LIVE UPDATES
Aktualitet

SHBA i jep Kosovës skaner për kontrolle kufitare në vlerë prej 3 milionë dollarësh

Kjo teknologji e prodhuar në Shtetet e Bashkuara, në vlerë prej 3 milionë dollarësh, sipas Ambasadës amerikane në Prishtinë, do të ndihmojë autoritetet e Kosovës që të luftojnë kontrabandën e mallrave.

22 Janar 2026, 18:17 Nga E.d
SHBA i jep Kosovës skaner për kontrolle kufitare në vlerë
Foto ilustruse

Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Kosovës një skaner mobil, të llojit Rapiscan, që është vendosur në pikëkalimin kufitar në Merdarë – që lidh Kosovën me Serbinë. Kjo teknologji e prodhuar në Shtetet e Bashkuara, në vlerë prej 3 milionë dollarësh, sipas Ambasadës amerikane në Prishtinë, do të ndihmojë autoritetet e Kosovës që të luftojnë kontrabandën e mallrave.

SHBA-ja tha se përveç luftimit të kontrabandës së mallrave, skaneri i ri do të ulë kohën e pritjes, duke lehtësuar qarkullimin ndërkufitar. Ky donacion është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë mes SHBA-së, Gjermanisë dhe Kosovës, “që sjell përfitime konkrete për Kosovën, përfshirë aftësinë e saj për të përfaqësuar veten në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, një arritje që e festuam së bashku mbi një vit më parë”, tha e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati.

“Është një shembull tjetër i partneritetit të fortë mes SHBA-së dhe institucioneve të Kosovës, përfshirë Doganat dhe Policinë kufitare”, tha Prattipati. Sipas saj, këto dy institucione janë kyç për sigurinë e kufijve të Kosovës dhe luftimit të kontrabandës.

Në ceremoninë inauguruese të këtij skaneri, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ky skaner do të rrisë aftësinë e Kosovës për të parandaluar, zbuluar dhe menaxhuar në mënyrë efektive kërcënimet ndërkufitare.

“Siguria e kufirit përbën një shtyllë themelore të sigurisë kombëtare dhe funksionimit të plotë të shtetit ligjor. Në një kontekst të ndryshimeve të mëdha globale dhe të rritjes së rreziqeve të sigurisë, ndërtimi dhe fuqizimi i kapaciteteve të reja kufitare janë të domosdoshme për garantimin e stabilitetit dhe forcimin e aftësisë së institucioneve tona për t’u përballur me sfidat bashkëkohore”, tha Sveçla.

Sipas tij, investimet në teknologjinë moderne, infrastrukturë dhe burime njerëzore janë elementë kyç për menaxhimin kufitar.

“Në këtë drejtim, jam shumë i lumtur që në pikën kufitare në Merdarë po inaugurojmë skanerin Rapiscan, i cili vjen si donacion nga SHBA-ja. Ky donacion përfaqëson jo vetëm një avancim të rëndësishëm teknologjik, por edhe një dëshmi konkrete të partneritetit të fuqishëm dhe të qëndrueshëm mes Kosovës dhe SHBA-së”, theksoi ai.

Ndërkaq, drejtori i Doganave të Kosovës, Agon Llugaliu, tha se vendi do t’i sigurojë edhe dy skanerë të tjerë përmes fondeve të Bankës Botërore. Skaneri i ri që u vendos në Merdarë është pjesë e një angazhimi të përbashkët të Gjermanisë dhe SHBA-së, me Kosovën, për sigurinë kufitare.

Më 2023, duke e akuzuar Serbinë se po shkelte Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), Kosova kishte ndaluar importin e mallrave nga fqinji verior. Një vit më vonë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar se këto dy shtete, së bashku me Bashkimin Evropian i kishin premtuar Kosovës sigurimin e skanerëve.

Po atë vit u hoq masa e ndalesës për mallra serbe, dhe Kurti tha se kur do të vinin skanerët, puna e kontrolleve kufitare do të lehtësohej. Atëbotë, autoritetet në Kosovë deklaruan se në pikat kufitare do të vendoseshin skanerë të teknologjisë tredimensionale (3D)./REL

kosova shba skaner

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet