Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kur refuzimin e kishte hasur në familje, Juli nuk e kishte të lehtë të mposhte paragjykimet në shkollë.
ELBASAN- Juli ka lindur në 1978 në Elbasan, e që kur hapi sytë jeta nuk u tregua bujare me të. Babai biologjik nuk e pranoi si fëmijën e tij, të qenurit me aftësi të kufizuara. Mirëpo e ëma, Vera e rigjeti forcën e besimin te një martesë e dytë për të rritur djalin.
“Babai më braktisi se isha ndryshe. Kurse mami për mua linte kokën, edhe babai që më rriti. Ishin njerëz të mrekullueshëm”-shprehet Julian Zyrakja.
Kur refuzimin e kishte hasur në familje, Juli nuk e kishte të lehtë të mposhte paragjykimet në shkollë.
“Kisha syze dhe i ndërroja 3-4 herë se m’i thyenin. E nuk vendosa më. Bullizëm shumë i keq. Më gjuanin me gur, më grisnin librat, aq sa vendosa sa mbarova shkollën 8-vjeçare të mos vazhdoja më arsimimin.“-tregon ai.
Për fat, dashurinë e munguar në shoqëri, ai e gjente në familje. Lidhja e Julit me njerkun ishte e fortë, deri kur në moshën 35 vjeçare Juli e humbi atë nga një infarkt kardiak. e 10 vite më vonë, dhimbja iu shtua kur e ëma i ndërroi jetë pas infektimit me covid.
Vetminë në shtëpinë e vogël e mbyt me shfletimin e fotografive, si dhe hedh në kompjuter kujtimet në një libër kushtuar prindërve. Një libër që nuk ka mundësi ta botojë, e që shpreson këtë ëndërr t’ja realizojnë shikuesit e Top Channel.
“Kujdesin që kanë treguar ata për mua, e meritojnë tua tregoj me këtë libër.Por nuk e botoj dot se kushton shumë shtrenjtë”.
I mësuar me sfidat, Juli zgjodhi të lërë në të shkuarën frikën e të vazhdojë që prej 12 shtatorit 2022 arsimin e mesëm në shkollën e natës, duke përmbushur amanetin e prindërve.
“U regjistrova se ishte meraku i tyre. Plani im është të vazhdojë përpara. Pas gjimnazit do bëj universitetin e dua të krijoj familje!”
Marrë nga TOPCHANNEL
Foto Ilustruese TIRANË- Qeveria ashpërson qëndrimin për personat e dhunshëm në familje dhe ata që kryejnë kri...
Blendi Gonxhja TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, njëkohësisht edhe ideator i “RETRO.AL”, Blendi Go...
Parada e komunitetit LGBTQIA+ TIRANË- Qarkullimi në disa prej akseve rrugore në Tiranë është paralizuar, për shkak t&eum...
Thika me të cilën u krye plagosja VLORË- Një 55-vjeçar me inicialet A.Q., ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar...
Foto Ilustruese TIRANË- Ndërkohë në tre muajt e parë të vitit rënia është edhe më ndjeshm...
Samueli TIRANË- Samueli, një shtetas filipinez i cili jeton dhe punon në Shqipëri si kopshtar ka rrëfye sfidat e tij si emigrant n...
Simbol Pazaj VLORË- Shkarkohet kreu i IKMT së Vlorës Simbol Pazaj. Dosja.al ka mësuar se arsyeja e shkarkimi ka lidhje me ç...
Jani Rustemi dhe nëna e tij, Pranvera Rustemi TIRANË- Rasti i Jani Rustemit, të riut që mbylli sytë sot, kur ka kaluar më shu...
foto nga vendngjarja SHKODER- Një aksident me pasojë tre të plagosura ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fsha...
foto ilustruese SHQIPËRI- Dita e dielë do të jetë me reshje shiu. Vendi do të ndikohet përsëri nga kushte të paq&e...