LIVE UPDATES
Aktualitet

“Rreth 2000 vizita, nga të cilat 1300 raste të reja”, statistikat e frikshme, sëmundjet e shëndet mendor po përhapen me shpejtësi tek të rinjtë

OBSH përllogarit se rreth 9 milionë fëmijë dhe të rinj në Evropë jetojnë me ndonjë çrregullim të shëndetit mendor. Në këto kushte alarmi bëhet më i madh për kujdes ndaj kësaj kategorie.

7 Qershor 2023, 21:33 Nga m.s
“Rreth 2000 vizita, nga të cilat 1300 raste të reja”,
foto iluestruese

TIRANË- Edhe në Shqipëri ndonëse shifrat janë të pakta dhe të paazhornuara tregojnë se numri i personave që kanë probleme të shëndetit mendor kanë pësuar rritje të frikshme. I humbur në sistem, shëndetit mendor në Shqipëri po i tunden themelet. Dëshmi e qartë janë rastet e shumta të personave me sëmundje të shëndetit mendor që enden rrugëve, por edhe numri i lartë i vetëvrasjeve. Referuar të dhënave të INSTAT, vetëvrasjet janë 3.5 herë më të larta se sa vrasjet. Më konkretisht në vitin 2021 u regjistruan 42 vrasje, por numri i vetëvrasjeve kapi shifrën e 218 rasteve. Numri më i lartë i vetëvrasjeve u shënua në vitin 2016 me 225 raste. Nëse shifrave u shtojmë edhe 156 persona që humbën jetë si pasojë e sëmundjeve mendore përgjatë vitit 2021, barra e këtyre sëmundjeve bëhet edhe më e rëndë.

Sipas OBSH vetëvrasja përbën shkakun e dytë të vdekjes ndërmjet individëve 15-29 vjeç dhe shkakun e tretë të vdekjeve për individët 15-44 vjeç. Në botë afërsisht 800.000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të vetëvrasjes.

“Problemet e shëndetit mendor ka kohë që kanë filluar të jenë në majën e piramidës së problemeve shëndetësore dhe kanë nevojë për adresim në mënyrë krijuese por edhe këmbëngulëse”, u shpreh psikiatri Neli Demi.

Referuar të dhënave të mbledhura nga sistemi parësor dhe përmbledhur në një studim një realizuar nga UNFPA, sëmundjet e shëndetit mendor kanë pësuar një rritje 57%. Nëse në vitin 2008 në regjistrat e sistemit parësor figuronin 780 persona me probleme të shëndetit mendor për 100 mijë banorë, në vitin 2018 kjo shifër u rrit në 1222 persona me probleme të shëdetit mendor për 100 mijë banorë.

Për të kuptuar përmasën dramatike të kësaj sëmundje le t’ju referohemi të vetmeve shifra që janë të publikuara në faqen e Institutit të Shëndetit Publik dhe që i përkasin vitit 2015. Këto shifra u përkasin vetëm personave që u janë drejtuar qendrave komunitare dhe nuk përfshijnë spitalet psikiatrike. Përgjatë këtij viti janë më regjistruar afërsisht 50 mijë persona që kanë kërkuar ndihmë në shërbimin parësor.

Siç e shikoni vetëm në tre qendrat komunitare të Tiranës, në vitin 2015 janë kryer gjithsej rreth 20 mijë vizita, nga të cilat 4 mijë kanë qenë raste të reja. Po ashtu edhe Shkodra ka deklaruar një numër të lartë vizitash, me një total prej 13 mijë e ndjekur nga Korça me rreth 11 mijë vizita.

Shqetësuese janë të dhënat edhe për të fëmijët dhe adoleshentët. Përgjatë vitit 2015 janë kthyer rreth 4 mijë vizita, por e dhëna më dramatike është ajo që mbi 5 mijë adoleshentë rezultojnë me kartelë klinike. Dhe kjo vetëm në Tiranë.
Situata ka ardhur duke u përkeqësuar pasi Covid hapi kutinë e pandorës sa i përket sëmundjeve të shëndetit mendor. Valentina Asabella, drejtoreshë e qendrës komunitare të shëndetit mendor nr.3 në Tiranë, tregon se përgjatë viteve të pandemisë trendi ka pësuar një rritje të madhe. Kjo qendër komunitare mbulon një popullsi prej rreth 380 mijë banorë, duke përfshirë edhe Kamzën.

Sipas saj rritje ka pasur qoftë numri i pacientëve të rinj, qoftë numri i rasteve të agravuara. Por rritja më e madhe, e cila vazhdon edhe përgjatë muajve të parë të këtij viti, është shënuar ndër fëmijët dhe adoleshentët. Ajo që e bën edhe më shqetësuese është numri i rasteve të reja të shfaqura përgjatë një viti.

“Viti 2022 ka qenë vit me shumë për adoleshentët. Rreth 2000 vizita, nga të cilat 1300 raste të reja”, u shpreh drejtoresha e qendrës komunitare të shëndetit mendor, Valentina Asabella.

“Gjatë këtij viti ka një rritje edhe më të madhe të adoleshentëve kemi pasur një rritje të madhe të numrit të fëmijëve dhe adoleshentëve përgjatë kësaj periudhë te vitit 2023, ku kanë dominuar abuzimi me substanca, me pije energjike , me kafe apo cigare”, tha Valentina Asabella.

Nëse në vitin 2017 në këtë qendër kërkuan ndihmë për shëndetin mendor rreth 700 adoleshentë dhe fëmijë, në vitin 2021 kurba e atyre që kërkuan ndihmë u trefishua duke u ngjitur në 2300 fëmijë dhe adoleshentë. Njëjtë si të rriturit edhe fëmijët apo adoleshentët vuajnë që nga diagnoozat madhore deri tek ato më elementare.

Vitet e fundit mes tyre vihet re një rritje e pacientëve me çrregullimet të ankthit dhe të stresit, depresion, por rreth 20 % e tyre vuajnë nga sindroma më e rëndë e shëndetit mendor që është skizofrenia apo edhe çrregullimet bipolare.

“Periudha e izolimit dhe pandemisë, ka bërë që të rinjtë ti drejtohen hashashit që e konsiderojnë si shpëtim.  Në shumë raste kur ne i këshillojmë se janë të dëmshme, kemi hasur në rezistencë, pasi e konsiderojnë një zgjidhje më të mirë se anksiolitikët. Edhe varësia nga anksiolitikët është një sëmundje më vete të cilën ne e trajtojmë, por varësia nga hashashi dhe substancat narkotike është shumë e rëndë dhe me pasoja shumë më të rënda në jetën e personit”, u shpreh për Inside Story Valentina Asabella.

A ka shenja që na bëjnë të kuptojmë se shëndeti mendor i fëmijëve po bëhet i cenueshëm? Tek prindërit, kërkohet kujdes maksimal për të konstatuar problemet që në hapat e parë. “Tek fëmijët unë do të sugjeroja që të ishin të vëmendshëm, ndryshime të sjelljes, tenton të izolohet, të bëjë veprime të çuditshme, me padëshirë për tu marrë me aktivitete që më parë ishin me interes…problem janë lojërat online, nëse gjatë pandemisë ne i rekomandomin për të shmangur izolimin, tani ato po luajën efektin e kundërt dhe duhet ti shmangin për të evituar izolimin”, u shpreh drejtoresha Valentina Asabella.

OBSH përllogarit se rreth 9 milionë fëmijë dhe të rinj në Evropë jetojnë me ndonjë çrregullim të shëndetit mendor. Në këto kushte alarmi bëhet më i madh për kujdes ndaj kësaj kategorie. Ekspertët paralajmërojnë se epidemia e shëndetit mendor do të jetë shumë më e gjatë dhe shumë më e vështirë se ajo e covid 19.

“Do të jetë më e gjatë se pandemia e Covid sepse pasojat psikologjike mund të mos duken menjëherë në formën e tyre të plotë, por kur shfaqen duan shumë më tepër kohë se sa vetë pandemia”, tha Valentina Asabella.

Marrë nga Top Channel

instat shqiperi depresioni

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës