13 Shtator 2022, 13:10
Nga F.M

DURRËS- Një 44-vjeçar i identifikuar si Flamur Dani është vënë në pranga pasi po transportonte mina me telekomandë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Dani është arrestuar në Maminas nga Policia e Durrësit ditën e sotme, në mometin që zbriti nga urbani i qytetit. 44-vjeçari kishte futur 5 kallëpë lënde plasëse C4 dhe 5 kapsolla detonatore në një çantë që mbantë në kurriz teksa ndodhej brenda mjetit të transportit publik.
Njoftimi i policisë Shijak: Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për tregtim të lëndëve eksplozive. Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”. Transportonte 5 kallëpë lëndë eksplozive C4 dhe 5 kapsolla detonatore, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari. Gjenden dhe sekuestrohen lëndët plasëse. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas transportonte lëndë eksplozive me qëllim tregtimin e tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-F. D., 44 vjeç, banues në Manzë, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 44-vjeçari u kap në flagrancë në Maminas, kur sapo kishte zbritur nga një automjet i transportit publik. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shpinës së të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 kallëpë lënde plasëse C4 dhe 5 kapsolla detonatore. Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndët plasëse, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit F. D.. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.
policia e durresit flamur dani
Aktualitet
13 Shtator 2022, 12:20
F.M
Policia e Durrësit
DURRËS- Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentatin e dështuar një d...
Aktualitet
13 Shtator 2022, 11:34
d.a.
CIA
SHBA- Agjencia amerikane e sigurisë (CIA) ka publikuar një raport ku renditet vdekshmëria në 229 vende të botës për ...
Aktualitet
13 Shtator 2022, 11:35
F.M
Hervin Çuli
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë në pyetje Herv...
Aktualitet
13 Shtator 2022, 11:28
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Izraeli ka ofruar ndihmë për Shqipërinë në fushën e mbrojtjes kibernetike pasi disa dit&eum...
Aktualitet
13 Shtator 2022, 11:24
F.M
Ornela
TIRANË- Ornela, 8 vjeçe është një nga tre fëmijët e familjes që jeton në Krrabë të Tiran&eu...
Aktualitet
13 Shtator 2022, 11:15
A.B
Anton Gjinaj
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit dhe krimit të Organizuar (GJKKO) ka lë...
Aktualitet
13 Shtator 2022, 11:04
d.a.
Policia italiane
ITALI- Karabinierët e Bolonjës arrestuan një 39-vjeçar italian për keqtrajtim dhe dhunë ndaj ish-bashk&eum...
Aktualitet
13 Shtator 2022, 11:03
F.M
TIRANË- Besnik alias Akil Nerjaku ka rrëfyer para grupit hetimor se personat që donin ta sulmonin ndodheshin brenda një furgoni. Në d...
Aktualitet
13 Shtator 2022, 11:03
A.B
DURRËS- Katër persona janë arrestuar dhe 6 po hetohen në gjendje të lirë. Ky është rezultati pas finalizimit të o...
Aktualitet
13 Shtator 2022, 10:44
Policia
DURRËS- Akil Nerjaku, personi që i shpëtoi një atentati me snajpër është qëlluar në momentin që k...