LIVE UPDATES
Aktualitet

Shembja me tritol e një pallati në Durrës prishi shtëpitë pranë, pas 4 vitesh banorët pa dëmshpërblim e pa bonus qiraje

Banorët e këtyre shtëpive u ankuan në Fiks Fare pasi prej kaq vitesh mbajnë në duar shkresa që u japin të drejtë, por asnjë zgjidhje tjetër. Luljeta Cani njëra prej ankueseve e ka patur shtëpinë e saj vetëm 5 metra larg pallatit që u  shemb me komandim.

23 Qershor 2025, 21:05 Nga N.F
Shembja me tritol e një pallati në Durrës prishi
Foto

DURRËS- Shembja me demolim ( tritol) e një pallati 9-katësh në rrugën “Andrea Mema ” në Durrës dëmtoi edhe 3 shtëpi të tjera pranë tij. Pallati u hodh poshtë me shpërthim të komanduar, pasi ishte prishur shumë nga tërmeti i vitit 2019. Bashkë me të u dëmtuan shumë banesat rreth tij, banorët e të cilëve prej 4 vitesh nuk jetojnë më në shtëpitë e tyre. Ata nuk përfitojnë më as bonusin e qirave, por as fondin për riparimin e dëmeve që shteti shkaktoi nga demolimi i pallatit 9 -katësh.

Banorët e këtyre shtëpive u ankuan në Fiks Fare pasi prej kaq vitesh mbajnë në duar shkresa që u japin të drejtë, por asnjë zgjidhje tjetër. Luljeta Cani njëra prej ankueseve e ka patur shtëpinë e saj vetëm 5 metra larg pallatit që u  shemb me komandim. Ajo tregon se në atë kohë për të hedhur poshtë pallatit u bënë dy shpërthime me tritol. I pari për të hedhur poshtë kafazin e ashensorit dhe shpërthimi i dytë për të hedhur poshtë gjithë ndërtesën. Si pasojë shtëpia e saj u dëmtua shumë gati në shkatërrim të plotë. Të njëjtin fat patën edhe shtëpitë e 3 familjeve të tjera.

Në fillim, Bashkia e Durrësit ofroi një bonus qiraje për banorët e prekur, por pas një viti kjo ndihmë ekonomike u ndërpre pa asnjë shpjegim të qartë. Zonja shprehet se për dy vite ka trokitur në çdo derë, ka kërkuar përgjigje dhe zgjidhje, por është përballur vetëm me heshtje dhe premtime boshe.

Pas konstatimit të  dëmeve të shkaktuara, Komisioni i  Bashkinë Durrës nxori një vlerë dëmshpërblimi prej rreth 7.3 milion lekësh për znj. Luljeta dhe për një familje tjetër  6 milion lekë të vjetra  Sipas Luljetës me këtë shumë ajo nuk bën dot as çatinë e shtëpisë e jo më ta rikthej në gjendjen e mëparshme. ” Me këtë shumë as tjegullat nuk i blej dot” shprehet ajo për Fiksin. Ndërsa familjet e tjera që  janë në po të njëjtën situate prej kohësh jetojnë me qira që e paguajnë vete.  Ndërkohë pallati 9 katësh që u demolua është rindërtuar dhe familjet sot jetojnë në shtëpitë e tyre të reja, kurse këta banorë kanë mbetur rrugëve.

Madje asokohe ka shkuar vetë kryeministri Rama në Durrës pas shembjen së pallatit ku ka takuar këta banorë dhe i ka qetësuar që shteti do u paguajë qiranë dhe do u ndërtojë edhe shtëpitë. Gjë që deri më sot ende nuk është bërë asgjë.

Çdo institucion u jep të drejtë me shkresa, por që asgjë konkrete nuk është bërë për ta.  Madje bashkia dëmtimin e banesave nga shembja me demolim e pallatit 9 katesh me nr 30 në 6 janar të vitit 2021, e ka klasifikuar  si një  fatkeqësi të shkaktuar  nga veprimtaria njerëzore. Komisioni i vlerësimit të dëmeve pranë Bashkisë së Durrësit zhvilloi një inspektim pranë banesës së zonjës Luljeta Cani konstatoi se niveli i dëmtimi në këtë banesë është DS2 dhe dëmet në shtëpinë e saj kapnin vlerës  879 mijë lekë të reja me tvsh.

Por në një vlerësim të dytë kjo shumë është ulur  në vlerën 629 mijë lekë të reja. Edhe pse kanë në dorë 2 akte vlerësimi nga ekspertët e bashkisë, kjo familje nuk ka marrë asnjë fond për riparimin e dëmeve në shtëpinë  saj, madje i është ndërprerë edhe bonusi i qirasë.

Në 1 prill të këtij viti Bashkia e Durrësit u thotë se “aktualisht nuk ka fonde për bonuset e qirasë”, ndërsa vlera e dëmshpërblimit është futur në një “listë pritjeje”, pasi Bashkia e Durrësit ndodhet  “në fazën e rindërtimit të qytetit”.

Fiks Fare u interesua për problemin e këtyre banorëve në Bashkinë e Durrësit. Në përgjigjen e saj bashkia thotë se 2 familjet Cani dhe Golgota janë trajtuar me bosus qiraje për një periudhë 27 mujore. Në vitin 2021 Këshilli Bashkiak i Durrësit mori vendim për t’u dhënë ndihmë financiare si familje të dëmtuara nga  prishja e detyruar e ndërtesave në Njësinë Administrative nr.3,të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019.

Kjo ndihmë financiare, sipas bashkisë,  i është kërkuar ish Ministrisë së Rindërtimit, por kjo e fundit në vitin 2022 u ka kthyer përgjigje se këto dëme  duhet të mbulohen nga të ardhurat financiare të bashkisë. Në fund të përgjigjes së saj Bashkia e Durrësit premton se të gjithë qytetarët e dëmtuar nga shembjet e detyruara do të dëmshpërblehen brenda vitit 2025./ TCH

durres

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës