LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!

Rasti u denoncua në emisionin Fiks Fare në datën 3 korrik 2024, pas ankesës të babait të të burgosurit Edmond Piraniqi. Në atë kohë, burgjet mohuan ngjarjen në fjalë. Ndërkohë pas denoncimit të Fiksit, nisi një hetim penal dhe pas 1 viti hetimesh, Prokuroria e Shkodrës, ka konfirmuar se “gardianët e kanë rrahur të burgosurin”.

30 Qershor 2025, 20:54 Nga E. D
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit,
foto ilustruese

SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka marrë të pandehur 6 gardianë të Burgut të Reçit, të cilët kanë rrahur për vdekje një të dënuar.

Rasti u denoncua në emisionin Fiks Fare në datën 3 korrik 2024, pas ankesës të babait të të burgosurit Edmond Piraniqi. Në atë kohë, burgjet mohuan ngjarjen në fjalë. Ndërkohë pas denoncimit të Fiksit, nisi një hetim penal dhe pas 1 viti hetimesh, Prokuroria e Shkodrës, ka konfirmuar se “gardianët e kanë rrahur të burgosurin”.

Në atë kohë, Fiksi denoncoi veprimet e gardianëve dhe drejtuesve të Burgut të Reçit, në Shkodër, të cilët rrahën dhe dhunuan Edmond Piraniqi. Sipas babait të të dënuarit, në datën 29 qershor 2024 djali i tij është gjetur pa shenja jete dhe është dërguar më pas në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ai tha se stafi i burgut ka shkruar në letra se djali i tij ka
tentuar vetëvrasjen. “Një gjë e tillë është e pavërtetë dhe se djali është gjetur në dysheme dhe me shenja të mëdha të dhunës në trup” shotë ai.

“E vonuan shumë për të çuar. Ata në letra e kanë shkruar se ka tentuar të vrasë veten në qeli, por jam 1000 % i bindur se e kanë dhunuar. E kanë çuar në spital dhe që prej 29 qershorit. Ka shenja të mëdha në trup dhe s’ka bërë tentativë vetëvrasje, por e kanë dhunuar dhe torturuar. Mjekët e Spitalit të Shkodrës na kanë thënë se e kanë dhunuar dhe tani është në intubim. Unë kërkoj drejtësi që të zbardhet kjo ngjarje, se djali ishte 44 vjeç dhe deri më sot s’kishte pasur probleme” pohoi në korrik 2024 Lulzimi.

Pas ankesës, familjarët shkuan në atë kohë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku biseduan me një mjek. “Është shumë keq. Ka pasur probleme dhe se doktoresha i ka shkruar në kartelë” u tha doktori, “hapni kamerat dhe atje duket gjithçka, merrni avokat dhe ndiqeni”. Fiksi kontaktoi në korrik 2024 me Burgun e Reçit, i cili ktheu përgjigje se “nuk konstatohet se është ushtruar dhunë, por ky rast i takon prokurorisë për ta hetuar, e cila ka sekuestruar edhe pamjet filmike”.

Ndërkohë, një vit pas hetimeve, Prokuroria e Shkodrës ka dërguar dosjen në gjykatë për 6 gardianë. Ata akuzohen për “kryerje e veprimeve arbitrare” dhe “shkaktim vetëvrasje”. Sipas hetimeve, të pandehur janë marrë gardianët Besmir Likaj, Elvis Bajrakurtaj, Fatmir Bushati, Indrit Duli, Senadi Bajrakurtaj dhe Fatjon Bajrakurti. Në akt-akuzë shkruhet se ngjarja ka ndodhur në datën 29 qershor 2024, ku fillimisht Piranaqi është gjendur me shenja jete dhe më pas është dërguar në spital.

“Nga verifikimet ka rezultuar se në orën 20:48, ndaj këtij të dënuari, ishte përpiluar një ‘raport incidenti’ dhe ishte dërguar në izolim nga grupi i sigurisë. Ai kishte debatuar me infermierët dhe një punonjës policie të rolit bazë, Altin Shaba. Ky polic ka deklaruar se i dënuari ka kundërshtuar shoqërimin e tij dhe më pas është kapur nga krahët nga grupi i sigurisë, të cilët e futën te dhoma. Grupi i sigurimit ka qëndruar në dhomën nr. 11 për rreth 5-6 minuta. Shaba deklaron se ka dëgjuar vetëm fjalët nga i dënuari ‘…nuk dua të shkoj në izolim….’” thuhet në dosje.

Prokuroria e Shkodrës ka marrë në pyetje, një sërë zyrtarësh, të cilët kanë dhënë dëshmi të ndryshme. Disa prej tyre kanë dëshmuar se këta gardianë kanë ushtruar dhunë ndaj këtij të burgosuri. Ndërkohë, prokuroria shkruan se të gjithë të pandehurit kryejnë veprime konkrete në drejtim të shoqërimit dhe të ushtrimit të dhunës ndaj të dënuarit. Madje, ata paraqiten dhe veprojnë si një grup!

Në dosje saktësohet se janë këqyrur pamjet filmike, ku në qeli futen 5 punonjës policie dhe njëri prej tyre i ruan jashtë. “Më pas, punonjësit e policisë dalin nga dhoma dhe mbajnë me forcë të dënuarin, i cili vërehet në gjendje të rëndë emocionale, ndërsa disa nga punonjësit shfaqen duke qeshur gjatë shoqërimit në korridor. Në këto pamjet duke i
dënuari Edmond Piraniqi që ulet në pjesën e dyshemesë, ku kapet nga Fatmir Bushati nga flokët. Po ky gardian, në momentin që i dënuari futet në izolim, shfaqet duke e qëlluar të dënuarin me shkelma” vijon akuza.

Prokuroria shkruan në dosje se në datën 3 korrik, pasi materialet ishin referuar në prokurori, rasti u denoncua edhe nga Fiks Fare. Fillimisht gardianët janë ndaluar dhe gjykata caktoi ndaj tyre detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit. Si dhe pezullim detyre. Por, më vonë masa e pezullimit të detyrës është hequr dhe gardianët kanë rifilluar punën sërish në Burgun e Reçit.

“Është faktuar se gardianët rrahën djalin tim. I shkruajnë mjaft qartë të gjitha veprimet. E kanë goditur dhe kapur prej flokësh. Djali kishte shumë shenja në trup, fraktura të mëdha dhe ata donin që çështjen ta nxirrnin si vetëvrasje” thotë babai i Edmondit, në një intervistë për Fiks Fare. Lulzimi ndodhet aktualisht në Francë, ndërsa kërkon edhe masa ndaj gardianëve.

“Deri tani kanë bërë 1 % të hetimeve. Djali im në dhe’, kurse ata vijojnë punën. Asnjë i arrestuar” shton ai, ndërkohë që thotë se, edhe këto hetime, erdhën falë emisionit “Fiks Fare”.

“Do ju jem mirënjohës për gjithë jetën, jo unë por edhe fëmijët e mi. Falë jush u hetua kjo ngjarje, pasi Burgu dhe të gjithë donin që të dilte vetëvrasje. Ajo është një vrasje e pastër. E vranë dhe donin ta mbyllnin. Vetëm falë jush u zbulua. Unë do e ndjek në të gjitha hallkat e gjyqësorit, edhe në Strasburg. Tani presim gjykatën të vendosë” përfundon babai i të dënuarit që u rrah për vdekje 1 vit më parë në Burgun e Reçit./Top Channel

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës