“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Personi i parë që është izoluar në këtë regjim është Sabah Nuzi, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes së 22-vjeçarit Klevis Lleshi, ngjarje e ndodhur një vit më parë dhe që tronditi opinionin publik. Nuzi dyshohet se ka kryer ekzekutimin kundrejt një pagese prej 50 mijë eurosh.

PEQIN- Regjimi “41 Biss” është rihapur në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin, me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, duke rikthyer kështu masat ekstreme të sigurisë ndaj personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë dhe me lidhje të forta me grupet kriminale. Personi i parë që është izoluar në këtë regjim është Sabah Nuzi, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes së 22-vjeçarit Klevis Lleshi, ngjarje e ndodhur një vit më parë dhe që tronditi opinionin publik. Nuzi dyshohet se ka kryer ekzekutimin kundrejt një pagese prej 50 mijë eurosh.
Sabah Nuzi është arrestuar si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, i cili konsiderohet nga hetuesit si porositësi i atentatit ndaj të riut. Hetimet kanë zbardhur se Nuzi ka pasur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje kriminale, ndërsa autoritetet dyshojnë se ai ka qenë i përfshirë edhe në aktivitete të tjera të paligjshme në kuadër të grupit. Më herët, Nuzi vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës, por me rikthimin në funksion të regjimit “41 Biss”, ai është transferuar në Peqin, ku do të qëndrojë nën masa të forta izolimi dhe kontrolli.
Regjimi “41 Biss”, konsiderohet një nga format më të ashpra të mbikëqyrjes penitenciare. Ai aplikohet ndaj personave që dyshohen se edhe nga burgu mund të japin urdhra apo të ruajnë lidhje me organizata kriminale. Të burgosurit në këtë regjim izolohen nga pjesa tjetër e të dënuarve, monitorohen në mënyrë të vazhdueshme dhe kanë komunikime tepër të kufizuara./Dosja.al
ITALI- Një 38-vjeçar maroken ka ndërruar jetë ditën e sotme, pas katër muajsh qëndrimi në spital. Ai ishte q&eu...
Pamje nga grabitja TIRANË- Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka lënë në burg me afat 60 ...
Foto ilustruse KOSOVA- NATO i ka vënë një kusht Serbisë, në lidhje me avancimin e partneritetit mes tyre.Zëvendës N...
Pamje nga zjarri ELBASAN- Një zjarr ka rënë orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në repartin e...
Baki Goxhaj TIRANË- Aktivisti Baki Goxhaj që u ndalua nga Izraeli ka folur për herë të parë në media pas mb&...
Baki Goxhaj IZRAELI- Aktivisti Baki Goxhaj ka mbërritur pak minuta më parë në aeroportin e Rinasit. Lajmin për atëdhesimin e...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria po humbet nxënës nga viti në vit teksa nuk po arrin të mbushë më edhe audito...
Dorina Hoxha TIRANË- Rektori i Universiteti i Tiranës, Artan Hoxha ka vendosur pezullimin e përkohshëm nga detyra të Dekanes s&eum...
foto nga protesta SARANDË- Rreth 30 skafistë kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme përpara Bashkisë s&eum...
foto nga vendngjarja MAQEDONI- Të tjera detaje janë bërë publike nga aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, ku raport...