjet nga IMT, e trajton këtë gjë si një sulm ndaj fjalës së lirë e mediave që ka, kur sipas MB nuk është ashtu. Në një deklaratë zyrtare, vetëm pak minuta pasi kanë nisur shembjet në resort, Ministria e drejtuar nga Bledi Çuçi shkruan se Hysenbelliu ka përvetësuar 4 mijë metrave katrorë rërë e det. Në deklaratë thuhet se Hysenbelliu ka rënë në rrjetën e kontrolleve ligjore. Ministria e Brendshme akuzon biznesmenin në fjalë se mediat që ka në pronësi, News24, Balkanweb dhe Panorama i përdor për të mbuluar problemet me ligjin e për të sulmuar zyrtarë, duke marrë si shembull Drejtorin e Tatimeve Ceno Klosi e atë të Doganave, Gent Gazheli.
Deklaratë nga Ministria e Brendshme
Sot strukturat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë rifilluar operacionin “Bregdeti Ynë”, i cili është ndërprerë gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht, për të rinisur në shtator. Ky operacion ka synuar rivendosjen e ligjshmërisë në bregdet dhe deri tani ka prishur 434 objekte të paligjshme në vijën bregdetare. Ndërhyrja e sotme për rikthimin e rreth 4 mijë metrave katrorë rërë e det të kthyera në beton, përpara një resorti ku një pjesë e zhvillimeve edhe në brendësi të zonës së pishave janë ndërtime të paligjshme për qëllime fitimi, është trajtuar nga mediat e zotit Irfan Hysenbelliu si sulm ndaj linjës editoriale të tyre. Nuk është hera e parë që mediat Neës24, BalkanËeb dhe Panorama synojnë të mbulojnë problemet e pronarit të tyre me ligjin, duke marrë rolin e viktimës së lirisë së shtypit. Edhe më keq se kaq, këto media e kanë bërë mesa duket rrugë përdorimin e shantazhit, shpifjes dhe denigrimit ndaj autoriteteve shtetërore, sa herë zoti Irfan Hysenbelliu ka rënë në rrjetën e kontrolleve ligjore. Pre e kësaj mënyre të ulët të keqpërdorimit të mediave si imunitet ndaj ligjit të pronarit, kanë rënë kohët e fundit drejtori i tatimeve dhe më pas drejtori i doganave. Ata u kthyen në shënjestra fushatash denigruese të News24, Balkanweb dhe Panorama, sepse agjencitë e të ardhurave të shtetit konstatuan një evazion fiskal me përmasa shqetësuese në biznese të lidhura me zotin Irfan Hysenbelliu. Sot këto media e kanë nisur ditën me shantazhe, shpifje dhe me denigrimin e drejtores së sapoemëruar të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Ato kanë thënë se drejtori i këtij Inspektoriati paska dhënë dorëheqjen sepse ka kundërshtuar rifillimin e operacionit “Bregdeti Ynë” me pikërisht aksionin për çbetonizimin e plazhit dhe detit para resortit të zotit Irfan Hysenbelliu. Kjo është krejtësisht e pavërtetë. Zoti Ajet Zyberi do të drejtojë operacionin e ri kombëtar të Task Forcës kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, i cili do të nisë javën e ardhshme pas shpalosjes së planit të qeverisë për të përballuar vjeshtë-dimrin në kushtet e krizës ndërkombëtare të energjisë.
ministria e brendshme irfan hysenbelliu
Aktualitet
2 Shtator 2022, 09:50
A.B
Edi Rama
DURRËS- 'News24' ka bërë publike disa fotografi ku shfaqet kryeministri Edi Rama në kohën kur po ndërtohej 'Prestige...
Aktualitet
2 Shtator 2022, 09:47
A.B
Faruk Ozer
TIRANË- Avokatja e Faruk Ozer ka bërë të ditur për mediat se ekstradimi i turkut do të kryhet pas përfun...
Aktualitet
2 Shtator 2022, 09:43
Tiranë
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Deceit&rdqu...
Aktualitet
2 Shtator 2022, 09:27
A.B
Robert Rakipllari
TIRANË- Drejtori i Programacionit në 'News24', Robert Rakipllari e ka quajtur fushtë të egër atë që b&...
Aktualitet
2 Shtator 2022, 09:17
A.B
Fabiola Hysenbelliu
DURRËS- Zëvendëspresidentja e ‘Focus Media Grup’, Fabiola Hysenbelli deklaroi ditën e sotme se kryemini...
Aktualitet
2 Shtator 2022, 09:12
A.B
Arsen Muskurti
TIRANË- Gruaja me 6 fëmijë dhe e dashura me një fëmijë e Arsen Muskurtit kanë paraqitur kërkesë...
Aktualitet
2 Shtator 2022, 09:09
A.B
Faruk Ozer
TIRANË- Themeluesi i "Thodex", Faruk Fatih Özer do të dalë ditën e sotme para Gjykatës së Elbasanit p&eu...
Aktualitet
2 Shtator 2022, 08:53
A.B
Alfred Peza
DURRËS- Ish-deputeti, drejtor i medias Panorama, Alfred Peza pohoi se shembja e objektit me leje në resortin “Prestige Resort&r...
Aktualitet
2 Shtator 2022, 08:49
A.B
Fabiola Hysenbelliu
DURRËS- Zëvendës Presidentja e 'Hysenbelliu Group', Fabiola Hysenbelliu iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thë...
Aktualitet
2 Shtator 2022, 08:33
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al dhe Balkanweb kanë në faqe...