LIVE UPDATES
Aktualitet

Në kërkim të 3 liderëve që Trump nuk duron dot, kush mungoi nga liderët që e pranuan ftesën

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Trump mbajti një deklaratë të rëndësishme për sa i përket anëtarëve që kanë pranuar ftesën. Duke komentuar liderët e shteteve që kanë pranuar ftesën, Trump u shpreh se 2-3 prej tyre nuk i duron dot. 

22 Janar 2026, 14:32 Nga Izmir Akulli
Në kërkim të 3 liderëve që Trump nuk duron dot, kush
Trump dhe nenshkrimi i marreveshjes

ZVICËR- Nënshkrimi i marrëveshjes për 'Bordin e Paqes' ka ndodhur ditën e sotme në margjinat e Forumit ekonomik të Davosit në Zvicër. Në këtë forum me pjesëmarrjen e vetë presidentit amerikan Donald Trump kanë nënshkruar marrëveshjen 20 vende të pranishme.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Trump mbajti një deklaratë të rëndësishme për sa i përket anëtarëve që kanë pranuar ftesën. Duke komentuar liderët e shteteve që kanë pranuar ftesën, Trump u shpreh se 2-3 prej tyre nuk i duron dot. 

"Bordi i Paqes është një nga mekanizmat dhe instrumentet më të rëndësishme të cilat janë krijuar. Thuajse çdo vend dëshiron që të jetë pjesë e këtij grupi. Kam dërguar ftesa dhe liderët e këtyre shteteve janë në Davos. Janë disa që i pëlqej, disa jo, por në këtë grup i pëlqej të gjithë, përveç 2-3 që nuk i duroj dot”, tha Trump.

Por sipas deklaratës së Trump, këta 3 udhëheqës që ai nuk i duronte dot nuk bënin pjesë në grupin e shteteve që firmosën sot marrëveshjen. 

Kush janë vendet që firmosën marrëveshjen sot?

Bashkë me Donald Trump që përfaqëson SHBA-në, ishin dhe 19 vende të tjera që firmosën sot marrëveshjen për Bordin e Paqes. Sipas njoftimit zyrtar të 'Shtëpisë së Bardhë' në këtë fazë të parë të Bordit të Paqes nënshkruan marrëveshjen Bahreini, Maroku, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Egjipti, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Kosova, Mongolia, Pakistani, Paraguaji, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistani.

Sa ftesa janë dërguar nga Trump dhe sa janë pranuar?  

Mediat amerikane referuar burimeve në Shtëpinë e Bardhë kanë njoftuar se  rreth 50 vende kanë marrë ftesë nga Presidenti Trump për tu bashkuar në Bordin e Paqes. Ndërkohë që i dërguari Special i SHBA-së për Misionet e Paqes, Steve ëitkoff në një intervistë për CBS Neës ka konfirmuar se nga 50 ftesat e dërguara, tashmë janë pranuar rreth 20-25 ftesa nga vendet. 

"Mendoj se po shkon shumë mirë. Kemi një reagim të jashtëzakonshëm nga udhëheqësit botërorë. Mendoj se kemi rreth 20, ndoshta 25 udhëheqës botërorë që e kanë pranuar tashmë," tha ëitkoff. 

Cilat janë vendet që kanë pranuar marrëveshjen, por nuk e kanë nënshkruar ende?

Ndër vendet që kanë pranuar ftesën e Trump me bujë të madhe është edhe Shqipëria. Në momentin e parë që Trump ka dërguar ftesën vendit, kryeministri Rama dhe qeveria kanë bërë propagandë me këtë ftesë, duke e konsideruar atë si një vlerësim që ka Trump personalisht për kryeministrin Edi Rama. Përveç Shqipërisë, vendet e tjera tashmë publike që kanë pranuar ftesën por nuk kanë nënshkruar marrëveshjen janë dhe Bjellorusia dhe Rusia. 

Njësoj si në Shqipëri, edhe regjimi diktatorial bjellorus bëri propagandë me ftesën e Trump për vendin, duke e shitur atë si një ftesë për liderin e saj dhe jo për shtetin bjellorus. Vetë Aleksandër Lukashenko, ka pranuar ftesën e Trump, por nuk e ka nënshkruar akoma marrëveshjen. Ndërsa në Rusi, situata është pak më shumë e ndërlikuar. Kjo pasi vetë Trump lajmëroi sot se Presidenti Putin e kishte pranuar ftesën e tij, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, presidenti rus theksoi se ftesa e Trump është ende në shqyrtim. 

Sipas të dhënave të deritanishme këto janë shtetet që kanë bërë publike ftesën që kanë marrë dhe kanë pranuar nga Trump. Por vetë Trump nuk specifikoi se cilët ishin liderët që nuk i duronte dot, ai u shpreh se këta lidër nuk bënin pjesë në grupin prej 19 shtetesh që ishin të pranishëm në Davos për të firmosur deklaratën./Dosja.al

edi rama donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet